Dy të rinj rrahin policët rrugorë në Tiranë, në Fier policit i bien me dru kokës

1 Janar 2018, 09:27Kronika TEMA

Dy efektivë të policisë rrugore janë dhunuar mbrëmjen e djeshme vonë në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Pallati me shigjeta”.

Dy policët janë dhunuar nga dy të rinj të moshës rreth 20 vjeç.

Mësohet se këta të fundit kanë qenë të dehur nën efektin e alkoolit.

Dy policët janë shoqëruar menjëherë në spital nga kolegët e tyre, ndërsa forcat Shqiponja kanë vënë në pranga në flagrancë autorët.

Ndërsa një 28 vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia, pasi ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur me sende të forta (dru) punonjësin e patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier.

Në pranga përfundoi Klaudi Mukaj, 28 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh” Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kundështimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”.(TemA)

5 komente në “Dy të rinj rrahin policët rrugorë në Tiranë, në Fier policit i bien me dru kokës”

  1. Treviso says:

    Nata e vitti te ri ka tolerance, por knows tolerance ka limit. Nuk dua te paragjykoj veprimet e policies.

  2. spartaku says:

    Nuk duhet t’i shpetojne denimit,te denohen sipas ligjit.Ata do justifikohen, se, kemi qene te pire,por pse pijn e dehen ata nuk ka faj polici qe rri ne sherbim naten kur keta maskarenj bejne qejf.Te futen ne burg,dhe te mos kete asnje tolerim.

  3. labi says:

    Kush cenon policin apo rroben ushtarake duhet te marrin pergjigjen e merituar ne vend duke mos pasur asnje paragjykim per veprimet e policit a po te policies.Denimi duhet te jete I menjehershem dhe shume I rende

  4. american16al says:

    Kush ve doren mbi policin ne detyre duhet te ekzekutohet ne vend, polici eshte perfaqesuesi i shtetit dhe kush ve dore mbi shtetin denohet.

  5. BERISHA LARGOHU says:

    Po me policin c’paten,dikur ne kohen e diktarures ishte polici qe i rrifte keta e sot jane keta qe rrafin policin ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje