Agim Cana merr presidencën e skuadrës së Vëllaznimit

12 Janar 2018, 14:51Sport TEMA

Mediat kosovare e kanë konfirmuar lajmin që u përhap përpara pak kohësh, rreth mundësisë që Agim Cana kishte për të marrë drejtimin e Vëllaznimit.

Në ditën e sotme, sipas asaj që raporton “Gazeta Olle”, ka pasur një takim mes Agim Canës dhe kryetarit aktual të klubit, Shkëlzen Gashi.

Babai i ish-kapitenit të kombëtares, Lorik Canës, do të jetë presidenti i ri i klubit të Vëllaznimit.

Zyrtarizimi pritet të vijë në ditët në vijim, ndërsa ky lajm është pritur me optimizëm të madh në Gjakovë.

Vëllaznimi kërkon të rikthehet në vendin që i takon në kampionatin e Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje