Ofendoi bashkëshorten, pranga 46-vjeçarit nga Lushnja

31 Dhjetor 2017, 10:12Kronika TEMA

Policia e Lushnjes ka arrestuar një 46-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim se kishte ofenduar dhe sharë gruan e tij.

Ka qenë kjo e fundit që ka bërë denoncimin në polici, ndërsa ndaj saj është lëshuar dhe një urdhër-mbrojtje.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

-Ferdinant Çela, 46 vjeç, banues në fshatin Ngurëz e Vogël, Lushnje.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka sharë dhe ofenduar bashkëshorten e tij shtetasen N.Ç, 49 vjeçe, për të cilën Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje ka lëshuar urdhër mbrojtje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Dhunë në familje” parashikuar nga Nenet 321 dhe 130/a/4 të Kodit Penal. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema