Luftëtari mbyll merkaton me një portier grek

12 Janar 2018, 11:50Sport TEMA

Drejtuesit e Luftëtarit kanë bërë një merkato të zgjuar tani në janar.

Pavarësisht shitjes së Bregut dhe Abazajt, ata ia arritën qëllimit t’i mbajnë deri në fund të sezonit këta dy lojtarë. Po ashtu, afrimet janë vërtet nga më cilësoret dhe ekipi i trajnerit Lika pritet të jetë më kompetitiv në vazhdim të kampionatit.

Mbrojtësit Jakovljeviç, Xhekson Ferreira dhe Marko Aurelio, sulmuesi Vasil Shkurtaj, të rinjtë Bocaj, Minga e Balla dhe së fundi portieri grek, Kristos Athanopulos, i ardhur nga Trikalla, e kompletojnë Luftëtarin për gjysmën e dytë të sezonit.

Mbrojtja dhe sulmi tani kanë më shumë alternativa. Për mesfushën është huazuar nga Flamurtari Alesio Hyseni.

Merkatoja mund të quhet e mbyllur dhe grupi është i plotë, ndërkohë që përveç të ikurve gjatë 2017-ës, kanë lënë ekipin gjirokastrit vetëm Zguro nga titullarët dhe të rinjtë Zogaj e Brahimaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje