Kryetari i Entit Kombëtar Rregullator të Ujit, Ndriçim Shani, tregon arsyet se përse u mor vendimi për tarifën e re të ujit në kryeqytet.
Përmes një analize për të përditshmen Panorama, Shani sqaron se objektivi për të furnizuar me ujë qytetin e Tiranës 24 orë/ditë është një objektiv mjaft ambicioz dhe me rëndësi të veçantë.
Kreu i ERRU, thekson se arritja e këtij objektivi kërkon investime fizike mjaft të mëdha në sistemin e furnizimit me ujë, ku rreth 30% e të cilave parashikohet të përballohet nga rritja e çmimit të ujit, dhe rreth 70% do të përballohet nga kreditë dhe/ose donacionet që do të merren për këtë qëllim.
Sipas Ndriçim Shanit, në analizën e ERRU rezultoi se UKT ka qenë racionale në llogaritjen e vlerës sëinvestimeve të nevojshme për tubacionet e furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve të ujërave të ndotura duke përdorur çmimet njësi të pranueshme dhe në përputhje me ato aktuale të tregut.
E njëjta gjë, -thekson Shani, vlen edhe për vlerësimin e shtesës së impiantit të Bovillës dhe elementeve të tjerë, si makineri dhe pajisje të ndryshme teknike e logjistike.
Kryetari i Entit Kombëtar Rregullator të Ujit nënvizon se në vlerësimin e tarifave të propozuara nga shoqëria është marrë parasysh edhe çështja e përballueshmërisë për pagesën e faturës së ujit nga ana e konsumatorëve.
ERRU ka si referencë përballueshmërie të pagesës së faturës së ujit vlerën prej 5% të të ardhurave mesatare të një familje nëShqipëri, që llogaritet rreth 70,000 lekë/familje, që nënkupton një faturë të ujit e përballueshme deri 3,500 lekë/muaj/familje.
Ndriçim Shani thekson se për Bashkinë e Tiranës, tarifat e propozuara për një familje prej 4 personash rezultojnë në një faturë mujore mesatare prej 1,334 lekë/familje, pra mjaft më e ulët se kufiri i mësipërm dhe se në terma te tjera, rritja e propozuar për konsumatorët familjarë për të pasur ujë pa ndërprerje është vetëm 14 lekë/ditë/familje.
Nga llogaritja që kanë bërë ekspertët e ERRU, është arritur në përfundimin se arritja e objektivit për të furnizuar me ujë 24 orë në ditë, nënkupton për një pjesë të madhe të popullsisë dhe uljen e kostove shtesë që konsumatorët duhet të paguajnë nga përdorimi i pompave individuale për të mbushur depot familjare të tyre.
Ndriçim Shani sqaron se ERRU për konsumatorët privatë dhe ata buxhetorë kanë aprovuar një rritje më tëarsyeshme të tarifave duke mos thelluar më tej diferencat mjaft të mëdha që ekzistojnë aktualisht në raportin ndërmjet tyre dhe konsumatorëve të tjerë.
Nga ana tjetër, -thotë Kryetari i Entit Kombëtar Rregullator të Ujit, nuk është aprovuar absolutisht rritja e çmimit të ujit për konsumatorët si furrat e bukës dhe ato të shitjes së ujit me shumicë.
Ky mashtrues genjen pa pike turpi. Gjithcka e justifikon me nevojen e furnizimit me uje per 24 ore duke bere llogarine nese xhepi jone e mban apo Jo rritjen e cmimit dhe nuk thote nese eshte e ligjshme parapagimi dhe nuk jep asnje afat kur do kemi uji 24 ore. Nuk shprehet se konsumatoret qe parapaguajne nje cmim me te larte kthehen ne investitore dhe ky kontribut duhet te njihet e te rikthehet. Ky mashtrues nuk flet per cmimin e ujit pasi mbaron investimi, do te ulet apo jo. Kjo me kujton historine e Pandeli Majkos qe mblidhte taksen e solidaritetit per ndertimin e rruges se kombit. Tani kjo rruge po taksohet cka do te thote se ne qe paguam per ndertimin e saj do paguajme edhe per perdorimin e saj. Keshtu do veje dhe puna e ujit. Do paguajme te ndertohet, pastaj shteti e privatizon dhe privati do caktoje cmimin sa i do qejfi. Kjo eshte puna e autoriteteve qe mbrojne konsumatoret shqiptare. Te gjithe ia fusin konsumatoret.