Rama, krah "mikut" Erdogan përballë Europës

10 Janar 2018, 10:29Politika TEMA

Portali zyrtar i Bashkimit Europian, shkruante dje se vende si Shqipëria, Maqedonia e Kosova, rrezikohen nnga ndikimi turk dhe arab, nëse nuk afrohen nga BE-ja.

Në të njëjtën ditë, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për italianen L’Espreso, ku ndër të tjera pyetet edhe për Turqinë dhe Erdogan.

Rama ka marrë në mbrojtje Turqinë përballë ngurimit të BE-së për ta pranuar atë në gjirin e vet, duke thënë se “Turqia i ka bërë detyrat e shtëpisë”.

Erdogan, i cili tani ka Turqinë në dorë, ka investuar në islamizimin e Shqipërisë, shumë para për të ndërtuar xhaminë e re në qendër të Tiranës.

Ne ishim vendi i vetëm që nazistët nuk dorëzuan as një çifut, ata u adoptuan dhe u mbrojtën nga familjet muslimane. Unë jam katolik, djali nga martesa ime e parë është ortodoks, gruaja ime aktuale është muslimane, djali ynë i vogël do të vendosë të bëhet budist.

Sa për Turqinë dhe Erdogan, çështja është më komplekse: ai ka kryer reformat bashkë me detyrat e shtëpisë. Ai pret që Evropa të hapë dyert. Grushti i shtetit ishte një shuplakë për të.

Kjo ka rrëzuar paradigmën nga Turqia si pararojë e Europës në botën myslimane, edhe pse besoj se ishte ëndrra e tij për të ndërtuar një urë lidhëse mes botës muslimane në kufijtë e Europës. Poshtërimi është shumë i keq, në këtë pjesë të botës!.

Po preferoni akoma Turqinë, apo po mendoni për të mirën e Shqipërisë? Në qershor të vitit 2014, vendi juaj u njoh si kandidat për në BE, por pas tre vjetësh negociatat e anëtarësimit nuk kanë filluar ende …

Diku tjetër poshtërimi ndoshta mund të justifikohet në termat e pragmatizmit apo real-politikës, në këtë pjesë të botës është e papranueshme. Sa për ne, ne jemi dhe mbetemi vendi më pro-evropian në Europë, dhe po bëjmë atë që duhet bërë, dhe i kemi të gjitha kartat e duhura.(TemA)

6 komente në “Rama, krah “mikut” Erdogan përballë Europës”

  1. shqip says:

    Eh Sotir , Sotir ! Kam frike se do na lene as mish , as peshk . Kjo puna e urave dhe e hapjeve nuk eshte keq nga pikpamja stabilitetit . Po qe ti thuash ( be+Shba ) , qe shiko , Erdogani i ka plotesuar detyrat , kjo eshte shume amatoriale. Turqia ishte vend laik . Sot Po vendos ligjin e sherihatit . Turqia kishte Liri shtypi me shume para 10-15 vitesh , se tani qe ” vellai” dhe ” kushuriri ” i Rames dhe Saliut , sulltan yxhym gjyzelet, ” ka bere detyrat e shtepise ” . Nuk mesuam nje Here nga politika . Po te njejtat marifete benin edhe para nje shekulli . Prandaj edhe forcohet ideja qe s’dime te bejme shtet . Eshte ajo shprehja lapidare;” si vaji ne lakra “. Me te gjithe , dhe me asnje . Ta kishim fatin e Hong Kong – ut . 100 vjet protektorat britanik , ja pane hajrin . Ne na qeveris Nard Ndoka me kompanine e gjyzeleve . Meshire o ti qe je atje larte .

    1. artur says:

      Mbas nje pritje 10 vjecare Turqia ndryshoi politiken dhe filloi tiu largohet parimeve demokratike.Nuk dua qe te mbroj Turqine dhe politikat e saj por dua te tregoj se cfare pasojash ka politika spontane e BE.Turqia ishte ne nje rruge reformash te thella dhe kur ariti majen e tyre ndeshi ne refuzimin e BE.Me shume duhet thene se perendimi po e shtyn Turqine drejt nje aventure qe nuk dihet se cfare fundi do te kete si per Turqine ashtu edhe per perendimin.Sa per ne ,meritojme keta politikane qe kemi.Ata jane te dale nga shoqeria jone dhe per sa kohe qe ajo i mbeshtet(duke i votuar) nuk kemi asnje justifikim.Kur ne si shoqeri ta kuptojme qe duhet te mos vjedhim njeri tjetrin dhe se me pune dhe ndershmeri ecet perpara atehere do te ndryshoje edhe politika jone.Si mund te akuzosh Meten,Berishen,Bashen etj kur ka qorra qe u besojne dhe i votojne?

    2. albaniafirst says:

      shqip-eshte e vertete ajo qe ke shkruar ne lidhje me laicitetin dhe demokracine ne Turqi ne te kaluaren dhe po ashtu eshte e vertete se Turqia sot po shkon drejt nje diktature. Ne fakt Rama ka treguar nje fakt te vertete qe pak veta e dine. Turqia ka qene kandidate per tu bere pjese e BE-se qe para 40 vjetesh. Ne kete kuader, qeveritaret turq te te gjitha kraheve, bene ndryshimet qe u kerkoheshin duke demokratizuar jeten e vendit ashtu sic e kerkonte Europa, por kur te gjitha ato qe u kerkoheshin u bene realitet, Europa perseri nuk e pranoi Turqine ne BE. Hollanda vuri veton dhe keshtu te gjitha perpjekjet e Turqise per tu bere vend anetar deshtuan. Kete ka parasysh Rama kur thote se Turqia i beri “detyrat e shtepise”. Ne se Turqia po devijon nga demokracia dhe po kalon ne aleance te hapur me Rusine, kjo eshte pergjegjesia e Europes qe si gjithmone perdor standarte te ndryshme per shtete te ndryshme. Te mos shkojme shume larg, por te shohim se si po trajtohen disa vende te tjera apo si jane trajtuar disa qe jane bere anetare te BE-se.
      Rumania dhe Bullgaria, ishin shume mbrapa Turqise ne perafrimin e legjislatures dhe vendosjes se ligjit si dhe ne nivelin e demokracise, pa permendur nivelin ekonomik qe as mund te krahasohet me ekonomine turke dhe perseri ato u bene anetare te BE-se, kur Turqise ju mohua kjo. Shqiperia eshte shume me perpara se Serbia dhe Mali i Zi ne shume drejtime qe BE kerkon qe vendet kandidate te plotesojne para se te anetaresohen, si p.sh. te mos kene probleme kufitare me vendet fqinje apo kontradikta si ne rastin e Serbise qe nuk njeh Kosoven. Po keshtu, 98% e popullsise shqiptare eshte per futjen ne BE, kur ne Serbi vetem 52% e tyre kerkojne qe vendi te futet ne union, perseri Serbia, nga nje ane flirton me Rusine dhe nga ana tjeter po negocion me BE-ne per futjen e saj ne union, kurse Shqiperise i jane vene kushte shtese. Dihet qe niveli korrupsionit ne Serbi dhe sidomos ne Malin e Zi eshte ne stratosfere, kurse Shqiperia po ben reformen dhe vetingun ne Drejtesi. Kjo eshte Europa qe ne duam ti bashkohemi? Per mendimin tim, ne bejme gabim qe kerkojme ti bashkohemi nje unioni qe po mbahet me paterica, pasi nuk do kemi asnje perfitim, por vetem humbje. C’e gjeti Zvicren qe nuk eshte pjese e Unionit. Vendosja e urave te forta lidhese me te gjithe vendet e Rajonit dhe me gjere. Forcimi i aleances tone tradicionale me Gjermanine dhe SHBA-ne dhe vendosja e marredhenieve normale te interesit reciprok me Kinen dhe pse jo edhe me Rusine eshte rruga jone me e mire per ti siguruar brezave qe do vijne nje prosperitet dhe nje te ardhme me kushte jetese me te mira.

  2. Ramizi says:

    Eshte sekret por Edi Rama tani eahte Musliman I konvertuar.

  3. Undefined says:

    Medi Ramiu nje shqipfoles tjeter dhe
    Tradhetar.
    Gjergj Kastrioti do ndihesh I turperuar nga ky Islamik I fshehte.

  4. says:

    Erdogan e kuptoj para nesh që 27 vëndet e be -s bëjn atë që ju teket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje