Nga Mustafa Nano*
Është e njëjta shfaqje në Prishtinë e në Tiranë: Nga njëra anë po rritet roli i të huajve në jetën publike e politike, e sidomos në reformimin e sistemit të drejtësisë që do të mund të çojë eventualisht në zhbërjen e klasave politike, për të cilat ka dakordësi, e prova, se janë të korruptuara, e nga ana tjetër, për rrjedhojë, po vihet re një rezistencë nga ana e këtyre të fundit me synimin për të mos lejuar ose për të sabotuar, këtë ndërhyrje të të huajve që në Prishtinë ka gjetur shprehje te Gjykata speciale për krimet e supozuara të Luftës, e në Tiranë te ringritja nga e para e të gjithë sistemit të drejtësisë. Në të dyja vendet procesi në letër ka ecur me shpejtësi, dhe mund të quhet tanimë i mbyllur. Anëtarëve të Parlamenteve në Prishtinë e në Tiranë u është marrë dhunshëm vota e miratimit. Deputetët e Republikës së Shqipërisë u mblodhën më 22 korrik 2016 si kurrë më parë, dhe votuan gjithashtu si kurrë më parë (morën pjesë të gjithë deputetët, dhe të gjitha votat, 140, u dhanë në favor të reformës). Në të njëjtën mënyrë, nën presion, votuan edhe deputetët e Kosovës në muajin gusht të vitit 2015.
Aq i fortë ishte presioni sa, në favor të amendamentit kushtetues për krijimin e kësaj Gjykate, votuan ata individë, të cilët do të jenë “lënda e parë” për vetë Gjykatën në fjalë. Këta tanimë janë penduar dhe po kërkojnë ta zhbëjnë atë amendament “të mallkuar” kushtetues, e për këtë mund të kenë edhe votat e deputetëve të Vetëvendosjes që këtë Gjykatë e kanë refuzuar (nga pozitat e sovranistëve) qysh në krye të herës. Në Tiranë nuk kanë ndonjë shans që procesin ta kthejnë mbrapsht. Jo sepse nuk duan, por sepse nuk kanë asnjë mundësi praktike për ta bërë një gjë të tillë. Madje, këtu janë të shumtë ata që besojnë se klasa politike është çuar në këndin e ringut, dhe aty është duke pritur goditjen e knockout-it.
Dy janë personazhet fuqiplotë në Prishtinë e në Tiranë: Greg Delawie dhe Donald Lu. Fuqia e tyre nuk buron prej fakulteteve individuale. Buron prej zyrës e prej statusit. Ata janë ambasadorë të një vendi që, në Shqipëri e ndër shqiptarë, shihet si një fuqi providenciale. Kanë qenë vetë politikanët shqiptarë që e kanë pranuar të parët, e me zhurmë, këtë rol të SHBA-ve. Për rrjedhojë, kanë pranuar, e kanë inkurajuar, protagonizmin e ndikimin e ambasadorëve amerikanë, që është shoqëruar me një pozitë të nënshtruar e të nëpërkëmbur të vetë klasës politike. Kjo qurravitje apo hapje krahu, apo kapitullim, apo quajeni si të doni, është theksuar e rritur përpjesëtimisht me korruptimin e tyre (politikanëve).
Mirëpo, fuqia e rritur e ambasadorëve po u bie mbi krye. Janë bërë nervozë, nuk i keni vënë re? Me këtë shpjegohet qoftë ndonjë insinuatë mediatike që i lidh këta ambasadorë me “Frankensteinin” Soros, qoftë “proamerikanizmi” i sforcuar, i stisur e teatral, si një as nën mëngë që politikanët e rrezikuar kanë në këtë histori. Me këtë shpjegohen më në fund edhe akuzat për korrupsion që kanë zënë të pëshpëriten kundër këtyre ambasadorëve. E duhet thënë që ky është një palaçollëk që mund t’ia kursejnë vetes.
Nuk ka gjë më absurde se sa të dëgjosh politikanët e Tiranës apo dikë tjetër në emër të tyre, që të akuzojnë për korrupsion të huajt. Në këto raste të bëhet se je në një botë me kokëposhtë. Sikur të kishin këllqe, do duhej të dilnin hapur, e në mbrojtje të një logjike gjenuine të gjërave, kundër protagonizmit ambasadorial në Shqipëri. Por nuk kanë këllqe. Sepse, përsëris, janë të korruptuar. Po të mos ishin të korruptuar, do të guxonin të silleshin me dinjitet me ambasadorët. Le që ç’them dhe unë! Nëse ata nuk do të ishin të korruptuar, asnjë ambasadori nuk do t’i shkonte mendja të merrte poza sheriff-i këtyre anëve.
Dhe meqenëse jam këtu, po ngre dy pyetje. E para: Është një gjë e mirë që ambasadorët amerikanë, dhe të huajt në përgjithësi, kanë kaq shumë peshë në jetën publike e politike të vendit? Ka që e shohin në mënyrë kritike, e të dëshpëruar, këtë dorëzim para të huajve. Por personalisht nuk shoh asnjë dramë në këtë mes. Dhe këtë nuk e lidh me rrethanat aktuale, në të cilat, pa ndikimin e tyre, nuk do të ishte bërë ndonjë punë e mirë këtyre anëve (sidozot, Reforma në Drejtësi). Jo, këtë gjë e shpreh në parim. Shoqëritë që nuk kanë kapacitete vetëqeverisëse, nuk duhet të vajtojnë humbjen e sovranitetit. Përkundrazi, duhet t’i gëzohen situatës, në të cilën aktorëve lokalë u ngushtohet hapësira e fuqia vendimmarrëse. Ja, më thoni, a nuk do të na shkonin punët tona më mirë, sikur disa sektorë a institucione, si ai i drejtësisë, i doganave, i policisë, i prokurorisë, të kishin qenë me kohë në duar të të huajve?
Dhe ky nuk është një diskutim që vlen vetëm për Shqipërinë, ku është dëshmuar prej rreth një shekulli se qeverisja sovrane nuk di të bëjë gjë tjetër, veçse të prodhojë varfëri, diktatura, vrasje politike, plaçkitje të pasurisë publike, zhvillime kaotike, destabilitet politik, çrregullime të rendit publik e shitje të interesave kombëtare. Prej kohësh, nën efektin e një kulture marksiste apo edhe për shkak të një kompleksi të çuditshëm faji të fuqive botërore të vjetra e të reja, është bërë e udhës t’u jepen munxët ndikimeve perandorake, koloniale e imperialiste. Janë vetë fuqitë e mëdha me të shkuar koloniale që e bëjnë këtë gjë. Britania e Madhe është kampion i këtij vetëshqyrtimi kritik të së shkuarës së vet. Por kjo duket e padrejtë.
Nëse ka diçka sot që shkon mirë në vendet që kanë qenë koloni e britanikëve, ajo diçka ka të bëjë me trashëgiminë koloniale në lëmin e institucioneve, të edukimit, të sundimit të ligjit, të funksionimit të administratës publike etj. Doni shembuj të këtushëm? Në ende vijojmë të poetizojmë gjurmët apo dritën, që la pas Franca në Korçën e pas Luftës I Botërore, ndonëse francezët – kjo është tamam për të qeshur – nuk ndenjën më shumë se dy vjet atje. Më tej, reformat e punët e mëdha në Shqipërinë e Ahmet Zogut (në hartimin e ligjeve, ndërtimin e institucioneve, të infrastrukturës, laicizimin e shoqërisë e të shtetit etj.), ishin pasojë e “ndërhyrjeve kolonialiste”. Merrni Tiranën! E vetmja gjë e bukur, e qëndrueshme, e paprekshme që është bërë në 100 vitet e fundit është bulevardi qendror, që është ndërtuar nga italianët para Luftës II Botërore.
“Kjo është një optikë e gabuar, pasi nuk merr në konsideratë faktin që kolonialistët e imperialistët kanë menduar për interesin e tyre, e faktin tjetër që ata kanë bërë edhe krime, masakra, tortura në emër të mbrojtjes së ndikimit të tyre në vendet e marra nën patronazh”, mund të thotë ndonjëri. Tani, ky është një diskutim i gjatë dhe kompleks, që afërmendsh nuk mund të likuidohet me disa rreshta në një shkrim gazete, por ajo që mund të thuhet shpejt e shpejt është se pas një analize të tipit kosto/përfitim, kolonializmi, me pak përjashtime që përforcojnë rregullin, u ka sjellë më shumë qar sesa qeder vendeve të kolonizuara (në një sprovë të Bruce Gilley-t mbi këtë argument do mund të gjeni ca ide sugjestive). E nënvizoj këtë për të çyshtur një lloj frike a drojë, që vihet re te ca e ca, kur vjen puna te pyetja: A është mirë që Brukseli e Washingtoni të kenë një rol më të madh në qeverisjen e këtij vendi? Pa diskutim që është mirë. Prania e roli i të huajve në Shqipëri është një garanci, që neve nuk ka se kush të na e japë nga brenda. Sepse, përsëris, shqiptarët nuk janë në gjendje të vetëqeverisen. Kush thotë të kundërtën, bën një gilivili patriotik të kotë e të panevojshëm.
Pyetja e dytë: E pse qenka e thënë që kjo ndërhyrje e huaj, për më tepër në një version minimalist, ngaqë është e shprehur dhe e materializuar thjesht te një pushtet ambasadorial, të prodhojë rezultate? Kjo, në fakt, nuk është e thënë, pasi aktorët lokalë janë më të fuqishëm se sa mund të mendohet. Në këtë kuptim, zërat e këtushëm që kanë filluar të këndojnë para kohe Te Deum (në fakt: Te SHBA-um), apo ndonjë ambasador që ka folur për arrestime peshqish të mëdhenj gjatë vitit 2018, kanë krijuar pritmëri të mëdha, dhe kanë bërë që e gjithë loja të duket shumë e thjeshtë.
Mirëpo, do bënin mirë të përgatiteshin për një lojë të vështirë. Sepse përballë nuk është se kanë thjesht disa politikanë të korruptuar. Jo, përballë kanë një elitë të tërë sunduese, politike, ekonomike, financiare, kulturore, mediatike etj., dhe një masë jo të vogël shqiptarësh që, o për një interes, o për një trushpëlarje, janë bërë njësh me këtë elitë. Të gjithë këta përbëjnë një copë të mirë të Shqipërisë së sotme, së cilës po i vihen në rrezik favoret, privilegjet, paratë, pushteti, ndikimi. Dhe mos të na shkojë mendja se këta janë gati të dorëzohen.
*Mapo. Titulli origjinal: Hall i madh në Prishtinë e në Tiranë
Pergezimet e mia per kete shprehje kaq te bukur te qendrimit tend, i dashur Muç!
Muci i thur mire keto analiza dhe kesaj ia ka vene pikat e presjet atje ku duhet, pa dyshim.
Por qendron nje pyetje e thjeshte, e trete, – supozojme se ja dolem ti shkarkojme gomarisim dhe fusm ne burg te gjithe keta zuzare. Pi kush do te na qeverrise atehere? ZSeeni i saliut, aurrela e lulit apo monika e ilirit??? Se keta nuk lane me radhe per njeri tjeter qe te shkollohej dhe te dilte i sakt e i paster ne jete!!
Une kame bindjen se nese ne shqiperi nuk derdhet gjak politikanesh sic u derdh ne rumani as te huajt e as te huajt e te huajve nuk na bejne dot derman. Del kokshtypuri i skraparit (ilir meta qe ja ja ka bere koken zoti per se gjeri jo per se gjati si gjithe njerezve) dhe thote se nuk ka as fuqi tokesore e as jashte tokesore qe me prek mua…. dhe te gjithe shqiptaret ulen e degjojne lajmet si femijet perrallat. E une them se keshtu nuk bejne dot shtet as toksoret e as jashtetokesoret…. e as te huajt e ambasadoret….
Te vjen keq qe ne analist ,i thencin, ka shume te tille, ben kete analize! Jane te forte, jane nje elite e tere sunduese! OK! Kane vjedhur te tere se bashku por, llogarine do ta japin nje nga nje! Nuk do te arrestohen te gjithe menjehere por nje nga nje! Do te hetohen nje nga nje! Do te dalin ne gjyq jo te gjithe njeheresh ne nje salle! Do te gjykohen secili per vete! E vetmja mundesi qe te shpetojne eshte populli! Nuk mendoj se e kane popullin me vete! 2 mije protestues perkundrejt 3 mije policeve! Nuk jane te gjithe te korruptuar! Ne na detyroi Sala te emigrojme! A do te kete drejtesi per ne?! Le te shpresojme!
Degjo more Muç Nano! E di qe e ke qare kete artikull. Bravo. Nuk mund te shtoj e as heq nje presje.
I dashur Mustafa! Me qe u mrekullova nga ky artikull qe i ke shkuar ne rrenje çeshtjes shqiptare, po publikoj nje pjese te nje libri qe kam botuar per bemat e gjemat e politikaneve tane qe une i quaj BALASHE.
Si fabulist, jam mësuar të merrem me kafshët, shpendët e insektet, me bëmat, me veprimet dhe trupin e tyre, në pamjen e jashtme të të cilave ka disa ngjyra, që natyra ua ka falur sipas vendit ku jetojnë, për t’ u përshtatur me ambientin e për t’ u mbrojtur nga kundërshtarët. Duke i parë hera-herës me vëmendje, ato që kanë nga një shenjë, sidomos në ballë, zakonisht ne i quajmë balashë!…
Mirëpo këtë radhë nuk e kam fjalën për kafshët që jam marrë me to nëpër librat e mia me fabula, por për njerëzit balashë. Siç dihet, ne e kemi origjinën fillestare nga bota shtazore. Në procesin e punës jemi transformuar në njerëz. Për këtë janë dashur miliona vjet. Kjo është një kryevepër e evolucionit natyral.
Po a ka balashë në mes të njerëzve? Nëse po, cilët janë këta balashë? Hëm, balashë, por jo vetëm e thjeshtë nga dukuria e pamja e jashtme. Unë do t’ i quaja balashë të gjithë ata njerëz që kanë humbur ose po humbasin dita-ditës tiparet e të qenit njerëz, vlerat e tyre, shpirtin e tyre, ndërgjegjen dhe zemrën e tyre…
Lëkurën këta mund ta kenë të bardhë, të zezë, të verdhë, apo të kuqe, siç janë racat njerëzore mbi tokë, por zemrën e kanë njëngjyrëshe, vetëm katran. Ka nga ata që mendojnë: “O Mete për vete”. Ka nga ata që ndryshe flasin e ndryshe veprojnë. Ka nga ata që e dinë dhe e zbatojnë në praktikë, se kanë lindur vetëm për t’ u kapardisur, për të komanduar, drejtuar e zhvatur të tjerët!…
Më e keqja është se kjo racë njerëzore mbivlerësojnë veten e nënvlerësojnë të tjerët, sidomos njerëzit e punës. Prej tyre ka që “shesin shumë e blejnë pak”. Ka disa nga ata që janë “qerosë dhe fodullë”. Ka nga ata që e kanë mendjen bosh, zemrën akull dhe dorën e gjatë për të vjedhur, zhvatur e grabitur të tjerët. Thjesht janë balashë. Të veçantë. Sharlatanë. Mirpo sharlatanëve u duken të gjithë sharlatanë. Ashtu si gomarit që i duken të gjithë gomarë…
Nga ky soj njerëzish ka nga ata që janë pa moral, gënjeshtarë, servilë, lajkatarë, hipokritë, karrieristë, të korruptuar, trafikant, mendjemëdhenj, dembelë, llafazanë, mosmirënjohës, injorantë, intrigantë, kriminelë, shpifës, të paturp, shkelës sistematikë të ligjit dhe zhvatës të paskrupullt të shoqërisë!… Shkurt, janë njerëz që mund të kryejnë krime nga më të rëndat, nga më të përbindshmet, pa iu dridhur dora aspak. Mund të kryejnë deri krime të pa ndodhura më parë, me një urrejtje të llahtarshme, të pashembullt, me një barbari të madhe dhe me një guxim që ta jep vetëm një regjim ku krimet nuk ndëshkohen.
Politikanët manipulojnë popullin për të përjetsuar veten në pushtet, për të mbrojtur aferat që kanë bërë. Kjo dihet dhe po e shohim gjithnjë e më mirë në kaq e kaq vjet. Krimet e rënda zakonisht duan siguri nga politika që udhëheq vendin. Thënia është gati për të gjithë këta kriminelë të pa shembullt. Vrasësi nuk gjendet kurrë!… “U largua në drejtim të paditur!”. A thua është një miush e u zhduk nëpër labirinthe. Ç’ paradoks!…
Kështu krijohet, papritur e pa kuptuar, një sistem frike, makthi dhe mafie. Për 27 vjet është përsosur si veprim. Janë ndëshkuar vetëm ata që kundërshtojnë shumicën e radhës në pushtet. Është një sistem që vetfunksionon, që vetfrymëzohet dhe bëhet mjaft agresiv duke pasur të sigurt, vetëm një gjë, mosndëshkueshmërinë.
Kështu rriten e forcohen diktaturat. Diktaturat politike kanë pasur ligje kriminale, që të bënin të qartë fundin e pashmangshëm. Qofsha i gabuar, por tek ne sikur po shkohet me etje të madhe drejt sistemit mafioz. Këtu ke vetëm një gjë të sigurt. Ajo është siguria që ka krimineli se nuk do të ndëshkohet kurrë. E tmerrshme. E pabesueshme. Por është shumë e vërtetë. Mbështetja e politikës për ta është evidente, madje deri në sferat e larta të shtetit. Në të kundërt të kësaj, në demokracitë e vërteta dhe të zhvilluara, në mjaft vende kanë një sistem ligjor të tillë, që të bëjnë të qartë sigurinë e jetës dhe të drejtat e detyrimet e individit. Njeriu jeton i qetë e pa stres.
Kurse tek ne janë disa syresh “që të vrasin natën e të qajnë ditën!”. Këta janë edhe më të tmerrshmit, më të përbindshmit, më të paskrupulltit, më burracakët, më të pabesët, (ndryshe pse do mbulonin fytyrën me maska!). Kanë tri armë burracakësh në duar. Befasinë pas shpine gjatë goditjes, raportin e forcave në favor të tyre dhe mbulimin e surratit (s’ mund t’ i them fytyrë). Kështu ushqejnë ligësinë ndaj kundërshtarëve dhe mbi të gjitha kanë në zemër e mendje ndjenjën e pështirë të të kënaqurit me fatin e zi të tjetrit.
Këta janë më të papërgjegjshmit, më të pamoralshmit, njerëz të errësirës. Paguhen për këtë “punë”! Si në filmat horror! O Zot! Më thuaj, si e kapërdijnë atë bukë? Si s’ u ngec në fyt?! Si i rritin fëmijët me bukën e fituar nga gjaku i tjetrit?! Si bëjnë hije mbi tokë!? Ç’ tip vampirësh!…
Kuptohet, këta lloj njerëzish kanë “shumë xhepa” dhe synojnë t’ i mbushin pa merita e në një kohë sa më të shkurtër që të jetë e mundur, pa pasur fare rëndësi forma e metoda e përdorur për fitim. Për këtë, shpesh i futen politikës. E kanë kuptuar siç duket, se paraja dhe pushteti janë mbrojtje për ta. Zakonisht nuk i gëzojnë. I lënë shpejt, siç i fitojnë shpejt.
Kjo lloj race njerëzore është shumëngjyrëshe, pra lara-lara, janë thjesht
balashë! Të tillë njerëz do të gjeni në faqet e këtij libri. Janë shumë. Një kastë e tërë. Nuk kanë emër. Emrin le t’ ua verë vetë secili, çdo lexues. Unë po i quaj
thjesht, balashë!… Njerëzit e politikës, këta personazhe e tipa njerëzish, me të cilët do të merremi në faqet e këtij libri, pikërisht balashët, mendojnë se njeriu matet nga sasia e parave që ka në bankë dhe jo nga ajo që është më e rëndësishmja, sesa u shërben njerëzve që e kanë zgjedhur e vënë në krye të punëve të vendit e shoqërisë!…
Këta politikanët tanë balashë, janë Donkishotë se u është bllokuar truri në një kohë të caktuar dhe nuk i hapin udhë të resë!… Janë Shvejk se bëhen qesharakë e karagjozë para popullit! Janë Jago duke thurur mjaft plane ogurzeza, tërë hipokrizi! Janë kopracë si Harpagoni, që ndonëse kanë vjedhur, s’ duan të dinë për shumicën që vuan për bukën e gojës dhe fshehin grabitjet! Janë Don Zhuanë, se “pula e tjetrit është më e majme”! Janë e ç’ nuk janë. Gjithçka janë. Ndaj janë balashë… Ne s’ duhet të trishtohemi që s’ jemi të pasur si balashët politikanë. Fundja jemi më të qetë se ata. S’ duhet të shqetësohemi për trashgimitë e munguara ose të grabitura. Ne kemi atë që na takon. Balashët kanë zhvatur atë që s’ u takon.
Ne jemi një popull i mrekullueshëm, i zgjuar, i talentuar, punëtor, luftëtar, mikëpritës, mirënjohës, i dashur, i respektuar, bashkpunues, komunikues. Ne jemi një popull artist. Ne të gjithë dimë të punojmë, të falënderojmë, të jemi mirënjohës, të këndojmë, të kërcejmë, të vallëzojmë, të bëjmë humor, të themi të vërtetat në sy, troç, pa lustra siç bëjnë balashët, që tërë këto vyrtyte nuk i njohin, se përqafojnë veset më shumë, ato u përshtaten më mirë karakterit të tyre, ndaj dallojnë nga populli e janë balashë…
Ne jemi një popull i jashtzakonshëm. Ne jemi një popull me karakter e me zemër të madhe. Këtë nuk e kanë shumë popuj. Po ju them një ngjarje të treguar nga një miku im i mirë. Në fund të vitit 2000 ai mbajti për 15 ditë me gjithë të mirat në shtëpi një të huaj. Ashtu siç dinë ta bëjnë këtë vetëm shqiptarët. La një dhomë në përdorim vetëm për të. Mori borxh për ta pritur sa më mirë. Nuk i la përshtypje se ishte në vështirësi ekonomike. E shëtiti nëpër vendet tona të bukura me taksi. I preu biletën për në vendin e tij të largët perëndimor.
Por a e dini ç’ ndodhi ? 30 minuta para nisjes nga shtëpia për në aerodromin : “Nënë Tereza” të Tiranës i huaji dha kushtrimin se nuk po gjente dot orën e dorës së tij. Nuk la sirtar e dollap pa kontrolluar. I zoti i shtëpisë rrinte si i ngrirë para kësaj komedie. Lutej ta gjente vet i zoti, pasi ishte i bindur se nuk kishte arësye për të mos e gjetur. Në dhomën që rrinte ai për 15 ditë nuk u fut kurkush. Ashtu ndodhi. Ai e gjeti vet në fund të xhepit të pantallonave xhinse që ishte përdredhur astari e ai nuk e dalloi atë në fillim. Dhe pas pak i huaji bërtiti i gëzuar: “Unë e gjeta atë!”. I zoti i shtëpisë u gëzua, u lehtësua, i erdhi çehrja e fytyrës në vend.
U çudit se si mund të bëjë një burrë 65 vjeçar për një orë me bateri, me vlerë sa për të blerë 3 bukë. E mblodhi veten. Atij i tha: “Nuk ka gjë, ndodhin”. Atë e përqafoi, por njëkohësisht mendoi me vete: “Ah, more mik i dashur sikur të më ndodhte mua të humbisja jo një orë 200 lekshe, por një send me vlerë 2 milion herë më të madhe në shtëpinë tënde , unë do të largohesha pa e thënë kurrë dhe ti nuk do ta merrje vesh asnjëherë!”. Ja ky është shqiptari. Po këtë e bën populli i thjeshtë e i mrekullueshëm shqiptar, pra shumica e jo ajo pakicë që na i ka prurë në majë të hundës për 27 vjet, pra jo balashët politikanë që kanë humbur gjithçka nga tradita e mrekullueshme e një populli të jashtzakonshëm e të lavdishëm.
Ne jemi më të fituar dhe më të mirë se balashët. Ata as gjumin nuk e bëjnë të rehatshëm e të qetë. Poeti John Dryden (1631-1700) shkruante: “Secili prej nesh mund t’ u lërë fëmijëve tri dhurata të mëdha: jetën, dashurinë dhe buzëqeshjen”… Ne këto i kemi… Balashët, hëm balashët, balashët!…
E ke qepur Muc Nano. Problemi eshte, ose me sakte, pyetja eshte: a ka mundesi praktike qe te qerohet kjo klase politike? Kjo eshte ceshtja.
Bravo . Kjo eshte nje analoze tejet e perpikte. Duhet me patjeter ne kete kohe te degjohen sa me shume zera te tille qe jane teresisht tealiste, per ti bere re qarte ketij populli qe eshte koha we gjithesecile qytetare i ketij vendi te japi kontrobutin e tij modest per fundin e kesaj elite sunduese ne kete vend te raskapitur. Bravo muci duhet te vazhdosh te japesh kontrobutin tend ne kete kohe vedimtare per vendin
Bukur Muc, beteja nuk eshte e lehte por do fitohet, do dali e mira mbi te keqen.
PO ku I ke provuar te gjith Shqiptaret qe jane apo nuk jane te afte per te vetqeverisur? Ne Toskeri ka qene gjithmone kultura e Banditizmit (Vjedhje,Vrasje,Rape,pabesi etj, dhe ky lloj karakteri Mutant e Difektoz e ka kapur per fyty (Gryke) Shqiptarin qysh prej 1944–e deri me sot.Para 1944 ishin Shqiptaret e ndershem ,Patriote dhe me karakter Human.Nuk kemi nevoj per te huajt por kemi nevoj qe Jugu te largohet nga qeverisja dhe te mos marri pjese ne qeverijen e vendit te pakten per 50 vjet dhe vetem atehere ne do te kemi Shtet serjoz dhe Prosperitet (Begati).
Ore Mentar ,m nuk qënke mentar , por qënke GOMAR dhe fare pa tru , kështu si arsyeton ti ! ! !
Dhe , çështë më interesantja , sa më gomar të jetë dikush , aq më të zgjuar e kujton veten !
Vetem nje gabim te vogel ben ti Mentar analisti; Ndane jugun nga veriu dhe kete e ben se je i semure nga mendja, prandaj te semureve mendor nuk u merret parasysh ajo qe thone. Shqiptaret jane njesoj si ne veri dhe ne juge , por jo te barabarte. Ngashmeria dhe dallimi eshte e pershkruar ne historine qe kane bere me veprat e tyre per çeshtjen e vendit. Dhe vjen nje dite qe kemi para syve gjithe kete kohe me te mirat dhe te keqiat e saj. Me larte pershkruan me terma te pakuptueshem per te gjithe ata qe te lexojne si “karakteri M(m)utant”, nuk e kuptoj pse e shkruan me germe te madhe duke deformuar gjuhen shqipe. Po e di ti se çfare jane mutacionet? Mutacionet jane shperthime qe krijohen jashte natyres biologjike te individit parardhes, pra del nje individ apo bime ndryshe nga mema, per ta thene thjeshte. Sali Berishen apo edhe Edi Ramen nuk mund ti quash mutacione, por individe qe çfaqin vlerat dhe antivlerat e zones apo dhe te tyre nen ndikimin e bagazhit kulturor dhe ambicjes negative apo pozitive qe çfaqin ne shoqeri nepermjet organizimit te shtetit. Jeta na tregoi perballjen me ta keto 27 vjet. Kush ka sy te mendjes le ti shikoje çfare kane bere, kujt i kan plasur syte e mendjes le te vazhdoje te perrallezoje ne media dhe ne jete. Rruget aq sa bashkohen dhe ndahen sot.
Urime per artikullin. Shume e sakte
Shume bukur z. Nano! Me te vertete me karakter dhe e sakte. Megjithese jam optimist ne karakter, per kete situate jam pesimist. Nuk besoj se do te arrijme atje ku aspirojme, pasi ne Shqiperine tone te mjere, vlejne vetem vargjet e Khajamit te famshem ketu e gati 1000 vjet me pare:
-…DHE FATI I RREJSHEM NJERZIT E NDERSHEM NDJEK
I NGRE LART TE POSHTRIT TE DENJE PER TI URREJT
O VDEKJE AFROMU, E AMBEL ESHTE JETA VERTET
KUR SKIFTERET BIEN PERDHE PATAT FLUTUROJNE PERPJETE
Dhe ketu tek ne (ne Shqiperi) SKIFTERET kane rene perdhe dhe PATAT fluturojne perpjete, i dashur mik.
Dilema e Mucit eshte e kuptueshme. Do behet apo jo……?! Mirepo ka nje avantazh te “vockel” kjo reforma …qe nuk eshte e thene qe te plasi bomba e te shfarosi faren e korupsionit brenda 24 oresh.
Jo nuk eshte kjo rruga qe eshte menduar. Shqiptaret “trima” do te theriten nje nga nje te japin llogari sejcili per hesap te tij. Dhe keta “trimat” per te shpetuar veten do te vjellin mbi ortaket e tyre dhe keshtu orteku ka per te fshire koleren pak nga pak. Une jan ne pritje qe te thiretet ” I PARI” qe te japi llogari perpara prokurores spanjolle dhe keni per te pare se c,fare gallate ka per te pare populli “trim ” shqipetar
Jam 99% dakord me ty, Mustafa Nano; ai 1% ku ndryshojmë, është se unë mebdoj se shimica e shqiptarëve, në një formë a tjetër i kundërvihen Reformës, dje jo vetëm “një pjesë jo e vogël, siç shkruan ti.
Sa je realist, aq je edhe idealist o Muçi. Qe shqiptaret nuk jane ne gjendje te vetqeverisen kete e ka provuar historia. Qe ka provuar po ashtu se shqiptaret behen lepuj kur qeverisen nga diktatura te tipit Zogu dhe Hoxha. Por e ke teresisht gabim kur shpreson te Vettingu. Asgje nuk do ngjase. Klasa politike do te mbetet e paprekur. Se vete Perendimi nuk eshte i interesuar ta zevendesoje kete kaste. Ketu do jemi dhe do shohim.
Bukur Z.Mustafa .Ja me keto probleme merru se keshtu ndihmon Shqiperine dhe shqiptaret.Nuk ke pse merresh me Skenderbeun apo Nenen e Tij te Nderuar.TUNG.
haa haaaa…
me ne fund po pranohet gazetarishtce qe shqiptart jan komb bythqi!!!
dersa te huajt I ven ne rresht ata dhe ju fusin hajdarin n sum nese levizin sumen .
dhe shajn serbet dhe greket masanej pse sillen keq ndaj shqiptarve.
ndaj shqiptarve do filloj keqtrajtimi edhe nga brukseli dhe amerika sepse kafshve s ke ci bo gjo tjeter vecse futi hunin…
historija s te fal
shqiptaret do ecin sa do ecin me “t futme” por dikur do ngecin. dhe shqipnija do mbahet me gjilpona doktorresh sa do mbahet por do vij koha qe do ngordhi.
kufoma kuterbon . shqipnija esht e smur me SIDA.
kurva shqipni esht rrezik nderkombtar sepse pallohet pa potekshen me te huajt dhe ju ngjit siden.
qihu shqipni kurva qihu
edhe kurre mos u ngihu
qihuni ne byth shqiptare
me uri por si barkthare
Shkrim shume i goditur. Bravo autorit.
Ka shume “analste”, “opinoniste”, politikane apo te tjere qe here here perdorin me ironi shprehjen “nepunesi i rruges se Elbasanit”, apo “te indinjuar” ankohen se jemi bere “republike ambasadoriale”.
Duke pare faktet, bemat, gjemat, skandalet, vjedhjet, krimet nga politikane, gjyqtare, mjeke, profesore shkollash etj. te rezulton, qe eshte pak te thuash, situate katastrofale. Dhe te gjithe kato i kane bere shqiptaret kunder shqiptareve dhe jo te huajt kunder shqiptareve. Pra, ata shqiptare qe kane pasur ne dore pushtet, kunder shqiptareve qe s’kane pasur gje ne dore. Personalisht mendoj, qe me pak perjashtime, po te ndrroheshin rolet do te ishte e njejta tablo, pra ata qe kane qene viktima, po te kishin pushtet ne dore do te benin te njejten gje, ate qe kane pesuar do t’ja benin te tjereve. Niveli i zhvillimit social, kultura shoqerore shqiptare, per fat te keq, kjo eshte; po te kesh ne dore, bjeri me top, kush ta haje, ta haje.
Ambasadoret e vendeve demokratike jane perpjekur te ndalojne apo te kufizojne sado pak keto shfaqje çnjerezore te “Homos Albanikus”.
Le ta shohim problemin nga nje kendveshtrim tjeter, te supozojme sikur mos te ishin keta ambasadore apo “nepunesi i rruges se Elbasanit”. Pa dyshim qe do te kishim nje shesh beteje gjigant, qe eshte gjithe Shqiperia, te gjithe kunder te gjitheve, nje lufte qe do te kishte nje date fillimi dhe pa asnje date mbarimi; pra do te kishim nje Somali, nje Ruande, nje Sudan ne mes te Europes.
Prandaj ti themi shume faleminderit te gjithe ambasadoreve te vendeve demokratike, “nepunesit te rruges se Elbasanit” ( megjithe te metat qe mund te kene ), qe me durim e gjakftohtesi jane perpjekur te ruajne nje fare ekuilibri ne mes aktoreve dhe faktoreve shqiptare dhe te fusin sado pak nocionet demokratike ne ambientet dhe jeten shqiptare.
Nanon e kuptova ate fabulistin nuk kuptova nese I vetmi qe ka kuptuar sa kot jemi. Ok muc
Me ne fund nje gazetar serioz del hapur: Shqiptaret nuk jane ne gjendje te vetqeverisen. E ka pranuar dhe Bashkim Kopliku, megjithese ne vitet qe ka qeverisur vete ka menduar ndryshe. Sidoqofte, duhet pranuar se Shqiperia dhe Kosova (te bashkuara) kane nevoje per nje Protektorat Nderkombetar per te pakten 25 Vjet. Te mesohemi me idene dhe ta kerkojme nga BE+SHBA realizimin ne praktike te kesaj zgjidhje, si e vetmja shprese per te ndryshuar, ne menyre qe te fshijme nga faqja e dheut njehere e pergjithmone Hajdutet dhe Mashtruesit qe na qeverisin dhe na rjepin akoma dhe sot. Po u keputen kokat, ketu nuk jam dakord me B. Koplikun, edhe njerezit e shumte qe u kane shkuar nga pas do te ndrrojne rrugen kur ti shohin. Dukemi si trima, ne fakt jemi popull i urte dhe qe e ul koken.
cizmja ne parlament eshte treguesi me I sakte I kesaj situate.
Nje analize e sakte.
Muç Nano të falënderoj
I lexoj me vëmendje analizat e tua dhe je trim dhe shumë afër të vërtetës.
Muç të përshëndes
Z. Mustafa Nano e kam shprehur dhe here me pare qe jeni nje gazetar analist me i pa kompleksuari ne territoret shqipetare , me i stabilizuari nga lekundjet sizmike te politikes shqiptare dhe me i imonizuari nga “virusi” i bythlepirjes !!!!!!! Une gjithashtu do ta klasifikonja M. Nanon si nje nga patriotet me objektiv qe njihet ne sferen publike i cili pa ndrojtje ,pa frike por me dhimbje te thote te verteten e hidhur kur jo pak here eshte sulmuar eger nga keta gjoja “patriote-tallavaje ” !!!! A nuk jane keto qe Nano ka shprehur me siper te vertetat qe ai i ka thene dhe here te tjera ??? !!!! Une Mustafa do te shtoja krahas ketyre qe ju evidentoni qe neve si popull na mungon dashuria , ne nuk dime te duam sepse neve urrejme shume aq shume sa dhe folklorin e kemi bazuar ne mllefin dhe urrejtjen kunder fqinjeve tane , ne urrejme njeri tjetrin (jug veri , interesant dikush me siper e shpreh hapur ) pra urrejtja sjell mosbesimin (i bejme dua “beses” ) . Duke qene mos besues kuptohet qe nuk mundet te formojme nje shoqeri te shendoshe me bazat e besimit reciprok , ndryshe thene nje shtet te mirefillte ku te gjithe si qytetare te gjejne vendin e tyre . Shikoni, qe nga heret e tere elita e me pareshme politiko-shoqerore pa perjashtim eshte share baltosur akuzuar per tradheti etape pas etape ku figurat historiko-politike ndryshojne ekstremet (hero sot , tradhetar mot ) sipas ndryshimeve politiko shoqerore qe ndodhin hera heres !!!!!! Tek Nano une shoh njeriun qe i thote gjerat pa urrejtje ,pra me objektivitet pasi urrejtja te erreson llogjiken pra qe ta mbyll : Mustafa Nano eshte pena me rrealiste ,me objektive domosdo dhe me e shquara e gazetarise …. ndoshta sot per sot dhe e letersise shqipetare .