Viti i ri nisi me të paktën 2 aksidente të rënda në Tiranë!!!!
I pari ka ndodhur tek rrethrrotullimi i “Ekonomikut” në “Rrugën e Elbasanit”, ku një mjet tip Opel Zafira është përplasur me një mjet tjetër tip Ford dhe më pas është përmbysur.
Nga ky aksident fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Një aksident tjetër i rëndë është shënuar tek rruga “Mine Peza” në kryqëzimin me “Rr. Fortuzi” ku një automjet ka humbur kontrollin nga shpejtësia dhe është përplasur me disa makina të parkuara në të dy anët e rrugës madje ka hipur dhe në trotuar duke prishur tavolinat dhe karriget e një Lokali dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia po punon me videot e mbikëqyrjes së kryqëzimit për të zbuluar autorin e kësaj zallamahije të rëndë që ka shkaktuar.