VIDEO/ Rama thumbon LSI-në: Të pastrojmë zyrat e shtetit nga parazitët dhe grabitqarët

13 Janar 2018, 16:58Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka folur nga qyteti i Rrëshenit lidhur me projektin  e qeverisjes për administratën shtetërore.

Shefi i qeverisë duke zhvilluar një bashkëbisedim me banorët e zonës në kuadër të prezantimit të Plalformës së Bashkëqeverisjes me Qytetarët, tha se duhet të pastrohen zyrat e shtetit nga individët që kanë për synim vjedhjen e qytetarit.

Rama u bën apel qytetarëve të regjistrohen në platformën www.shqiperiaqeduam.al dhe të bashkëpunojnë për të rigjeneruar administratën.

“Rrëshen – Regjistrohuni në platformën www.shqiperiaqeduam.al ??Shkarkoni aplikacionin në telefononin tuaj dhe jeni online me qeverinë, për çdo ankesë, kërkesë, sugjerim apo çështje në interesin tuaj?

Mos humbisni kohë dhe energji duke kërkuar mik për një hall me shtetin, kjo është rruga që qeveria të bëhet miku juaj i drejtëpërdrejtë✌

Së bashku, mund të zgjidhim pa humbur kohë probleme e halle të krijuara nga burokracia dhe mund të pastrojmë më shpejt zyrat e shtetit nga parazitët e grabitqarët që marrin frymën e njerëzve të zakonshëm?”, shkruan kryeministri Rama.(TemA)

3 komente në “VIDEO/ Rama thumbon LSI-në: Të pastrojmë zyrat e shtetit nga parazitët dhe grabitqarët”

  1. Luli says:

    Ankohen per avokaten e popullit qe keni vendos ju,per pazaret e juaja me lulin.
    E mbas,
    Asgje
    Talleni talleni ju me popullin me keso idiotsira edhe vidheni me milliona.
    Va dha nje million,apo mjafton tash qe pamja nga deti u liruar per ju e ndertuesit e juaj,

  2. Arber Iliri says:

    Rama duam s’duam duhet me e mbajt edhe nja dy zgjedhje te tjera, mbase behet ndonje mendje hapur lider qe te mos shkojme prape per lesh si me Berishen e NanonDuhet me u be te qut s’eshte pune partish eshte pune njeriu qe udheheq.

  3. Koba says:

    Po kalon viti dhe asnje veprim ndaj te punesuareve te LSI.Ata vazhdojne avazin e Like Floririt ,kurse JU merreni ende me lloqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje