Shqipëria? Për ne italianët është Amerika e re, toka e premtuar…

13 Janar 2018, 16:33Sociale TEMA

 Nga Michel Dessi

Italia është në rrugën e falimentimit, një hap larg humnerës.

Prova? Është para syve të të gjithëve.

Politika e keqe, neglizhenca, mungesa e drejtësisë, korrupsioni. Këto janë vetëm një shembull i vogël.

Falimentimi i “Bel Paese” lexohet para së gjithash në sytë e miliona italianëve, që janë të detyruar të mbushin valixhet dhe të largohen.

Largohen tutje, në kërkim të një të ardhme më të mirë.

Të lumtur e të qetë.

Të rinj dhe më pak të rinj, student dhe biznesmenë, pensionistë dhe punëtorë të thjeshtë.

Si p.sh Massimo, në Itali një kuzhinier si shumë të tjerë, paguar keq dhe i pasigurtë, ndërsa në Shqipëri ndërkohë, është një shef kuzhine mjaft i vlerësuar dhe i paguar mirë.

Për këtë arsye, tre vjet më parë vendosi të transferohej 200 kilometra larg nga bregu Italian.

“Do më pëlqente të qendroja në Itali, ai është vendi im, toka ime, thotë Massimo me vështrimin melankolik.

“Por këtu në Tiranë jetohet më mirë. Shumë më mirë.

Krahasuar me Italinë, je më i kënaqur dhe jeta kushton më pas.

Ky vend për mua është Amerikë”, thotë ai.

Po, Amerika, toka e premtuar, aq e dëshiruar dhe e “pushtuar” nga etërit tanë me djersën e ballit.

Sot kjo ndodh në Shqipëri, destinacioni i ri për italianët e zhgënjyer, të lodhur dhe të mbytur nga burokracia jonë.

Vetëm në Tiranë numërohen më shumë se 20 mijë (të regjistruar).

Njëri prej tyre është Carmelo, pronar i një fabrike makaronash.

“Unë bëj makarona italiane dhe u ashes restoranteve të zonës, më pëlqen shumë dhe fitoj mirë.

Këtu me dy mijë euro në muaj bën një jetë të mirë, je i pasur.

Ka shumë avantazhe dhe punohet me qetësi, pa problem.

Këtu shteti të ndihmon, të vjen të takon, jo sin ë Itali.

Ke mundësi të mira të bësh biznes dhe unë ndihem mirë.

Në Shqipëri më duket se po shoh vitet e bumit ekonomik italian”, thotë ai.

Tirana është një qytet i “trazuar”, rritet ditë pas dite, nuk ndalet kurrë.

“Blloku” është lagjia më në vodë në Tiranë, plot me locale të mbushura me njerëz. Në çdo orë të ditës dhe natës.

Duket tamam sikur je në Amerikë.

Medalja tani ka ndryshuar.

Jo shumë kohë më parë, para afrikanëve, zbarkonin si klandestinë në brigjet tona, ndërsa tani, jemi në italianët që po “pushtojmë” (ligjërisht dhe nga ajri), Shqipërinë!

*Il Giornale-Shqipëroi-TemA

15 komente në “Shqipëria? Për ne italianët është Amerika e re, toka e premtuar…”

  1. albatros says:

    Kush ja u jep te drejten ketyre qelbesirave pepino te vijne ne Shqiperi dhe te na pushtojne? Perse kjo qeveri e shitur u jep perparesi te huajve dhe zbon Shqiptaret?

    1. lavdosh says:

      nuk po te pushton njeri. Vijne ne Shqiperi se u ofron mundesi dhe punojne shume. Shqiptaret rrine ne kafene, enderojne se do fitojne llotarine dhe bejne plane per te ikur refugjat ne Angli/Gjermani dhe te jetojne ne kurriz te te tjereve. Italianet dhe te huajte e tjere, vijne ketu, rrezikojne, investojne dhe krijone vende pune per ata qe duan te punojne dhe mesojne. Thjesht Shqiperia ofron mundesi per cdonjeri qe punon dhe nuk enderon per pune qeverie vetem

  2. Lee lee says:

    Dhe pastaj me doli gjumi

    1. like says:

      tobe strafulla! ça ka pi gazetari

  3. rush says:

    O la, mire qe genjeni, por te pakten me lezet.

  4. Pellazgos says:

    Mirepo ka akoma “Indiane” ketu, ju fashistet e Vlores dhe Shqiperise.
    Po ja arritet qellimit ne Shqiperine e Epirit dhe Ilyreve si Aglezet ne A erike,bravo ju qofte.
    E filluat me spiunet katolike ne emer te “Zotit” dhe ja arritet me Terezen qe esbte mbi Heroin Kombetare.
    Po e mbushni boten me propagande dhe buste,emra sheshesh,rrugesh,spitalesh te Terezes se Indise ne nje vend qe nuk ju takon.
    E dime ne Shqipetaret e vertete shkaterrimin e rreth 80 qyteteve Greke te Epirit munder Pirros.
    Ne qofte se Pirrua ishte shqipetare atehere si ka mundesi qe injoroni historine dhe i shpelani trurin Sulejmaneve apo Qemaleve “shqipetare”?
    Ku eshte nderi dhe dinjiteti?

    1. Llafazani pa dogane says:

      IMos pi ilace te skadume se shkruan budalliqe.

  5. angjelini says:

    Ekonomia e tregut eshte e bazuar ne merit dhe konkurence. Keshtuqe askush nuk po I largon shqiptart perveq padurimi dhe dembeldheku.

    1. albatros says:

      Shqiptaret po i zbon qeveria e shitur tek te huajt.

  6. Epirioti II says:

    Albatrosi e di me mire se kushdo qe eshte nje bote i lire. Mundesite ekzistojne kudo si ne vendin tend dhe jashte atij po te jesh punetor, te kesh pordhe pak, dhe mbi te gjitha te mos rreshtesh duke mesuar.

    Ne cdo vend te botes ata qe njihen si “loosers” ankohen per qeverine. Pjesa tjeter, punon, nje here ne 2 vjet voton, dhe kthehet prape te punoj.
    “Qelbesirat pepino” eshte nje fjale kaq raciste dhe e ndyre sa te kujton Irena Pivetin, kur thoshte per shqiptaret “mbytini leckamanet ne det”.

    1. killer says:

      izraeli nuk lejon te huaj po ju jep perparesi shtetasve te vet.Qeveria jone e Shitur perdor politika diskriminimi nda shtetasve te vet duke i mbyt me taksa dhe ndeshkime bisnesmeneve vendas dhe duke perkedhelur te huajt

  7. h says:

    Ma che cazzo stai a dire !
    In Albania ci vanno solo quelli hanno delle aziende e non sanno come
    illudere il fisco attraverso movimenti finti delle merci. Oppure chi ha
    somme importanti da riciclare.Le favole andate a raccontarle da un altra parte.
    Sarebbe bello per il popolo albanese, fosse vero che sono diventati terra promessa
    di questo secolo.Perche continua l’emorragia dell’immigrazione secondo voi ?

  8. Arben says:

    Po te kesh para, biznes dhe profesionist ne kuzhine sic eshte ai italiani, ka te drejte kur thote se shqiperia eshte amerike.

  9. western Union says:

    A keni nevojë për një hua personale ose të biznesit pa stres dhe miratim të shpejtë? Nëse po, na kontaktoni sot pasi aktualisht ne ofrojmë kredi me normë superinteresi 2%. Përgjigju me këtë Email: [email protected]

  10. mikel says:

    ne 95 nje plak i mencur italian me thote: ju duhet 50 vjet qe te nderroni mentalitet,, tashi e kuptoj qe plaku paska thene pak per te me beri qefin
    roma pushtoi boten ,por bota ja njeh qe i qyteteroi ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje