Importi i mjeteve, ndryshojnë rregullat: Çfarë do bëhet me makinat e vjetra

12 Janar 2018, 18:33Sociale TEMA

Në 6 mujorin e parë të vitit 2018 pritet të hyjnë në fuqi rregullat e reja për importin e mjeteve në vendin tonë.

Sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, do të lejohet vetëm importi i mjeteve motorrike të cilat plotësojnë standardet Euro 4, 5 dhe 6 të shkarkimeve në ajër.

Klosi ka theksuar më herët se është e patolerueshme që të vazhdojë futja e automjeteve të vjetruara të cilat ndotin mjedisin duke ndikuar direkt në shëndetin e qytetarëve.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit në kuadër të mbrojtjes së mjedisit si pjesë e nismës së ndërmarrë së fundmi, është ndalur edhe tek rëndësia e përmirësimit të cilësisë së karburantit një kërkesë kjo e hershme e bizneseve.

Ndërsa për makinat e vjetra të cilat janë në përdorim sipas ministrit duhet të ndërhyhet për të arritur standardin euro 3 të shkarkimeve në ajër.

Aktualisht në vendin tonë janë 560 mijë automjete me një jetëgjatësi mbi 20 vite ku 80% e tyre rezultojnë ndotëse për mjedisin. Sipas ISHP ndotja e mjedisit vitet e fundit është bërë shkak i mbi 40 mijë lloje sëmundjesh ku pjesa më e madhe janë rrezik serioz për jetën e qytetarëve.

2 komente në “Importi i mjeteve, ndryshojnë rregullat: Çfarë do bëhet me makinat e vjetra”

  1. Trimi vajgurmazutsolarperziersi says:

    Po ne nje vrime i bini fyellit…
    Filloni te kontrolloni cilesine e karburanteve dhe pastaj kerkoni standarte Euro 4 .5.6.7.8
    Me mazutin dhe solarin qe shitet si nafte apo benzine te gjitha standartet qe kerkoni per makinat ne qarkullim kthehen ne Euro 0

  2. Joan says:

    40 mije semundje the? Beji 400 mije me mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje