Kandidati për postin e presidentit të FSHF-së, Bashkim Fino, ka shpalosur dhe paltformën e tij për përmirsimin e futbollit shqiptar.
Fino shprehet do të përmisojë në maksimum imazhin e futbollit shqiptar i cili sot ka humbur besimin.
Një tjetër pikë e fortë ishte dhe përmirësimi i infrastrukturës si dhe ndërtimi i pesë stadiumeve si ai i “Elbasan Arenës”.
PLATFORMA-“Ne duam të përmirësojmë imazhin e futbollit shqiptar. Sot, futbolli shqiptar e ka humbur besimin.
Sot në stadiumet tona ka shumë pak tifozë. Kjo vjen pikërisht sepse ka humbur besimi.
Ne duhet t’i kthejmë besimin kampionatit shqiptar. Vetë FSHF duhet të jetë në ball të punës me të gjithë komisionet për të përmirësuar imazhin e futbollit.
Ka ardhur koha që ta kthejmë futbollin në futboll të pastër.
Kush të vjen në stadium, nëse tifozët e dinë se si do të jetë rezultati i ndeshjes? Askush.
Kjo ka lidhje edhe me infrastrukturën. Edhe në këto 16 vjet janë bërë disa gjëra të mira.
Por, sot FSHF i jep një klubi një stadium. Por, problemi më i madh është terreni sportiv. Në gjithë Europën, stërvitja nuk bëhet në stadium.
Nëse unë do të jem në krye të FSHF-së, të gjitha skuadrat e Superligës, përfshi edhe ato të Kategorisë së Parë do të kenë terrenet stërvitore.
Do të bëj një shtrirje gjeografike dhe demografike. Futbolli duhet të masivizohet. Të gjitha fondet do të jenë transparente. Le ta dijë çdo president klubi këtë gjë që po them.
Ky zhvillim i klubeve ka të bëjë edhe me ndarjen e sponsorizimit nga privatizimi.
Dëgjova zv.presidentin e FSHF-së, për Ligën Profesioniste. Jam dakord që të bëhet. Por, Ligën Profesioniste nuk e shoh vetëm me 10 ekipe të Superligës, por edhe me ato të Kategorisë së Parë. Por unë jam i mendimit që të krijohet edhe Liga Amatore. FSHF duhet të japë ndihmë për këtë gjë. Presidenti i Ligës Profesioniste të zgjedhë përfaqësuesin e vet, apo sektori i arbitrimit gjithashtu.
Ka krijuar koha që të krijojmë akademitë e të gjitha ekipeve. Kam folur dhe me ministren e Sporteve. Ka pasur disa nisma, por nuk janë krijuar klasat sportive. Gërshetimi i akademive me klasat sportive do t’i bënte nder futbollit shqiptar. Sot nuk ka akademi të mirëqena në asnjë klub. Kjo pasi çdo prind paguan që fëmija e tij të luajë futboll nëpër ekipet e moshave.
Pse të mos krijojmë një akdemi të yjeve të kombëtares sonë si Cana me shokë? Këtë duhet të bëjë FSHF-ja. Së fundmi, a do t’i tregojmë Europës që në Shqipëri luhet futboll i pastër? Nëse kjo gjë bëhet, atëherë kemi arritur shumë.
Unë jam për kufizimin e madateve. Nuk jam që presidenti i FSHF-së të jetë në atë detyrë përherë. Mendoj se presidenti i FSHF-së të kandidojë jo më shumë se 2 mandate. Këtë gjë do t’i propozoj Komitetit Ekzekutiv nëse marr votëbesimin për kreun e FSHF-së. Ky është propozimi im. Kreu i FSHF-së duhet të ketë maksimumi 2 mandate. Pas tyre, të largohet.
Nëse marr votbesimin, në 8 vjet do të bëj 5 stadiume të standardit të ‘Elbasan Arenas’, sigurisht në bashkëpunim me qeveritë e vendit”
Të drejtat televizive
“Si do të jenë tenderat për shitjen e ndeshjeve nëpër operatorët televizivë të Superligës dhe të ndeshjeve të Kombëtares?
Të gjithë operatorët televizivë të vijnë të shpalosin platformën e tyre. Gjithçka do të jetë transparente, ku prezentë do të jenë të gjitha televizionet.
Unë nuk mbaj anën e asnjë televizioni. Kjo pasi të gjitha mediat duhet të jenë të kënaqur.
Meqe jemi te kjo pjesë, të gjitha fondet që vijnë nga UEFA, apo nga të drejtat televizive, do të jenë për klubet e futbollit.
Ndaj besoj se do të ketë ndryshim edhe të tarifave që përfitojnë ekipet nga të drejtat televizive dhe nuk do të përfitojnë vetëm klubet e Superligës nga këto fonde, por edhe ato të kategorive inferiore.
Një nga pikat e forta të miat janë decentralizimi i kompetencave. Të gjitha komisionet do të kenë forcën e tyre dhe përgjegjësinë e tyre korekte. Këto komisione duhet të marrin vendime jo me dy standarde.
Punën nuk e bën një president Federate. Punën nuk e bën dot një njeri. Jemi në futboll, ndaj edhe duhet punuar si ekip. Komisionet përkatëse në FSHF nuk do të kenë asnjëherë ndikim nga presidenti i FSHF-së.
Statuti i FSHF-së? Është një statut me 60 nene? Ky në fakt është një udhëzim, një rregullore. Statuti duhet të jetë me 10-15 nene, si Kushtetuta dhe më pas të ketë rregullore për komisionet përkatëse apo të tjera me radhë.
Përshembull: FSHF ka 66 anëtarë. Pse duhet shkruhet kjo gjë? Në të ardhmen mund të ndryshojë ky numër”
Europiani
“Në Europian nuk luajti Duka apo Fino. Në radhë të parë është merita e lojtarëve, më pas e stafit teknik dhe më pas edhe e drejtuesve të FSHF-së.
Unë e kam ndjekur një ndeshje të Shqipërisë në Europian bashkë me zotin Duka”
Deklaratat mbështetëse të Agollit dhe Lilës për Dukën
“Para se të vija këtu në studio pashë që kishin shkruar Ansi Agolli dhe Andi Lila në mbështetje të Dukës. Por, ata janë të përdorur. Dikush do t’i ketë thënë që të shkruajnë për Dukën.
Ata janë djem të mrekullueshëm, lojtarë të mrekullueshëm që na kanë bërë krenarë.
Por, kjo gjë nuk është korrekte. Çfarë do ndodhë nëse nesër unë do të jem në krye të FSHF-së? Ata do të jenë aty sërish si lojtarë të Kombëtares. Por çfarë do të thonë: Rroftë Fino? Këtë nuk e dua unë”
Ekipi që është tifoz
“Jam tifoz me Luftëtarin e Gjirokastrës. Unë kam ndjekur çdo takim të këtij ekipi edhe nga shkallët e stadiumit. Dua të vlerësoj punën që ka bërë presidenti Tavo deri në këto momente. Kam parë edhe lajmet sa i përket largimit të Abazajt nga Luftëtari, por sa mirë që ky futbollist do të qendrojë deri në fundin e sezonit me ekipin e Luftëtarit”, deklaroi Bashkim Fino në “Rubrikën Sportive” në RTSH. (TemA)
me mue per derra ,
se vallahi- bilahi
do baj 6-Stadiume te standarteve nDerrkombetare ,
edhe nji Stadium ku tifozat militantet e partive
te hyjn pa para ,
sa her ti doj Palla !
(nuk jam balla jo )
During our review of Bet365, we were extremely impressed. The website of the bookie looks good and is probably the easiest one to use. We were able to quickly browse through the whole betting coupon and see what markets are there for each game.
However, where Bet365 really shines are the side features. http://ludozher.info/bet365-kazino-fejn-l-isport-u-l-imhatri-websajt-tar-revizjoni-kif-login-u-jiksbu-bonus-promo-kodici-tal-link.php Also, as a result of the profound commitment to keeping such a massive business local, and for his contributions to local football as well, Peter Stokes has been granted an honorary degree from Keele University. This came in 2011–not bad for a man who left school at the age of 14 to go to work.
Perhaps the story of Bet365 would be told differently if any of their business dealings had the slightest bit of shadiness. http://ludozher.info/bet365 in