Mediat italiane kanë sjellë një histori aspak të zakontë ditën e sotme ku këngëtarja shqiptare Anita Latifi është dënuar nga gjykata për dëshmi të rreme.
Latifi e bërë e famshme në Gjermani pasi mori pjesë në “show-n” e talenteve të këndimit ‘DSDS’, ishte e lidhur para 3 vitesh futbollisti Hakan Çalhanoglu që tashmë luan për Milan.
Ajo thoshte se ai e kishte kërcënuar që të abortonte fëmijën që kishte nga lidhja e tyre e shkurtër.
Sipas këngëtares futbollisti turk edhe kishte ushtruar dhunë.
Ndërkohë më vonë në një seancë gjyqësore u zbulua se Anita i kishte kërkuar një përfaqësuesi të Çalhanoglu-s 250 mijë euro për të mos treguar për kërcënimet dhe abortimin e bërë.
Referuar mediave fqnjinje, pretendimet e Latifit janë hedhur poshtë nga gjykata.
Drejtësia ka marrë një tjetër vendim, për të dënuar këngëtaren për dëshmi të rreme. Anita do të jetë e detyruar të punojë 70 orë punë sociale në komunitet.(TemA)
I ka kerkuar shume pak turkoshakut.Le ta supozojme qe LATIFI nuk na qenka ”nje vajze e mire” por sjellja e futbollistit eshte e ulet. Ajo nuk kambeshtetje te mbroje vehten ndersa futbollisti ka miliona. Se mos me thoni per drejtesine……….