Shkodër, dy vëllezërve i vendosin tritol në oborrin e shtëpisë, policia jep detajet

6 Janar 2018, 12:54Kronika TEMA

Një shpërthim i fuqishmë eksplozivi ka ndodhur në lagjen “Tre Herojt” në qytetin e Shkodrës, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një sasi tritoli në oborrin e banesës së dy vëllezërve me inicialet F.P dhe M.P.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar mjeti “Citroen”, me targë AA505BA, ku dyshohet se ishte vendosur lënda eksplozive.

Informacion paraprak nga policia

Me datë 06.01.2018, rreth orës 02:00, ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Tre Herojt” Shkodër, në oborrin e përbashket të banesave të vëllezërve F.P. dhe M.P. është dëgjuar një shpërthim lënde plasëse

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se kanë hedhur një sasi të vogël lënde plasëse, ku si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme të lehta materiale të mjetit tip Citroen me targë AA 505 BA.

Nga kqyrja paraprake e vendit të ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një fitil zjarrpërcjellës me gjatësi 8 cm.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje