Henri Çili nuk do të jetë më administrator i UET

13 Janar 2018, 10:03Sociale TEMA

Henri Çili largohet nga drejtimi i Universitetit Evropian të Tiranës.

Kjo u bë e ditur nga vetë Çili në emisionin “Zonë e Lirë” te Arian Çani.

Ai tha se që prej këtij muaji, nuk do të jetë më administrator i UET.

Kjo, për shkak të mbarimit të mandatit të tij, i përcaktuar nga statusi i universitetit.

Henri Çili është një ndër ideatorët dhe aksioneri i vetëm i UET-së.

Vendin e Çilit e ka zënë Arbi Agalliu, i cili do të jetë administratori i ri i këtij Universiteti.

Arbi. Agalli ka përfunduar doktoraturën mbi Sistemin Bankar në Shqipëri në 2013 pranë Universitetit të Tiranës.

Pas studimeve të larta në UT, Arbi ka kryer një Master Shkencor për Shkenca Europiane Ekonomike në Universitetin e Bambergut në Gjermani.

Ai ishte drejtor i Shkollës se Doktoraturës në Fakultetin e Ekonomisë në UET ku shërben edhe edhe si pedagog.

3 komente në “Henri Çili nuk do të jetë më administrator i UET”

  1. Ivan i madh says:

    Kjo eshte nje brockull e radhes cfare i duhet tani Neim fshatarit administratotlleku kur vete eshte pronar i saj kesaj i thone ne mos hale, wc. Dhe kjo rokade qe behet prape vendimit do i mare Neimi gomari Cil

  2. Albi_I says:

    Kjo eshte skeme sa per te zbatuar nje nga parimet e ligjit te ri te arsimit te larte. Cili eshte pronari dhe mbetet pronari. Po faleminderit Mero Bazes qe e verteton aleancen qe kane miqte e Rames dhe te Berishes ne prapaskene, duke na ofruar keto lajme.

  3. freee says:

    Do i futet politikes tani se boll degjeneruan sistemin tani duhet te forcojne rrenjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje