Kandidati për postin e presidentit të FSHF-së, Bashkim Fino, ka komemtuar dhe çështjen e tetë shoqatave rajonale që u zbuluan pas një investigimi të kryer nga ana e TemA TV dhe Vipsport, ku u zbulua se nuk janë të rregjistruara në Gjykatë.
Për këtë temë, Fino u shpreh se FSHF-ja si fillm duhet të kërkonte ndejsë për këtë skandal dhe sipas tij duhet të kishin dhënë dorheqjen.
Fino shtoi se nëse këto antarë të tetë shoqatave do të afrohen tek dera e Asmblesë për të votuar do të shkojnë në Prokurori.
“Jam njohur nga mediat. Mendoj që së pari dua të them se kjo është një minus i madh për presidentin aktual, pasi ia prish klimën dhe ata duhet të reagonin dhe të kërkonin falje dhe ta trajtonin si cështje teknike që nuk i dinin mirë gjërat.
Kjo deligjitimon vetë presidentin aktual, pavarësisht se ka fituar bindshëm para 4 viteve. I vë një njollë futbollit shqiptar. Sot ne kemi këto shoqata që nuk janë regjistruar dhe nuk janë anëtare, është njëlloj sikur të bësh tregti pa u regjistruar në gjykatë dhe në QKR dhe quhesh kontrabandist. Kush më garanton që këto shoqata nuk janë kriminale?
Në krye të shoqatave janë vendosur njerëz në konflikt interesi që punojnë në FSHF, ky është turp i madh. Sa më shpejt duhet të kërkojnë falje për atë që ka ndodhur se për 7 shkurtin nuk duhet të afrohen, pasi do të përballen me ligjin. Nëse afrohen të dera e asamblesë do të shkojnë në prokurori. Jam pak emocional në këtë pikë.
E kanë bërë me turp FSHF, për mua duhet të kishin dhënë dorëheqjen. Kam ngritur një studio ligjore për të ndjekur këtë cështje. Asnjë nga këto 8 shoqata nuk është regjistruar, ka pasur insinuata edhe për t’i regjistruar këto ditë. Nga 12 shoqatat mua më rezulton se vetëm e gjyqtarëve është e regjistruar. Janë shoqata kriminale. Kam parë në disa media që njerëzit e këtyre shoqatave janë të trembur dhe nuk flasin”, u shpreh Bashkim Fino. (TemA)
BACI ! I KNOW ! JU DO BEHENI PRESIDENT POR DYSHOJ SE THJESHT DO BEHENI QE PAS NJE MANDATYI TI HAPNI RRUGEN BUTESISHT DIKUJT TJETER QE ESHTE SH ME TEPER SE JU I INTERESUSR BESOJ E KUPTONI DHE SE KUSH ESHTE KY ,
1) kuptohet perse e donte timonieri prokurorine qe te kercenoje sic ben ky tani qe nese shkojne te votojne kunder ketij do shkojne ne burg nese do votojne pro ketij ose nuk votojne nuk i gjen gje.
2) eshte rasti i vetem ne bote qe nje deputet njekohesisht sekretari i pergjithshem i partise qe ka qeverine ish kryeminister kandidon per kryetar te futbollit. Me kapje politike se kaq as enveri dhe as stalini dhe as hitleri nuk i ka bere futbollit.
Ky vend ka mbaruar. edhe taxhikastani dhe afganistani jane politikisht dhe moralisht me lart se shqiperia.
Spaskemi pare asgje akoma.
Mire e ka. Se keta e kane ulur steken fare. Mire qe votojne shoqata te paregjistruara por tallin dhe trapin. Te gjithe kryetaret e tyre nuk e ditkerkan qe shoqatat qe drejtojne ata vete nuk jane regjistruar ne gjykate. Mos flasim me pas per ndonje bilanc apo te tjera si keto. Vari lesht.