Kujdes: Ky ilaç shkakton infertilitet te meshkujt

9 Janar 2018, 09:18Shëndeti TEMA

Ibuprofeni ka efekte anësore te djemtë e rinj.

Ky është përfundimi i një studimi të publikuar të hënën. Ibuprofeni në dozat që përdorin zakonisht atletët, mund të shkaktojë probleme infertiliteti.

Kjo u vu re gjatë studimit te një grup meshkujsh në moshë të mesme, të cilët e kishin përdorur ibuprofenin në rininë e hershme.

Ibuprofeni hyn në kategorinë e ilaçeve që qetësojnë dhimbjet.

Në SHBA, “Advil” dhe “Montrin” janë dy markat më të njohura të medikamenteve që e kanë në përbërjen e tyre.

Studimi është vijim i një studimi tjetër të disa viteve më parë, i kryer nga një ekip mjekësh danezë dhe francezë.

Eksperimenti i tyre pati arritur në përfundimin se nëse ibuprofeni merret gjatë shtatzënisë, ai do të ketë të njëjtat pasoja te bebja nëse ai është mashkull.(CNN-TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje