Vetëvaret 56-vjeçarja në Shkodër, familjarët dhe mjekët fshehin ngjarjen

3 Janar 2018, 18:19Kronika TEMA

Doktoresha e spitalit të Shkodrës është nën hetim në gjendje të lirë pasi akuzohet se nuk ka plotësuar saktë raportin e vdekjes së një gruaje, e cila u transportua në spital e pajetë nga dy të afërm. Policia nisi procedimin penal edhe për këta të fundit XH.A dhe U.XH., kunetër me njeri-tjetrin, pasi rezultoi se fshehën motivet e ndarjes nga jeta të vjehrrës së tyre. Njoftim i policisë

Më datë 02.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit S.S, XH.A dhe U.XH, vjeç 58, 26 dhe 38, banues në Shkodër, S.S, mjeke në spitalin Shkodër, pasi dyshohet se, XH.A dhe U.XH, kanë dërguar në Urgjencën e spitalit Shkodër, në gjendje të vdekur vjehrrën e tyre, shtetasen B.M vjeç 56 banuese në fshatin Berdicë dhe kanë fshehur arsyen e vdekjes, e cila nga veprimet e kryera rezultoi se është vetëvarur në ambientet e banesës saj. Nenet 248 e 305/b të Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje