Viti 2018 të shpallet edhe viti arsimit

10 Janar 2018, 13:02Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Përpos atyre çfarë qeveria ka shpallur si prioritet qysh nga dita e parë e formimit të pas pas fitores në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, do të ishte mirë që viti 2018 të shpallej edhe si “viti i arsimit”. Kjo pasi viti 2018 duhet të na bëjë të mendojmë se çfarë të ndryshojmë, përmirësojmë dhe sistemojmë në mënyrën si të funskionojë më mirë sistemi arsimor në kushtet e reformimit të thellë të tij. Si një prej strukturave shumë të domosdoshme të shtetit, arsimi ka qenë dhe mbetet struktura më e rëndësishme që krijon bazat solide dhe afatgjata të brezave të një kombi, pasi shkollat luajnë rolin vendimtar në formimin e tyre si qytetarë të një Shqipërie Europiane.

Tek ne në shekuj, kemi patur tentativën e izolimit të popullit për dije dhe arsimim për shkak të pushtimeve dhe luftrave të vazhdueshme, por sërish gjuha shqipe daton e shkruar qysh herët. Dhe këtu mund të përmendim dokumentin shqip, të gjendur mes dokumentave në latinisht qysh në vitin 1462, apo shkollën e parë shqipe e 7 marsit 1887, më pas hapja e Normales së Elbasanit në 1909, nga ku pas saj universiteti i parë në Shqipëri, i cili u ngrit strukturalisht në vitin 1957 nga shteti asaj kohe.

Kaq do të mjaftonte që ne si shqiptarë të themi me mburrje se nuk na mungon tradita e arsimit, por mbetet e nevojshme ta reformojmë atë në të gjitha aspektet. Duke u kthyer disa vite pas, fokusuar tek faktet e dhimbshme të arsimit shqiptar, ja vlen të theksojmë se mbetet një fenomen negativ mbushja dhe shitja e diplomave në Shqipëri, si një histori e shëmtuar, e cila solli regres për vite me rradhë. Shitja dhe tregëtia me diplomat e universiteteve, krijoi në Shqipëri për vite me rradhë kastën e mësuesve dhe zyrtarëve mediokërr, që blinin diploma të fakulteteve të ndryshme, punësoheshin në vende pikante pune, madje ishim vendi i parë në Europë për jurist, për nga numri popullsisë.

Një në tre shqiptarë ose kishin blerë, ose mendonin të blinin një diplomë juristi. Një çmenduri kolektive, e cila nga vitet 1995 deri 2013 kishte krijuar tregun sistematik të shitjes së diplomave. Por le të kthehemi tek paksa tek historiku ose origjina e arsimit shqip. Nga shkolla kemi mësuar se “ne shqiptarët jemi me origjinë ilire”, teori e cila herë kundërshtohet dhe herë pranohet me rezerva nga studiuesit e huaj. Nga përvoja e studimeve shqiptare konstatojmë se kemi elementë të simbolikës ilire, (shkronja) të gjendura te varret, armët, veglat e punës dhe stolitë, që tregojnë se ne jetonim në këtë hapësirë ku jetojmë edhe sot. Duke mbrojtur me fanatizëm prejardhjen tonë nga ilirët, duke e mësuar edhe në shkolla, shpesh ka bërë të biem në nacionalizmin e shfrenuar, që e cila i ka shërbyer shumë misionit historik të rilindasve, por nuk i shërben sot zhvillimit dhe integrimit europian të vendit.

Duke kaluar shekujt Shqipëria krijoi , reformoi dhe thelloi ndoshta jo aq sa duhet, edhe sistemin e saj arsimor, duke e formëzuar herë sipas metodologjisë lindore, dhe herë sipas asaj perëndimore ecurinë e shkollave tona. Kjo duke nisur nga periudha e Mbretit Zog, pastaj periudha më e gjatë e sistemit komunist, dhe së fundi ajo e tranzicionit demokratik. Në rast se do ti marrim pak e nga pak në analizë tre periudhat vendimtare nëpër të cilat ka ecur arsimi në Shqipëri, mbetet të themi se çdo njëra prej tyre, nuk mund të quhet 100 per qind shqiptare, por thjesht ose shumë lindore ose shumë perëndimore. Ngritja e një sistemi arsimor të përparuar vazhdimisht është tentuar të bëhet qysh nga periudha e Rilindjes Kombëtare, duke nisur nga shkollat e para në gjuhën shqipe, e duke vazhduar me botimet e shumta që u kthyen në enciklopedi të rralla duke i shërbyer historisë kombëtare. Ato ç’ka janë të dokumentuara qysh nga kohët e lashta dhe ato ç’ka janë të ruajtura nga periudha e Rilindjes Kombëtare, përbëjnë thesarin e çmuar të historisë së gjuhës dhe arsimit shqip.

Fillesat e arsimit shqiptar datojnë në shekullin XVII, kurse mësonjëtorja e parë shqipe u hap ne Korçë në vitin 1887, kurse shkolla e parë shqipe për vajza u hap në Korçë në vitin 1891. Shkolla e parë ku pergatiteshin mësues u hap në Bukuresht në vitin 1892, ndërsa në Shqiperi një shkollë e tille ,Normalja, u hap në qytetin e Elbasanit në dhjetor të vitit 1909 pas vendimit të Kongresit Kombetar të Arsimit po atë vit. Deri në Kongresin e Lushnjes në 1920, Normalja e Elbasanit u mbyll dhe u hap 5 herë, pasojë e represionit të xhonturqve, por rifilloi për shkak të ndjenjave arsimdashëse të popullit shqiptar. Drejtoret e parë ishin Luigj Gurakuqi, Aleksander Xhuvani, Sali Ceka, kurse pedagogët e parë ishin Sotir Peci, Kostaq Cipo, Simon Shuteriqi, Kahreman Ylli, Qamil Guranjaku, etj. Deri në vitin 1939 në të gjithë vendin kishte 643 shkolla fillore dhe frekuentoheshin vetëm nga 1/4 e femijëve të kësaj moshe. Por në Shqipëri sistemi arsimor ka patur progreset dhe regreset e veta.

Arsimi është një nga fushat më të rëndësishme të çdo shoqërie dhe të çdo sistemi. Përmes arsimimit shoqëria përçon dijen, kulturën, trashëgiminë kulturore, përmes të cilave shkon përpara çdo komb. Arsimi është fusha që mbush me dije shoqërinë, dhe ndikohet fuqishëm prej saj. Si kudo në botën e qytetëruar, edhe tek ne, sistemi arsimimorit është në ndryshim të përhershëm, për t’ju përshtatur ndryshimeve shoqërore. Duke mos përmendur statistika mjafton të themi se, reformimi sistemit arsimor që ka ndodhur në 27 vitet e fundit, ka treguar se ky sistem ka mundur të përshtatet me ndryshimet shoqërore e politike.

Reformat e fundit në arsim dhe debatet që i kanë shoqëruar atë dëshmojnë për një rritje të ndërgjegjësimit të shoqërisë për problemet e arsimit dhe shkollës. Këto probleme duket se i përkasin gjithë shoqërisë dhe jo vetëm një pjese të saj. Reformimi i arsimit tashmë ka prekur të gjithë sistemin arsimor përfshi arsimin e lartë. Duke qenë se intensiteti i reformave ka qenë i madh janë konstatuar shumë problematika, ndaj reforma ka përfshirë legjislacionin, kurrikulat, infrastrukturën, burimet njerëzore,etj. Ndoshta për ta çuar përpara drejt sfidave të reja, qeveria duhet ta shpallë vitin 2018, si viti i konturimit mbi baza shkencore të një sektori kaq delikat dhe të rëndësishëm siç është arsimit në Shqipëri.

2 komente në “Viti 2018 të shpallet edhe viti arsimit”

  1. bregdetari says:

    REFORMA NE ARSIM NUK MUND TE BEHET ME PANKARTA DHE BANDEROLA DUKE SHPALLUR KETE APO ATE VIT SI VITI I ARSIMIT.
    PERPOS EKZALTIMIT QE SJELLIN ” PARRULLA ” TE TILLA , SE DUKE U SHPALL KY VIT , ” VITI I ARSIMIT ”
    RRJEDHIMISHT DO KEMI OSE DO NA VETVIJNE NDRYSHIME DRASTIKE NE ARSIM , ASGJE TJETER NUK MUND TE PERFITOJME NGA KESI FORMASH TE TIPIT “PARTIZANCE”.
    E PARA ARSIMI KERKON NJE REFORMIM TERESOR SHKENCOR.
    E DYTA KY REFORMIM VJEN VETEM NEPERMJET HARTIMIT , PLANIFIKIMIT DHE IMPLEMENTIMIT DERI NE DETAJET NE DUKJE TE PARENDESISHME , TE NJE STRATEGJIE TE PLOTE , TE SAKTE DHE GJITHPERFSHIRESE TE FUSHES ARSIMORE.
    SE TRETI KJO STRATEGJI DUHET TE MIRATOHET NE UNANIMITET TE PLOTE PREJ TE GJITHE PALEVE TE INTRESUARA SI JANE FORCAT POLITIKE , KOMUNITETI TRUPA ARSIMORE , INSTITUCIONET E ARSIMIT DHE CILIDO GRUP SHOQEROR QE MUND TE KONTRIBUOJE NE KETE FUSHE ETJ , ETJ , ETJ.
    SE KATERTI NUK MUND TE BEHET “PERMBYSJA” AQ E NEVOJSHME DHE AQ E DOMOSDOSHME NE FUSHEN ARSIMORE PA NJE UNISON MES PALESH.
    CDO INICIATIVE TJETER DO TE ISH E MANGET OSE GJYSMAKE.
    KESHTU , ME KETE MENTALITET NE ENDE DO TE VINIM VERDALLE SI KALI NE LEME EDHE PERSA I PERKET TEMES QE TI SA E KE CIKUR LIDHUR ME PREJARDHJEN TONE ILIRE.
    BREZI YNE ME EDUKIM SHKOLLOR ME SE SHUMTI PARA VITEVE ’90 KEMI NE NDERGJEGJEN TONE TE NGULITUR ORIGJINEN SHQIPTARE PREJ ILIREVE.
    KESAJ NGULITJE I KANE MESHUAR DISA FAKTORE SIC JANE :
    – LITERATURA
    -PROPOGANDA
    -MITI I KRIJUAR ENKAS PER SUPERMACINE E NJE RACE TE RRALLE SIC JANE ILIRET , KRENARINE SI PASARDHES TE DENJE TE TYRE DERI DHE NE LIDHJE TE VETME ME PELLAZGET , ETRUSKET A KU DI UNE SE CFARE TJETER.
    DUKE QENE NEN GODITJEN E VAZHDUESHME NDAJ KETYRE GJERAVE DHE DUKE I MARRE SI TE VERTETA MADHESHTORE KY MIT I KRIJUAR KA FIKSUAR BINDJEN FIKSE SE NE JEMI PASARDHES TE VETEM TE ILIREVE ,
    POPULLATE E CILA KA JETUAR NE TROJET E SOTME KU NE JETOJME SOT DHE ME GJERE AKOMA.
    NE SENSIN PRAKTIK TE JETES NJERIU I SHKRETE , NGA NJEHERE NE TE ” DENDUR ” , LUAN EDHE ROLIN E MAJMUNIT , SHKON PAS BERIHAJIT SEPSE NE TERE JETEN E TIJ , PAVARESISHT NGA NIVELI I ULET , I MESEM APO I LARTE NE FUSHEN E ARSIMIMIT PERSONAL , NE DREJTIMIN PROFESIONAL NUK MUNDET TE ZOTEROJE NE SHKALLEN ME TE LARTE ME SHUME SE NJE DY APO TRE PROFESIONE NJEHERESH.
    TE SHPREHEM QARTE NE POPULLI I THJESHTE KEMI BESUAR ATE QE NA KANE SERVIRUR.
    PRA UNE KAM TENTUAR TE BESOJ ATE QE ME KANE THENE ALBANOLOGET SE KEMI PREJARDHJE NGA ILIRET.
    PSE BESOVA ?
    BESOVA SEPSE NUK MUND TE BEHESHA EDHE INXHINJER EDHE ALNANOLOG FJALA VJEN.
    ALTERNATIVA TE TJERA QE DALIN SOT DUKE VENE NE PIKEPYETJE PREJARDHJEN ILIRE TE SHQIPTAREVE PERBEN NJE PERMBYSJE DIJESH.
    KJO DO TE THOTE SE METODAT E EDUKIMIT DUHET TE JENE ME ALTERNATIVE DHE ME FLEKSIBEL NE RAPORT ME FAKTET HISTORIKE DHE DIJET E DITURITE AKADEMIKE DHE TE MOS I LIHET FUSHE E LIRE POLITIKES APO NACIONALIZMAVE SHTERPE QE U NGREJNE LESHRAT PERPJETE NJEREZVE ME TEMA PER PREJARDHJEN QOFTE KJO EDHE AJO ILIRIKE E JONA…!
    SOT PO THONE SE NUK ESHTE E VERTETUAR 100 % SE NE JEMI PASARDHES TE ILIREVE NE NJE KOHE KUR EDHE PROPOGANDA EDHE TEKSTET SHKOLLORE E KANE NGULITUR NE KOKEN E NJEREZVE SI NJE MIT TRASHEGIMINE ILIRE TE SHQIPTAREVE.
    NE KETO KUSHTE KUSH DUHET BESUAR ???
    NDAJ DUHET FIKSUAR SAKTE EDHE KJO GJE NEPERMJET ARSIMIMIT TE DREJTE DHE SHKENCOR TE BREZAVE QE DO TE VIJNE.
    QE TE KEMI NJE REFORME SHTERUESE NE KETE FUSHE E KAM THENE EDHE NJEHERE NEPER KOMENTE SE DUHET PERMBYSUR ” PIRAMIDA ” E INTERESIMIT PER REFORMEN NE ARSIM.
    TE JEPET PERSHTYPJA SE VEMENDJA I KUSHTOHET 99% ARSIMIT TE LARTE DHE AJO QE MBETET NIVELEVE TE TJERA TE ARSIMIT.
    NE FAKT DUHET 99% PERKUSHTIM NDAJ ARSIMIT PARASHKOLLOR DHE ATIJ TE CIKLIT TE ULET SHKOLLOR.
    NESE BEHET KY ” REVOLUCION ” ASHTU SIC DUHET ATEHERE BREZIN QE DO TE FUTET NE CIKLIN E LARTE TE 9- VJECARES E TUTJE E KEMI MESUAR TE ECE ME KEMBET E VETA DHE KEMI MARRE PREJ TYRE MAKSIMUMIN E MUNDSHEM DHE NDERKOHE PER ARSIMIMIN E TYRE TE LARTE NUK DO TE DUHESHIN SHUME MUND PERPJEKJE DHE INVESTIM SEPSE ATA TANIME DINE SEC KERKOJNE NGA VETJA.
    JANE TE PAVARUR NE PUNENE E TYRE.
    PRANDAJ E BERA KETE KOMENT PASI MU DUK JO E GODITUR QE KY VIT TE QUHET VIT I ARSIMIT.
    NE KESHTU ME KETE LOGJIKE DO TE NA DUHET QE CDO VIT TA QUAJME VIT TE ARSIMIT.
    NE NA DUHET TE PERCAKTOJME SE SA VITE NA DUHET PER TE BERE ME THEMELE REFORMEN.
    PASTAJ LE TE QUAJME “X” VIT , VITIN E FILLIMIT TE REFORMES E CILA MUND TE ZGJASE SA MUND TE ZGJASE DHE E CILA DO TE BEJE TE MUNDUR TE HEQE PARRULLAT DHE BANDEROLAT NGA MENTALITETI YNE.

    1. like says:

      @Bregretari.
      shume gjera interesante shkruan. une vetem do te shtoja, se ka edukimi duhet te behet ne funksion te jetes reale, siç edhe punesimi duhet te behet ne funksion se çfare di te besh realisht. duhet te jete nje edukim gratis nese sherben ne vendin ku te jepet, dhe nuk duhet te sherbeje si nje “pashaporte sherbimi”. shkollat nuk pergatisin per jeten, dhe kjo shihet qarte ne shume vende qe sakrificat dhe arritjet me te medha i bejne njerez me arsim jo shume te specializuar. Apple dhe Microsoft jane disa nga shembujt me vulgare, ose thenia e Paul Macartney profesorit te tij me shume vite studimesh akademike, kur ky i lutej mos ta linte shkollen e mesme ne mes “…nuk refuzoj dot te shkoj ne Gjermani me nje oferte ku paguhem njesoj sa ty…”
      mbase kur punesimi te behet i pavarur nga nje cope leter por mbi arritje te dukshme( perfshire ketu pune vullnetare e ingranuar ne curriculum te universitetit, shkollave profesionale apo te specializuara p.sh) atehere mund te flitet per nje reforme edukimi qe i sherben dhe duhet ti sherbeje shoqerise dhe jo mbajtesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje