VIDEO/ Partizani humbet në miqësoren e parë në Turqi

12 Janar 2018, 15:50Sport TEMA

Partizani ka zhvilluar miqësoren e parë në përgatitjet e Turqisë. Përballë tyre ishte ekipi i Kasimpasha, një skuadër e njohur e kampionatit turk. Ekipi i Sulejman Starovës u dorëzua vetëm në minutën e 89, falë golit të Trezeguet.

rajneri Sulejman Starova e ka nisur këtë miqësore me këtë formacion: Hoxha, Kalari, Ibrahimi, Atanda, Kotobelli, Telushi, Trashi, Batha, Progni, Asani dhe Bardhi.

Pra, nga afrimet e janarit e nisi  ndeshjen titullar vetëm Telushi, ndërkohë që në pjesën e dytë është aktivizuar edhe mbrojtësi Egzon Belica, i cili ka zënë vendin e Kotobellit.

Ka pasur disa minuta në këtë ndeshje edhe për Filin, i cili zuri vendin e Asanit, por pa ndryshuar asgjë në rezultatin e takimit. Kasimpasha e ka “thyer” Partizanin me rezultatin 1-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje