Triumfi i gjuhës shqipe në Maqedoni!

12 Janar 2018, 09:47Blog TEMA

Nga Enver Robelli

Rrallëherë nga Ballkani vijnë lajme të mira. Ky rajon, siç ka thënë burrështetasi britanik Winston Churchill, prodhon me shumë histori se ç’mund ta përballojë. Rezultatet e konflikteve të përgjakshme i kemi parë të gjithë në tri dekadat e fundit. Familje të prekura nga tragjeditë e luftërave, infrastrukturë dhe ekonomi të shkatërruara, papunësi, rënie e nivelit arsimor, radikalizëm fetar dhe politik, nacionalizëm agresiv. Sot Maqedonia prodhoi një lajm të mirë.

Në të ardhmen gjuha shqipe, sipas vendimit të parlamentit, do të jetë zyrtare, e barabartë me maqedonishten e shumicës sllave. Ekziston vetëm edhe një barrierë që duhet të kalohet: ligjin duhet ta nënshkruajë presidenti i vendit. Do të ishte gabim i madh nëse Gjorge Ivanov kundërshton këtë vendim të parlamentit të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Duke e bërë shqipen gjuhë zyrtare deputetët e kuvendit të Maqedonisë kanë përqafuar vlerat e bashkëjetesës paqësore në një Europë të bashkuar. Ky është një rast për t’u gëzuar. Merita për këtë sukses kanë shumë shqiptarë, përfshirë sidomos të ndjerin Arbën Xhaferi dhe liderin e shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmeti, por edhe figura të tjera publike të shqiptarëve të këtij vendi.

Prej dy milionë banorëve të Maqedonisë gati një e treta janë shqiptarë. Kufizimi i deritanishëm i përdorimit të shqipes ka qenë një gabim historik i shumicës maqedonase dhe ka ndikuar shpesh që shqiptarët të ndihen si qytetarë të rendit të dytë. Respektimi i gjuhës shqipe është parakusht që shqiptarët ta pranojnë Maqedoninë si shtet të tyre, të cilit i paguajnë taksa. Me avancimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni realizohet një ëndërr e ngahershme e shqiptarëve të Maqedonisë.

Për të arritur këtu shqiptarët e Maqedonisë kanë kaluar një rrugë të gjatë. Në fund të viteve ’80 gjimnazistët shqiptarë dëboheshin nga shkollat e tyre dhe vazhdonin shkollimin në Kosovë. Për të shtuar presionin ndaj shqiptarëve autoritetet maqedonase prishnin muret gjoja të larta përreth shtëpive të shqiptarëve. Për t’i mbajtur shqiptarët e Maqedonisë të izoluar nga dija, pushteti në Shkup nuk lejonte të hapej universitet në gjuhën shqipe.

Kur disa intelektualë u përpoqën të themelojnë Universitetin e Tetovës më 1994, policia maqedonase rrahu dhe vrau njerëz. Kështu kaluan vitet ’90. Disa ndryshime pozitive gjatë bashkëqeverisjes së VMRO-së së Lupço Georgievskit me PDSH-në e Arbën Xhaferit nuk qenë të mjaftueshme për të shmangur rezistencën e armatosur të shqiptarëve të Maqedonisë. Pas përfundimit të konfliktit me Marrëveshjen e Ohrit shqiptarët në letër fituan disa të drejta thelbësore, por ato u realizuan shumë ngadalë – për shkak të zvarritjes nga ana e palës maqedonase, por edhe për arsye të polarizimit të përhershëm mes politikanëve shqiptarë.

Shumë vite të tjera u humbën në humnerën e korrupsionit dhe të përpjekjeve të kryeministrit shumëvjeçar Nikola Gruevski për ta shndërruar Maqedoninë në një shtet me tendenca diktatoriale. Përleshjet e inskenuara në Kumanovë mes disa bjerrakohësve shqiptarë dhe forcave policore të Shkupit në pranverë të vitit 2015 qenë edhe një dëshmi për qorrsokakun e rrezikshëm në të cilin kishte futur vendin Gruevski.

Sot në krye të qeverisë së Maqedonisë është Zoran Zaev, i cili ndikoi që parlamenti të kalojë ligjin që e bën shqipen gjuhë zyrtare. Me këtë Zaev padyshim ka hyrë në historinë bashkëkohore të Maqedonisë si politikan që pranon realitetin: Maqedonia po aq sa është shtet i maqedonasve është edhe shtet i shqiptarëve. Nëse gjatë këtij viti arrihet të zgjidhet konflikti absurd me Greqinë për çështjen e emrit, atëherë ka gjasa të hapet shpejt rruga që Maqedonia të fillojë negociatat për anëtarësim në BE dhe në NATO. Maqedonia është kandidate për anëtarësim në BE që nga viti i largët 2005. Ka ardhur koha që, më në fund, bota perëndimore të hapë portat për integrimin e Maqedonisë. Në këtë drejtim shqiptarët e Maqedonisë duhet të dhënë kontributin e tyre në mënyrë që Ballkani të prodhojë lajme të mira dhe jo vetëm histori kacafytjesh.

6 komente në “Triumfi i gjuhës shqipe në Maqedoni!”

  1. net says:

    Lahila il Allah Muhammad resul Allah! Qafirat sllavobullgare nuk bejne dot lodra me populli e bekuar nga I madhi Zot! Ky eshte vetem fillimi. Tani eshte koha te merremi me kauret e jugut. Çameria eshte toke e bekuarshqipetare dhe shume shpejt do te bashkohet me token ame! Ky popull dhe komb do te jetoje deri diten e kijametit! Allahu ekber! Ju monafika e mushrike pellcisni nga inati.

    1. albaniafirst says:

      net-po per “kauret” shqiptare a ke gje per te thene? Me sa duket nuk i ke pire ilacet sot, prandaj flet brockulla. Shqiptaret e ndare ne tre fe te ndryshme jane vellezer te nje gjaku. Ti dhe ca hajvane te tjere si puna jote, nga te dy krahet (te ashtuquajturit myslimane e ca te tjere mendjeshkulur nga kampi “ortodoks”) e identifikoni veten me fene qe ndiqni, prandaj mos thoni se jeni shqiptare.
      Feja e shqiptarit eshte shqiptaria. Per ne, shqiptaret e vertete, vellezerit e motrat tona jane te gjithe ato qe pamvaresisht fese qe besojne, flasin gjuhen e bukur shqipe dhe identifikohen vetem si shqiptare.

  2. Epo kjo pune! says:

    Shume mire dhe eshte nje fakt, qe ne shqiptaret asnjehere nuk abuzojme kur kemi gjerat ne dore ne raport me fqinjet ne Ballkan. Historia deshmon se sllavet u dynden por nuk gjeten troje bosh por popullsi vendase qe i mirepriti por si gjarpri qe jane, ata, duke ardhur te organizuar, arriten te ngrene gardhe dhe ose debojne ose asimilojne vendasit qe ishin te organizuar ne fise. Jemi tjeter kallep ne, nese shpallet neser cameria e arvanitasit minoritet dhe shtetformues ne greqi, ne nuk do i veme flaket atij vendi, po keshtu dhe Maqedonia do te jete nje vend ku te paret shqiptaret do e mbrojne e ndertojne. nje levizje per gjuhen shqipe duhet per Greqine tani sepse jane pothuaj historikisht gjysma shqiptare.

  3. NK says:

    TRIUMFI I DISFATËS SHQIPTARE.

    Vetëm shiptarellat e injorantët gëzohen me këtë status teknik të shqipes në FYROM.
    Disfatë e kulluar.
    Konfirmim i statusit inferior, minoritar, të shqiptarëve në FYROM.

  4. HODO GOSTIVARI says:

    O Enver, TRUMPETARI i DISFATËS!
    Krahaso shqipen me cilëndo gjuhë zyrtare në Zvicër dhe nxirr një përfundim.
    Mos u msho daulleve të breshërit! (sikur po bie shi pas thatësirave politike për shqiptarët nën FYROM-it)

  5. drini i zi says:

    Shqipteret te ngrate dhe naive si ne Shqiperi ashtu edhe jashte saje. Ky ligje eshte nje shuplake per shqiptaret e paditur. Nje popullsi autoktone i kufizohet gjuha me 20%.Nese neser per shkake te shpernguljeve te medha te shqiptareve jashte vendit bie % ne 19 atehere ska gjuhe shqipe zyrtare.Kjo eshte nje disfate e radhes e shqiptareve.Ne Kosove serbishtja eshte gjuhe zyrtare me me pake se 5%duke mos u kufizuar me %….Ne Zvicer gjuha retroromane eshte gjuhe zyrtare me 06%pa u kufizuar ne …..Injoranca jone nuk ka kufi ky eshte problemi jone kombetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje