Risia në Spitalin Amerikan, çdo ditë vizita për pacientët në 8 shërbime

4 Dhjetor 2017, 11:17Shëndeti TEMA

Tani çdo pasdite, nga e hëna në të dielë edhe si Poliklinikë në Spitalin Amerikan 3

Të gjithë ata që nuk mund të kryejnë pardite një vizitë tek mjeku specialist në Spitalin Amerikan, do ta kenë tashmë këtë mundësi pasdite.

Duke filluar nga dita e hënë, për 8 shërbime të rëndësishme, Spitali Amerikan 3 do të funksionojë edhe me shërbim Poliklinike.

Nga ora 16.00-20.00, mjekët e secilit prej shërbimeve do të presin pacientët për vizitat e nevojshme, duke ofruar shërbimin e kërkuar.

Janë të shumtë qytetarët të cilët  e kanë të pamundur të largohen nga puna, për të kryer egzaminimet e nevojshme, ndaj Spitali Amerikan duke vlerësuar rëndësinë e kohës tuaj, vjen me këtë risi.

Pacientët do të kenë mundësi të trajtohen pasdite në shërbimet si : Radiologji, Peneumologji, Hematologji, ORL, Gastrohepatologji, neurologji, toksikologji, infeksion.

Çdo ditë nga e hëna në të dielë, për çdo shqetësim që mund të shfaqni ju apo fëmijët tuaj veçanërisht me disa nga patologjitë që janë më prezente gjatë dimirt, stafi i Spitalit Amerikan do të jetë në dispozicion për t’ju ofruar cilësinë më maksimale të shërbimit.

1 komente në “Risia në Spitalin Amerikan, çdo ditë vizita për pacientët në 8 shërbime”

  1. Elida says:

    Sa ka e paguar keta per ta futur si lajm kete reklame per sherbimet me pagese?!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje