Ben Blushi mbledh direkt partinë, pas “kërcënimit” të Mimoza Hafizit

11 Janar 2018, 19:31Politika TEMA

Ben Blushi ka mbledhur një pjesë të partisë së përçarë, një ditë pas “kërcënimit” të Mimoza Hafizit.

Hafizi bëri thirrje për mbledhjen e “Bërthamës” së partisë më 12 janar, por Blushi për të shmangur debatet, e ka mbledhur një ditë më parë atë, pikërisht më të enjte.

Në situatën kur Portali i Partisë Libra, www.libra.al, nuk pranon të publikojë thirrjen për mbledhje të Bërthamës LIBRA, jam e detyruar të përdor faqen time personale, për informim të anëtarësisë.

Bërthama Libra është organ themelor statutor, i votuar nga e gjithë anëtarësia me parimin një anëtar, një votë. Bërthama i ka të gjitha kompetencat e saj të përcaktuara në Statut.

Çdo përpjekje për të mos lejuar mbledhjen e Bërthamës apo zëvendësuar me takime paralele, është uzurpim institucional brenda Partisë. Takimet me elektoratin apo aktivistët mund të kenë vetëm karakter konsultues.

Prej 6 muajsh, z. Blushi nuk pranon ta mbledhë këtë Bërthamë. Mbledhja e fundit e saj është zhvilluar me datën 13 Korrik 2017.

Në këto kushte, në përputhje me përcaktimet e Statutit Libra, më tepër se 1/3 e anëtarëve të Bërthamës kanë kërkuar mbledhjen e saj, me datë 12 Janar 2012.

Në vijim njoftimi i mbledhjes drejtuar 30 anëtarëve të Bërthamës:

Në kushtet që jemi, Libra është sot një institucion i rrudhur, një instrument i fjetur politik edhe pse në fazat e para të formimit institucional. Nisur nga këto konstatime dhe të bindur se e ardhmja, pritshmëritë dhe fati i lëvizjes varen sot eskluzivisht nga vullneti dhe pasioni ynë i përbashkët, një grup nismëtar (anëtarë të zgjedhur të Bërthamës) kërkojnë si më poshtë :

Mbledhje të Bërthamës Libra

Bazuar në nenin 11 të Statutit Libra, ku përcaktohet:

”Mbledhja e Bërthamës thirret nga Kryetari ose nga 1/3 e Bërthamës. Me thirrjen e Bërthamës përcaktohet dhe rendi i ditës.”

Thërrasim mbledhjen e Bërthamës Ditën e Premte, datë 12 Janar, ora 19:15, me këtë rend dite:

1.Sqarimi dhe përcaktimi i statusit të secilit prej anëtarëve të Bërthamës, që kanë dhënë dorëheqje nga funksionet në mënyrë jozyrtare,

2.Analizë e situatës së brendshme dhe zhvillimeve në Libra, si dhe pozicionimit të saj aktual politik”, shkruante dje Hafizi.(TemA)

3 komente në “Ben Blushi mbledh direkt partinë, pas “kërcënimit” të Mimoza Hafizit”

  1. shqip says:

    Te kete vertete nje berthame ? Po ç’parti zeza thoni more . Ata s’behen as 200 krere ne gjithe fshatin ( Shqiperine ) .

  2. Jimi says:

    Tani edhe klubet e kafenete do te merremi?

  3. Aleksandri says:

    Po ku te len Blushi mos Zysh Moza. Ai u prish me ramen per nje cope kolltuk qe sju dha e jo me tani te mendoje ta ndaje me ju. Mos u lodh kot se LIBRA nisi me hipokrizi dhe ashu perfundoje , njelloj si fytyra e BLUSHIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje