FOTOT: Njihuni me prindërit më fantastikë në botë, braktisin gjithçka për të shëtitur botën me fëmijët

9 Janar 2018, 19:28Lifestyle TEMA
FOTOT: Njihuni me prindërit më fantastikë në botë,

Dy prindër, të cilët mendonin se nuk shpenzonin mjaftueshëm kohë me dy vajzat e tyre 6 dhe 8 vjeç, vendosën që të shëtisin botën me to.

Chris Jackson, 35 vjeç dhe bashkëshortja e tij, u nisën bashkë me dy vajzat korrikun e kaluar nga Britania e Madhe, drejt SHBA-së.

Ata vizituan dhe disa shtete të tjera, si Kosta Rika, Kanadaja, Aruba etj.

Dy bashkëshortët braktisën jetën që bënin, duke shitur online gjithë objektet që kishin në shtëpinë e tyre me qera.

Ata u larguan vetëm me katër valixhe dhe 11 mijë paund dhe tani janë bërë të famshëm, pasi aventurat e tyre rreth botës i postojnë në rrjetet sociale, duke përfituar në këtë mënyrë edhe ulje çmimesh nga hotelet në të cilat ata qendrojnë, pasi iu bëjnë reklamë.

Dy vajzat e tyre kur u larguan nga Britania e Madhe ishin në klasën e parë dhe të dytë, por prindërit e tyre thonë se ato mësojnë më shumë gjëra duke udhëtuar rreth botës, se sa duke qendruar në një klasë të mbyllur.

Për shembull, ato kanë vizituar vullkanet e gjalla në Kosta Rika, në vend që t’i studiojnë ato në gjeografi, dhe gjithashtu kanë mundësi të ushtrojnë aftësi të tjera, të tilla si zhytja.

Bashkëshortët britanikë thonë se ata shpenzojnë shumë pak, pasi zgjedhin hotele të lira dhe qendrojnë ku pranë ka dhe supermarket, për të blerë ushqime.

Gjithashtu ata bëjnë ndonjë punë të përkohshme gjatë udhëtimeve të tyre, për të nxjerrë ndonjë para shtesë.

Ata do të kthehen për disa muaj në Britani dhe më pas do t’iu rikthehen udhëtimeve të tyre rreth botës.

Këtë radhë do të vizitojnë Kamboxhian, Vietnamin dhe Kinën.

Ne Perëndim tashmë gjithmonë e më shumë njerëzit po përpiqen t’i largohen “skllavërisë” së punës dhe përpiqen të gjejnë alternativa të ndryshme, për një jetë ndryshe.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje