Drejtor I shkollës private” ELITE “
Këto ditë opinioni publik po njihet me një ndryshim (minireformë) në edukim.
Bëhet fjalë për një organizim të ri të orëve mësimore në shkollë. Diskutimet dhe debatet kanë filluar. Në kafene, në shtëpi , në bulevard, kudo.
Skeptikët dhe mbështetësit prezentë. Specialistët nxitojnë të japin edhe vlerësime . Nxitohet, gjithmonë nxitohet në këto raste, pse jo edhe për protagonizëm.
Një ndjeshmëri publike e justifikuar . Edukimi nuk është pronë e askujt, por i përket të gjithëve.
Çdo ndryshim duhet t’I japë përgjigje dilemave çfarë , pse dhe si.
Çfarë do të ndryshojë ? Aktualisht, shkolla zhvillon për çdo lëndë vetëm nga një orë mësimi në ditë,(6 lëndë , 6 orë mësimi), ndërsa me ndryshimin , shkolla do të zhvillojë për një lëndë mësimore dy orë mësimi (2 X45 min) të njëpasnjëshme, pra maximumi 3 lëndë me nga 2 orë në ditë.
Pse do të ndryshojë ? Për mendimin tim ky ndryshim duhet parë në dy këndvështrime. Së pari , si një ndryshim “kozmetik” , çka nënkupton, lehtësimin e çantës së nxënësit nga librat , fletoret, projektet etj. që, sikur të ishte vetëm ky qëllimi I këtij ndryshimi, padyshim do ta konsideroja këtë diskutim të pavlerë.
Pasi , në përvojën botërore, por jo vetëm, ka mënyra shumë më efikase se kjo për të lehtësuar nxënësin. Konkretisht , në shkollën , që unë drejtoj” ELITE”, nxënësit e ciklit të ulët, përfundojnë gjithshka në shkollë(studimin, detyrat, projektet, veprimtaritë jashtëshkollore) nga ora 8,00 deri në 16,30. Për rrjedhojë ata nuk ngarkohen me asgjë në shtëpi , as me çanta, as me libra, as fletore.
Në shtëpi ata shijojnë fëmininë e tyre. Procesi I nxënies e mësimdhënies zhvillohet e drejtohet nga 2 mësuese për çdo klasë.
Këndvështrimi i dytë, si një ndryshim (minireformë), që mbështet fuqishëm reformën kurrikulare bazuar në kompetenca, që po zbatohet që prej 3 vitesh në arsimin parauniversitar.
Mendoj se nxënësi dhe mësuesi, duke pasur dy orë në dispozicion, kanë më shumë hapësirë dhe kohë për një process nxënie e mësimdhënie interaktive, për punë të pavarura dhe në grup, për të motivuar mendimin kritik e atë krijues, për te promovuar aftësitë dhe qëndrimet e nxënësit.
Mundësia e shkëmbimit të informacionit midis nxënësve , apo midis nxënësve dhe mësueseve do të jetë më I madh, si dhe mundësia e një vlerësimi objektiv rritet së tepërmi.
Sot, edukimi I suksesshëm në botë, po shkon drejt një trendi , sipas të cilit, nxënia po fillon të prevalojë mbi mësimdhënien, çka do të thotë që nxënia gradualisht duhet të përfundojë brenda orëve të mësimit. Mendoj se kjo minireformë I paraprin bindshëm këtij trendi.
Si do të realizohet ky ndryshim? Pa dyshim do të hasen vështirësi, por jo të pakapërcyeshme. Ndoshta , fushata sensibilizuese duhet të kishte qenë më intensive. Në veçanti në shkolla, tek mësuesi dhe nxënësi. Ata për të cilët kujtohemi vonë. Politikbërësit, jo rrallë pozicionohen larg politikzbatuesit.
Gjithsesi , vullneti i kahershëm i ministres së arsimit për ndryshime, duhet përshëndetur.
Je i sakte si gjithmone z. Alicka!
E ke thene shume bukur profesor!! Je i afte dhe si i tille, mendimi yt duhet perkrahuar!
Mbeshtet plotesisht opinionin dhe mendimet e profesorit Alicka, ne aspektet e nevojes qe mesimi, edukimi, arsimi ne pergjithesi dhe ai parauniversitar ne vecanti duhet te kene me shume hapsira, jo veten ne planin fizik, teknik por sidomos ne ate permbajtsor, ku kurrikula e re qe eshte ne fillimet e zbatimit te saj, kerkon nje proces minireforme, sic e quan ai, qe te sjelle rezultate sasiore e cilesore. Ne kete kuptim pa dashur qe te nxjerim perfundime te shpejtuara, por edhe te pa provuara, mendoj se vendimi i mare per nje ndryshim te orarit te mesimit nga ora 45 min. ne 90 min. do te jape mundesi jo vetem mesimdhenesit por edhe nxenesit, per te trajtuar dhe nxene dijet e temave sipas lendeve, ne menyre me ezauruese, formuese dhe praktike. Ne kete kuptim, kjo nderhyrje ne forme e organizimit te mesimit, do te kerkoje nje metode me kreative, bashkebiseduese dhe debatuese midis mesuesit dhe nxenesit, por edhe ne mardheniet me komunitetin prinderor, pa anashkaluar edhe ndikimet ne institucionet drejtuese e specialistet e fushes. Filozofia qe po zbatohet ne shkollen private ELITE, per ciklin e ulet, duket se e ka mare ne konsiderate kete forme organizimi mesimi dhe edukimi dhe mund te konsiderohet si parapergatitore qe ajo ta shtrije kete proces ne te gjithe cilklet e kesaj shkolle 9 vjecare dhe te mesme, duke e vleresuar kete edhe si nje hap te rendesishem ne objektivin kryesor qe ajo ka si shkolle me standarte elitare.
Dr. Raimond Pengu
Edulimi nje fushe mjaft e ndjeshme ne arsimin shqiptare, me ne fund vjen me kete Minireforme te Ministrise se Arsimit mjaft te gjetur dhe shume kuptimplote. Per mendimin tim kurrikula me Kopetenca e kishte mjaft te nevojshme nje ndryshim te minutazhit te ores se mesimit per te arritur vertet rezultatin e pritur nga mesuesit.Bashkohem me shkrimin e Prof Jetmir Alickes per nje dritare te re ne Aarsimin Parauniversitare .