Drejtori i Policisë Rrugore të Tiranës, Erion Ahmeti, u ka bërë thirrje të gjithë shoferëve të heqin dorë nga përdorimi i alkoolit gjatë natës së ndërrimit të viteve.
Në një deklaratë për media, Ahmeti deklaroi se nuk do të tolerohet asnjë shofer.
Më tej ai paralajmëroi të gjithë qytetarët të bëjnë kujdes dhe me shpejtësinë, si dhe të mos përdorin celularët në timon, pasi do të ndëshokhen.
“Shërbimi i Policisë Rrugore është i gjithi i planifikuar në të gjitha akset rrugore. Policia nuk do të tolerojë alkoolin, ecjen me shpejtësi, përdorimin e celularit në timon. Ky është apeli për të gjithë shoferët”, tha Ahmeti. (TemA)