Shqiptarët të fiksuar pas orave të shtrenjta, rendja drejt luksit: Importet e orëve rriten me 70 për qind

10 Janar 2018, 11:07Ekonomia TEMA
Shqiptarët të fiksuar pas orave të shtrenjta, rendja drejt

Individët që blejnë të mira luksi kategorizohen sipas studimeve më të fundit në: blerës irracionalë; njerëzit me vetëbesim të  ulët; të fiksuar pas origjinalitetit; dhe në individë, të cilët edhe pse nuk janë mirë financiarisht  bëjnë blerje luksi për t’u mburrur apo për t’u pranuar në shoqëri.

Ndër produktet që konsiderohen mallra luksi janë edhe orët. Sipas të dhënave nga Dogana, importet e orëve në Shqipëri u rritën me 71 për qind në 2016-n në krahasim me pesë vite më parë.

Zyrtarisht importet shënuan një vlerë prej 3.3 milionë dollarë, nga 1.9 që kishin qenë në 2012-n.

Orët, veçanërisht ato të prodhuara nga kompani me emër, janë një mënyrë e mirë “për t’u dukur” dhe me sa duket “milionerët e rinj” në qarkullim kanë rritur importet në vend.

Zvicra dhe Kina mbeten partnerët kryesorë ndër vite

Padyshim që kur flasim për orët, vendi i parë që vjen ndërmend është Zvicra. Shteti europian përpos mirëqenies, është i njohur për markat e njohura të orëve si Rolex, AudemarsPiguet, Breitling, Chopard etj.

Në 2016-n importet nga Zvicra, sipas të dhënave nga Dogana përllogariteshin rreth 1 milionë dollarë.  në periudhën kohore 2012-2016 importet e orëve nga Zvicra llogariten të jenë rreth 4.5 milionë dollarë.  Ndërsa eksportet e Zvicrës në të gjithë botën në 2016-n shënuan një vlerë prej 19.8 miliardë dollarë.

Vend me peshë të lartë për sa i përket importeve në vend është Kina. Në dallim prej Zvicrës, Kina është e njohur për imitacionet e markave të famshme të orëve.

Të dy vendet së bashku përbëjnë mbi 65 për qind të totalit të importeve (shiko tabelën e përmbledhur). Nga të dhënat e Doganës importet e orëve nga Kina kapën vlerën e 1.18 milionë dollarë.(monitor)

2 komente në “Shqiptarët të fiksuar pas orave të shtrenjta, rendja drejt luksit: Importet e orëve rriten me 70 për qind”

  1. A_B says:

    Po ku e blen dot shqipetari oren zvicerane, Vetëm Po te jene Replica dhe te importuara nga Kina. Shqipetari i thjeshtë me rroge 400 000 leke nuk e blen dot IWC, Panerai, Cartier, Piaget, Chopard, Breguet, A.Lange

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje