Ilir Yzeiri
Nga Ilir Yzeiri
U bë një kohë e gjatë që i madh e i vogël, gazetarë nga ata që nuk kanë marrë më shumë se një notë 5 në shkollë dhe që rrinë gjithë ditën para dyerve të gjykatave apo të policive dhe që raportojnë për krime e për arrestime, kolegë të mi gazetarë të vjetër, pa përfillur këtu politikanë të të gjitha llojeve të opozitës, po vënë barrmën për « hatanë » që po bën Arta Marku në Prokurorinë e Përgjithshme.
Në Shqipëri po ndodh një fenomen i çuditshëm. Ka kohë që ne jemi bërë një vend qesharak, por tani në fund ligjërimi ynë publik, media në tërësi dhe sidomos ato mediet kombëtare në veçanti, janë bërë të neveritshme, sepse nga ora 9 e darkës e deri në orën 11, të gjitha pa përjashtim, qysh kur është zgjedhur Arta Marku flasin për të dhe para se të zgjidhej ajo, këto llagëme uturinin nga bisedat për Sajmir Tahirin. Në emisionet e pasdites në sallonet e këtyre televizioneve parakalojnë lloj-lloj femrash vanitoze që flasin për llojet e çizmve që veshin, për fustanet që ndërrojnë, për arredimin e shtëpisë dhe kulmin e ka arritur një emison në RTSH që imiton këto palaçollëqe.
Në këtë emision të RTSH-së publike flitet për thonjtë dhe tendencën e fundit që ka përfshirë kokëboshet shqiptare. Më kujtohet se para disa vjetësh, kur pat ardhur në Tiranë për një kurs të shkurtër gazetarie gazetari i njohur italian Paolo Gambecshia, pas dy ditësh, më thotë : Ilir nuk po kuptoj asgjë këtu te ju. Hap televizorin në mëngjes dhe meqenëse nuk kuptoj gjuhën shoh ato kanale ku jepet muzikë shqiptare. Mirëpo aty të gjitha klipet janë me vajza gjysmë lakuriq që kërcejnë mbi vetura të shtrenjta ose që lahen në pishina vilash super të shtrenjta. Çfarë janë këto ? Mua më duket sikur janë këngë të porositura nga bosët e drogës dhe të xhiruara në vilat e tyre. Nuk po kuptoj asgjë, përfundoi ai.
Nga ajo kohë nuk ka ndryshuar thuajse asgjë. Fotografia e Shqipërisë dhe imazhi i saj që përcillet nga mediat është po ai. Në mëngjes këngë majë veturave luksoze, pasdite sallone për të bërë paradën e thonjve, të këpucëve apo të arredimit të shtëpisë nga femra që nuk merret vesh se përse janë aq të kamura dhe në darkë garë për të bërë shtojcën e policisë kriminale, të prokurorëve e gjykatësve. Nuk ka asnjë filtër. Për një Prokurore të Përgjithshëm mund të flasë edhe injoranti më i shkëlqyer, mjaft që të ketë shkruar dy radhë në një gazetë. Shqipëria ngjan me një shtet të përmbytur nga llumi i sharlatanëve dhe mediokriteti transversal. Asnjë institucion besimi nuk ekziston. Institucionet e shtetit janë bërë si kulakët e dikurshëm që i nxirrnin në rrugë dhe u vinin parulla në qafë dhe gjithë turma bërtiste « Hy Kulaku i qenit ! ». Në krye të kësaj çmendurie kolektive është opozita shqiptare e cila qysh në vitin 2013 kur Berisha u shporr nga pushteti, është identifikuar gjithnjë e më shumë me budallain e fshatit që thotë të vërteta universale, por pa asnjë referencë.
Para disa ditësh, një kolegu i France 2 Paul Gasnier më shkruante dhe më thoshte se në Francë është botuar një lajm që shqiptarët janë komuniteti i parë për kërkim azili këtu dhe me këtë rast dua të bëj një reportazh për emisionin e France 2 « Envoyez speciale ». Vetëm në Shqipëri nuk qarkulloi ky lajm dhe vetëm në Shqipëri nuk u bë asnjë investigim për të parë se përse shqiptarët zunë vendin e parë si kërkues azili në Francë. Opozita po bëhet e neveritshme dhe krejtësisht e pabesueshme sepse për çdo gjë na tregon me gisht Edi Ramën. Boll ! Ka një kufi ! Lulëzim Basha dhe ata që e ndjekin duhet të kuptojnë se kështu siç e kanë nisur nuk e rrëzojnë Edi Ramën as për 100 vjet. Duhet ta dinë se pas Edi Ramës PS-ja ka një aset tjetër që quhet Erion Veliaj dhe që mund të fitojë jo 73 mandate por 80 mandate. Lulëzim Basha dhe ata që e ndjekin atë po bëjnë krimin më të madh në këtë vend. Ata po e lënë vendin pa opozitë dhe po e shkatërrojnë opinioni publik me marrëzitë që thonë dhe me idotësitë që llomotisin. Po le të kthehemi te Arta Marku.
Megjithëse për procedurën e zgjedhjes së zonjës Marku në krye të Prokurorisë së Përgjithshme janë shprehur të bardhë e të zinj, të kuq e blu, të mençur dhe gjynahqarë nga mendja, unë nuk shprehem sepse nuk jam jurist. Unë besoj në një kriter tjetër. Parlamanti Shqiptar ose më saktë Sali Berisha, të dy bashkë. kanë zgjedhur me procedurë të rregullt ligjore disa prokurorë të përgjithshëm. Sali Berisha i ka hequr natën e ka vënË ditën atë që ka dashur vetë e megjithatë asnjëherë nuk ka ndodhur kjo që po ndodh me zonjën Marku. Ne, shqiptarët, kemi një histori të trishtueshme me ndërtimin e institucioneve shtetërore. Pas vitit 1944 kur komunistët erdhën në pushtet i ndërtuam institucionet e shtetit shqiptar duke përzënë SHBA-në dhe duke mos u konsultuar me asnjë partner perëndimor. Në fillim ligjin e bënte Jugosllavia, pastaj Bashkimi Sovjetik dhe më pas paranoja e vemtisë së madhe komuniste. Pas vitit 1990 zgjodhëm të gjithë që të bëhemi anëtarë të familjes së madhe perëndimore dhe u kthyem si ajo delja e humbur në vathën që kishim braktisur.
Mirëpo, të gjitha elitat tona që na kanë drejtuar në këta vjet, vuajnë nga sindroma e komunistit. Nëse kemi pranuar që të bëhemi pjesë e një familjeje të madhe euroatlantike kjo do të thotë që duhet të ndërtojmë një shtet të drejtë e ligjor, duhet të respektojmë hierarkinë e vlerave që në këtë vend përfaqësohet nga Donald Lu dhe Romana Vllahutin, pra nga SHBA-ja dhe BE-ja. Po, është e vërtetë që pavarësia jonë tani është relative në kutpimin që i japin këtij termi shtetet perëndimore. Ne nuk jemi më Shqipëria e izoluar, por jemi Shqipëria anëtare e NATO-s dhe për sovranitetin tonë përgjigjet edhe NATO-ja. Ne jemi pjesë e kësaj familjeje të madhe sepse kjo hierarki vlerash na çliroi Kosovën nga pushtimi serb. Mirëpo çfarë ndodh sot ? Shqiptarët, të mësuar me izolacionizmin primitiv dhe me lloj–lloj fobirash nisin e ndërtojnë paranoja të gjithfarëshme neokomuniste dhe prodhojnë kundër Donald Lusë e Roman Vllahutinit rrëfenja me diversantë e me spiunë të kohës së luftës së fohtë. Në gjithë këtë zallamahi ne kemi edhe një histori të trishtuar, një simbolikë kriminale në traditën tonë të keqe. Ne e vramë kolnelin Thompson që kishte ardhur nga Holanda për të ndërtuar shtetin e ri shqiptar.
Ky zell i mbrapshte neootman dhe neokomunist që vihet re në qëndrimin ndaj SHBA-ve dhe BE-së që përfaqësohen këtu nga ambasadorët e nderuar Lu e Vllahutin është bërë si një drogë për opozitën dhe të tjerë që rrinë pas tyre, duke arritur deri atje sa të ndërtohen për ta lloj-lloj paranojash që jo vetëm ta shpifin, por na paraqitin ne gjithnjë e më shumë si një popull i mbrapshtë e folklorik që nuk e duam shtetin ligjor. Për ta përmbyllur, personalisht mendoj që, meeqenëse ambasadorët e nderuar, pra ata që përfaqësojnë kriterin e vlerave të asaj familjeje ku duam të jemi pjesë edhe ne, përkatësisht zoti Lu dhe Zonja Vllahutin dhe gjithë trupi perëndimor i akredituar në Tiranë e kanë përshëndetur zgjedhjen e zonjës Marku dhe e kanë ururar e nxitur atë që të vijojë detyrën e rëndësishme që ka marrë përsipër, unë jam i bindur se zgjedhja e saj është e ligjshme dhe nuk nguroj të them që edhe personalisht zonja Marku më duket se është njeriu që i ka munguar atij dikasteri.
Ndërsa lotët për prokurorët që po lëviz zonja Marku janë një gjë qesharake dhe pa kuptim. Ajo po transferon disa prokurorë dhe nuk po heq asnjë nga puna. Si ka mundësi që të alarmohen një shpurë e tërë gazetarësh për transferimet e disa prokurorëve të cilët në deklaratat e pasurisë kanë të shënuara mijëra e mijëra euro, dhjetëra shtëpi e makina luksoze. Nuk ma merr mendja se të gjithë jemi të prekur nga sindroma e Stokholmit, pra nga ajo sindromë që karakterizohet prej dashurisë së të burgosurit me xhelatin. Ndërkaq, për ata fëmijët e paushqyer në Kamëz nuk do të flasë njeri, për shqiptarët që kanë thyer rekordin në Francë nuk do të kujtohet njeri. Opozita po na tregon derën e burgut për tre nga pozita.
Në fakt do të ishte më mirë që të gjenim një prokuror që t’u tregonte derën e burgut të gjithë atyre që e katandisën këtë vend në këtë ditë. Dhe përgjegjësit më të mëdhenj, siç e dimë të gjithë, janë ata prokurorë që sot po i vajtojnë shumica e atyre gazetarëve që në vend të raportojnë për masakrën që kanë bërë këta prokurorë mbi shqiptarët na tregojnë se ku u janë shkelur të drejtat atyre pse transferohen nga Elbasani në Tiranë.(TemA)
JANE DISA GAZETARUC ,QE PAGUHEN MIRE NGA OPOZITA ,KUPTOHET QART NGA ANGAZHIMI I MADH I TYRE , QE CIRREN NGA MENGJESI DERI NE MESNATE GJOJA PER TE DREJTAT E PROKUROREVE . JANE IDIOTE , JANE TURPI KOMBIT , BASHKE ME ANALFABETET TANE ,QE NGRIHEN NE PROTESTA PER TE SHPETUAR HALLET E OPOZITES .
E KANE TE KOTE ,TE GJITHE KETA LUFTETARE , SHQIPERINE E KANE MARRE NE DORE NDERKOMBETARET . SA PER BERISHEN DHE LULIN , KY VEND U BE TURPI I BOTES .
Bravo llir
ARTIKULL I GODITUR, TE LUMTE ILIR !
Shume drejt Z. Yzeiri. Gazetaret e mire sot numerohen me gishtat e dores.
Nik
E ke qarê mor vëlla!??????
Jam shume dakord me cfare trajtoni ne kete shkrim z. Ilir. Popullit te thjeshte nuk i bie radha ta degjojne kur flet dhe renkon per padrejtesite dhe paraqitjen jo dinjitoze qe i ben klasa jone politike vendit te vet ne arenen nderkombetare. Me shume se kujt ne kete moment ju takon juve, intelektualeve, ti tregoni vendin kesaj opozite destruktive qe i ka mbire e keqja ne goje e ne mendje kunder shqiperise dhe shqiptareve. Nese lihen te livadhisin te lire duke kercenuar, akuzuar dhe shantazhuar kedo i del kunder, mund te perseriten skenare qe nuk do te deshem ti provonim serish. Prandaj, ju drejtohem serish juve intelektualeve, mbeshtesni fort krahun progresiv ne perpjekjet e shteruese per te ringritur shtetin dhe dinjitetin e Shqiperise ne nivele te pranueshme ne boten moderne e te kulturuar. Nese nuk e beni ju, jo me shkrime por me veprime konkrete, atehere aq me pak do ta bej populli i thjeshte. Shpresa per nje te ardhme te mire e te sigurte duhet mbajtur gjalle.
Smile – nqs nje popull asht i vdekur, ska intelektual qe i ban derman.
Mese e vertete dhe e sakte i nderuari Ilir Yzeiri. FLM per kete analize.
Shkrim i mrekullueshem Ilir. Pershendetje nga nje tepelenas!
O sa me kenaqe z.Ilir….tamam realiteti…fycka ngado qe rotullohesh
Shume drejt e trajtove une e kam shpreh edhe diku tjeter ka kohe qe urgjent duhet nje reforme ne medja dhe me hy ne to njerez qe jane te afte me integritet qe te perfaqesojne interesat e popullit dhe te vendit dhe jo interesat e xhepit tu behet skaner te pasurive dhe tu sekoestrohen te bjitha paret dhe paisjeg se shumica prej tyre i kan bere duke vjedh popullinne bashkepu im me qeveritaret efikurshem vetem duke ju sherbyer qeveritareve per perfitim paradh ne kundershtim me ligjin dhe nau eshte trash koka sa nje qen stanit .
Do te pushojne vetem kur te gjendet ai prokuror qe tu tregoje deren e burgut te gjithe atyre qe sollen vendin dhe e katandisen ne kete dite per kaq vjet ( shume mire e the ,bravo te lumte pena)
O ilir po do qaje opozita mor vella per keta prokurore se keta ishin mire aty ku ishin se punet e tyre i kishin mire pare sa te duash dhe gjemb ne kembe si hyri as nje politikani te koruptuar qe te trembeshin dhe te mos vithnin me , po te ndodhte kjo do ti thoshin drejtesi dhe ishte me mire sic e mbolli Sali Berisha ju vithni atje ne ketu pa ne te semes drejtesia njerzit nuk gjenin dot veten per pune apo dhe per sherbime te tjera Siguria per toke investime nga jashte “LESHTE”populli mori ruget ,tani shume gjera do te marin rugen e duhur Opozita po del si armike e kombit vet ,por kane kunder SHBA dhe BE
Me shume respekt e lexova kete analize, plotesisht reale dhe kuptimplote per ato shqiptare qe e duan kete vend. Urime.
bukur shume dhjetanjosi rracdhjere ilir yzeiri.
bukur shume dhjetanjosi rrac____dhjere ilir yzeiri.
Dakort z.gazetar, por nuk e kuptoj se si i jep vehtes te drejten te caktosh pasardhein e Rames ne PS e pushtet. A mos valle ky artikull i gjate behete vetem me qellim per te promovuar Velian, nje cope servil i neveritshem.
Shkrim shume i sakte dhe me vlere per cdo gazetar dhe analist dhe politika
qe dalin dite e nate ne televizor dhe radio.Keta une i quaj gjysem injorant dhe jane me keq
se bomba atomike e cila te shuan fare, ndersa keta te mbajne varur as ne toke dhe as ne qiell.
Per te gjithe ata qe llomotisin para-mbrapa pa fre nje fjale e urte popullore
thote “Dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete”.
e qarte e paster e kuptushme e drejte e pa an’shme … te lumte z. Yzeiri , RESPEKT
Haha…cfare artikullit(?!) Pse ore Ilir vetem kush ka mbaruar universitetin dhe me nota te mira ka drejte te flase,bej komente dhe te diskutoje per politike apo situaten ne Shqiperi(apo gjetke)?! Ku I gjen keto mend?! Dukesh si i Rilindjes Dhe nga pamja do te dukesh si intelektual por ajo nuk e ben te tille, shoku Ilir…
Po Ilir je shume i sakte, por fatkeqsia se nuk po kuptojne akoma se kujt i sherbejne ato turma amorfe mbas opozites mjerane ….se per interesat e kujt po kujisn langojt qe jane bere me te rrezikshem se bucja dhe deklarojne se do luftojme armiqte e brendeshem Edi Ramen dhe armiqte e jashtem Ameriken dhe Bashkimin Evropjane…… dhe harojne . se ne deren e kujt do trokasin neser apo e kane haruar slloganin e viteve 91 Shqiperia si gjithe Evropa ….apo kane frike tani ta deklarojne Shqiperia drejte e te gropa.