I vihet flaka“Audit” të Drejtorit të Shërbimit të Provës në Vlorë, policia jep detajet

31 Dhjetor 2017, 10:41Kronika TEMA
I vihet flaka“Audit” të Drejtorit të Shërbimit

Foto arkiv

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë natës në qytetin e Vlorës.

Policia bën me dije se mjeti që mori flake tip ‘Audi’, është  në pronësi të shtetasit Taulant Korkaj, 30 vjeç, (Drejtor i Shërbimit të Provës Vlorë).

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:35 në lagjen ‘Isa Boletini’.

Informacioni i policisë

Më datë 31.12.2017, rreth orës 01:35, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen ‘Isa Boletini’ ka marrë flakë duke qënë i parkuar automjeti tip ‘Audi’, në pronësi të shtetasit T.K., 30 vjeç, (Drejtor i Shërbimit të Provës Vlorë).

Prej flakëve të zjarrit mjeti ka marrë dëmtime pjesërisht në pjesën e përparme.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se zjarrëvënia në mjet të jetë e qëllimshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ve. (TemA)

1 komente në “I vihet flaka“Audit” të Drejtorit të Shërbimit të Provës në Vlorë, policia jep detajet”

  1. perkthyesi says:

    Nje gje ende nuk kuptoj, pse nuk i botoni komentet e mia?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje