Teuta ka luajtur sot pasdite ndeshjen e parë miqësore në Turqi, ku përballë kishte skuadrën çeke të Sllovaçkos. Kjo ndeshje është mbyllur me fitoren minimale, 1-0, të çekëve, por goli në fakt është shënuar nga durrsakët.
Mbrojtësi i ardhur në mërkaton e dimrit, Gjorgjievski, ka shkaktuar një autogol në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes.
Pjesa e parë u mbyll 0-0, madje Teuta ka qenmë më afër golit me sulmuesin Latif.
Trajneri Stavri Nica, i cili ka bërë ëkshtu debutimin në stolin durrsak, ka aktivizuar në gjysmën e dytë të pjesës së dytë të gjithë lojtarët që kishte në stol.