Kryeprokurorja Arta Marku ka pritur sot kryetarin e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori ku kanë vlerësuar si të rëndësishëm bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve në kuadër të Reformës në Drejtësi.
Në bazë të paketës së re ligjore, Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme marrin një rol të rëndësishëm në konsolidimin e praktikës gjyqësore penale.
Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka garantuar se Prokuroria e Përgjithshme do të angazhojë të gjithë resurset, burimet njerëzore dhe ekspertizën e saj për të kontribuuar në standartizimin e praktikës së hetimit.
Në këtë mënyrë, për zonjën Marku, institucioni i Prokurorisë do të japë kontributin për përmirësimin e dhënies së drejtësisë për qytetarët shqiptarë.
Nga ana e tij, kryetari i Gjykatës së Lartë, Zaganjori shprehu mbështetjen e tij për institucionin e Prokurorisë dhe garantoi se bashkëpunimi do të vijojë të forcohet, në zbatim të Reformës në Drejtësi.
C’do te thote ‘standartizimi paketes se hetimit’? Pse prokurori qe vjen ne detyre i cakton standartet apo ka nje kod procedure ? Jo per gje po per sqarim nocioni per ne te injorantet.
,,,,ama ,me kontributet e zagar-njorit do te permiresoje Arta Marku dhenien e drejtesise per qytetaret !?!?
Zagar-njori ka bere vetem DREQ-esi ne 27 vjetet e fundit.
Mos eshte ai Zaganjori qe shkoi e iu lut Edi Rames qe te binte dakort per ta vene president para merhumit Nishani? Kjo eshte gjykata e larte?! Akoma ky ne ate vend?!