Asfiksimi i nxënësve në Bulqizë, reagon ministria e Shëndetësisë

17 Nëntor 2017, 12:54Shëndeti TEMA

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar me një lajmërim zyrtar në lidhje me nxënësit e asfiksuar në Bulqizë.

Ministria ka bërë me dije se gjëndja është nën kontroll, ndërkohë që 12 nxënës po transportohen në spitalin e Peshkopisë.

Njoftim i Ministrisë: 

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka marrë të gjitha masat për shërbimin mjekësor në spitalet e Bulqizës dhe të Peshkopisë të 27 nxënësve, 15 prej të cilëve po marrin trajtimin e duhur mjekësor në spitalin e Bulqizës dhe 12 po transportohen aktualisht në spitalin e Peshkopisë. Qendra Shëndetësore Shupenzë ka dhënë ndihmën e parë për të gjithë nxënësit dhe po vazhdon të japë shërbim në vijim të paraqitjes së rasteve të reja.

Gjendja e të gjithë nxënësve që aktualisht po trajtohen në spitale është nën kontroll dhe nën monitorim të vazhdueshëm mjekësor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu po ndjek nga afër situatën në komunikim të vazhdueshëm me strukturat shëndetësore në terren dhe ka ngritur Task-Forcën e Emergjencës me mjek të specializuar për këtë ngjarje.

Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion Njësinë e Helikopterëve në rast se do të jetë e nevojshme transporti për mjekim më të specializuar në Tiranë”

E gjithë ngjarja është filmuar, e në videon e mëposhtme dallohet viktima, i cili bashkë me disa të tjerë sulmon lojtarët e ekipit fitues.

Por teksa i afrohet lojtarëve ai shihet teksa shembet në tokë dhe në pamje dallohet një person tjetër, i cili me një pistoletë në dorë e qëllon sërish viktimën.

Ngjarja ka ndodhur këtë të diel në Fresnillo, qyteti i dytë më i madh në rajonin qendror të Meksikës në Zacatecas. (TemA)

4 komente në “Asfiksimi i nxënësve në Bulqizë, reagon ministria e Shëndetësisë”

  1. Xhaxhi Ariu says:

    3 paragrafet e fundit i fusni ne b….
    I keni bere lesh e li.

  2. mirel says:

    Wtf…nga Bulqiza ne Mexice.

  3. mom says:

    paka qene topa luftash me top me zjarr

  4. Tanush says:

    Nga amerikanet ne Vietnam tek nderzimi artificial…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje