Këto ditët e fundit, ka pasur shumë spekulime se kush do ta zëvendësojë Sokol Ballën, në Top Channel.
Një prej emrave të përfolur, apo vetëpërfolur, ka qenë edhe Sonila Meço.
Por kjo e fundit, me anë të një statusi në FB, thotë se nuk rikthehen në “kazan”.
“Për një gazetar, kulmi profesional arrin kur emri i tij lidhet me emrin e medias më të fuqishme e të rëndësishme në vend.
Kjo më ka bërë të ndihem mirë dhe të përjetoj pozitivisht çdo lajm, apo lajm të rremë që ka qarkulluar me emrin tim.
Prej 2 vitesh e gjysmë, që nga koha e mbylljes së Agon Channel kam zgjedhur të qëndroj larg ekranit, për t’i qëndruar kësisoj larg ‘kazanit’ në rastin më të mirë, ose mediave të regjimit në rastin më të keq.
Andaj edhe rikthimi im, kurdo që ai të ndodhë, do të jetë në një media të lirë, as ‘kazan’ e as media regjimi”, shkruan ajo.(TemA)
Per dy gjera ndihem mire prej kesaj kohe demokratike. E para eshte qe me rane veshet rehat prej Shpetim Idrizit. Kurse e dyta eshte ku e ku me mire . Dhe sikur ne hene po te kisha vajtur sdo isha ndjere me mire se sa kjo qe sshoh me fytren tende ne ekran