Ekskluzive: Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit të Shtetit i vitit 1970-të dërguar udhëheqjes, për tregtarin nga Kosova që vinte në Tiranë si përfaqësues i një firme nga Bosnja
Nga Dashnor Kaloçi
Haki Keta: “Duke studjuar qëndrimin dhe kujdesin e tij për t’u dukur “kosovar i mirë”, gjatë gjithë këtyre vjetëve që ka ardh në vëndin tonë, bindemi se kemi të bëjmë me një agjent të kualifikuar të Zbulimit Jugosllav, i cili nga që është trajtuar ngrohtë nga shokët e tregtisë, ka krijuar përshtypjen në organet e UDB-së se mund të pranohet për të ardhur në Shqipëri”
Gjatë gjithë periudhës së ekzistencës së regjimit komunist të Enver Hoxhës, që nga fillimi i dhjetorit të vitit 1944 e deri në pranverën e vitit 1991, pas çdo të huaji që vinte në Shqipëri, si vizitor, turist, për probleme tregtie etj, dukej se fshihej një agjent i zbulimeve të huaja?! Ndaj kësaj paranoje që kishte fabrikuar dhe nxiste vija politike e propagandua zyrtare e udhëheqjes së lartë komuniste të Tiranës, duket se nuk i kishin shpëtuar as bashkëkombasit tanë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, të cilëve ju jepej rasti dhe mundësia të vinin në në atdheun amë. Madje madje, shqiptarët që jetonin në viset e tyre në anën tjetër të kufirit, ishin më të ekspozuar ndaj kësaj paranoje dhe organet e specializuara të Ministrisë së Punëve të Brendëshme, si Sigurimi i Shtetit dhe ato që kamufloheshin nën petkun e diplomatit, ishin përherë “roje vigjelente” ndaj çdo shqiptari të këtyre viseve që vinte në Shqipëri. Kjo gjë, veç të tjerash shikohet qartë dhe nga ky dokument i shkurtër arkivor që mban siglën “Sekret”, ku një nga drejtuesit e lartë të Sigurimit të Shtetit, informon udhëheqjen e lartë lidhur me vizitën e
qëndrimin në Shqipëri të një shqiptari nga Kosova, Shyqyri Kastrati, i cili kishte ardhur në Tiranë për probleme tregtie, si përfaqësues i një firme boshnjake nga Sarajeva. Siç duket dhe nga dokumenti në fjalë që publikohet për herë të parë ekskluzivisht për gazetën Tema, kosovari Kastrati, jo vetëm që është ndjekur në çdo hap ku ka shkuar dhe lëvizur gjatë qëndrimit të tij disa ditor në Tiranë, por dhe është përgjuar për çdo gjë që ai ka thënë dhe shprehur. Kjo gjë mundet të jetë bërë ose me T.O. (teknikë operative, përgjues), ose nga njerzit që e kanë shoqëruar atë gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri. Dhe konkluzioni i shprehur qartë nga drejtuesi i lartë i Sigurimit të Shtetit, (Haki Keta), është se: “….Shyqëri Kastrati është një një agjent i kualifikuar të Zbulimit Jugosllav….”. Ajo që vihet re te ky dokument, është fakti se aty nuk ka asnjë shënim nga “shokët” e udhëheqjes së lartë të cilëve u është adresuar ky raport-informacion…?!
S E K R E T
Ekzemplar Nr 1
E perkoheshme 5 vjet
Tiranë, më 5.7.1970
I N F O R M A C I O N
Nga data 19-26.1970 qëndroj në vëndin tonë tregtari kosovar Shyqëri Kastrati, së bashku me katër të tjerë (dy serbë, një boshnjak dhe kosovari Ismail Juniku). Shyqëri Kastrati erdhi si ndërmjetës i firmës se ferro-elekro të Sarajevës, nga e cila do tregtoheshin televizorë dhe vagona cisterna për bitum të lëngshëm, kërkesë e bërë nga shokët e Makina Importit në Maj të këtij viti, gjë që ai e çfrytëzoi për të ardhur së bashku me ta, jo vetëm se nga një ndërmjetësim i tillë ai ka një përqindje të mirë fitimi, por që e minimizon shumë, duke thënë se këtyë e bën si shqiptar, duke kuptuar nevojat tona.
Më datë 20.7. u muarr takim në Agroexsport. Gjithë kohën e ka kaluar në Tiranë pa qenë i shoqëruar nga shokët e vet. Që në bisedat e para dhe deri në fund të bisedimeve, ka fol vetëm për
fjalën dhe problemet që ngriti shoku Enver në Bajram Curri. Sipas tij fjalimi është prit mirë në mënyrë të favorëshme nga të gjithë dhe ka bërë jehonë në Jugosllavi. Si rezultat i këtij fjalimi “paska një zbutje të theksuar klime”, në marrëdhëniet midis dy vëndeve. Pas këtij fjalimi shumë njerëz në Kosovë paskan folë se një gjë e tillë është prit prej kohësh dhe dihesh se do të ndodhte një ditë, sepse “heshtja, qëndrimi i matur i Jugosllavëve dhe tentativat e vazhdueshme të tyre për përmirësim marrëdhëniesh”, do të gjenin një ditë një përgjigjie të favorëshme nga ana e Shqipërisë. Dhe kjo ditë erdhi.
Lidhur me problemet që ngriti shoku Enver, Shyqëri Kastrati u mundua të shpjegonte se “si e kishte kuptuar ai këtë fjalim dhe çka mund të ndërrmerrej nga ana e Jugoslavisë dhe e Kosovës, për t’i shkuar këtij fjalimi me masa praktike”. Fill mbas fjalës së shokut Enver, janë thirrë në Beograd shumë kuadro të Kosovës, midis tyre rektori i Universitetit të Prishitnës me zëvëndësat e vet, sekretari i Lidhjes së Komunistëve të Universitetit, Kurtes Saliu dhe qenkan biseduar çështje të këtij institucioni që lidhen me Shqipërinë. Po këtij qëlimi i kanë shërbyer edhe vizita në Kosovë e kryetarëve për arsim e kulturë të kuvendit federativ.
Eshtë duke u studjuar mundësia jo vetëm e zgjerimit të tregtisë dhe zgjatjes së kohës së pagesave, por të dy vëndet të mos tregtojnë më me lista mallrash, por sipas kërkesavë dhe nevojave të firmave dhe institucioneve përkatëse, sesi vende në zhvillim duhet të ndihmojnë reciprokisht njëri tjetrin, për çdo mall dhe material që disponohet. La të kuptohet se bilancet negative apo positive ndërmjet dy vëndeve tona, nuk duhet të bëhen pengesë për zhvillim, zgjerim dhe përmirësim të marrëdhënieve, duke theksuar se bilanci negativ i Shqipërisë nuk duhet të merret në konsideratë.
Parashifet se pasi të organizohet ndërrmarrja e import-eksportit në Kosovë, të dërgohen në Tiranë përfaqësuesit e saj të përhershëm, që sipas tij nuk kanë të bëjnë me përfaqësinë diplomatike, duke pasur sipas tij zyrat dhe shtëpitë e banimit më vete.
Paska mendime në njerzit e dhomës ekonomike krahinore, se tani ka vënd për t’u marr vesh për mundësinë e shkëmbimit të mallrave edhe në zonën kufitare. Kështu organet tona të tregtisë të shkojnë në ditë të caktuara në Prizren, Gjakovë dhe gjetkë për të tregtuar mallrat shqiptare dhe të njëjtën gjë ta bëjnë edhe organizmat tregtare të këtyre komunave afër kufirit.
Në të ardhem mund të studjohet mundësia e krijimit të grupeve të përbashkëta të studimit të tokës në zonat kufitare dhe të dy vëndet mund të bashkëpunimin në ndërtimin e objekteve industrial, ujitje, energjitike etj. Sipas tyre kështu Shqipëria do të ndihmojë konkretisht në zhvillimin e Kosovës dhe se vetëm me këtë mënyrë mund të kufizohet deri diku vërshimi i të tjerëve atje, si çekëve, hungarezëve, gjermanëve, rusëve, të cilët qenkan duke bërë vizita të shpeshta në Kosovë dhe se qenkan duke studjuar burimet ku mund të bëjnë investime kapitale.
Shumë firma të Kroacisë, Bosnjës etj, janë duke bërë përpjekje për të dërguar përfaqësuesit e përhershëm në Tiranë.
Në kuadrin e përmirësimit të marrëdhënieve do të kërkohet që nëpërmjet Radio Prishtinës dhe asaj të Tiranës, të shkëmbehen informacione e programe, mundet dhe emisione të posaçme. E njëjta gjë të bëhet dhe në të ardhmen me qëndrat etelevizive. Po kështu të ketë shkëmbime gazetarësh, ansamble, grupe solistësh dhe këngëtarë popullorë, grupe turistike, sportivë etj.
Shumë njërëz të firmave në Kosovë, konstatojnë se Shqipëria bën më shumë tregti me Maqedoninë se sa me Kosovën dhe se për këtë qënkan të pakënaqur. Foli keq për përfaqësuesin tregtar maqedon në Tiranë si dhe për përkthyesin e përfaqëësisë diplomatike.
Përsëri ngriti problemin se ndërrmarrja ferro-elektro e Sarajevos, i ka kërkuar mendim që të dërgoj si përfaqësues të përhershëm të saj në Tiranë. Shtoj se për këtë nuk paska dijeni “askush” në Kosovë dhe se vetë drejtori i përgjithshëm i kësaj firme, don t’i bëj “një nder dhe të mirë” për interesimin e tij që e lidhi me Makinaimportin.
Vazhdimisht qëndronte në Kafe Rinia, Tirana dhe Pallat të Kulturës, ku dilte dhe kërkonte për takim. U interesua që të takonte Ali Buletinin si mik të vjetër të tij. Morri disa takime me qytetarë të ndryshëm që vinin për t’u takuar me Ismail Junikun, i cili për 8 ditë rresht, nuk u paraqit asnjëherë në bisedime tregtare. Veç sa më sipër nuk ngriti ndonjë problem tjetër.
Duke studjuar qëndrimin dhe kujdesin e tij për t’u dukur “kosovar i mirë”, gjatë gjithë këtyre vjetëve që ka ardh në vëndin tonë, bindemi se kemi të bëjmë me një agjent të kualifikuar të Zbulimit Jugosllav, i cili nga që është trajtuar ngrohtë nga shokët e tregtisë, ka krijuar përshtypjen në organet
e UDB-së se mund të pranohet për të ardhur në Shqipëri, si përfaqësues i një firme në Bosnjë, se ka fitura sipas tij besim dhe kredi te njerzit tanë, për të kryer detyrat e parashikuara nga zbulimi jugosllav ndaj vëndit tonë. Të gjitha sa ai ngriti gjatë këtyre ditëve, pa e ngacmuar për as një gjë më të vogël, janë orientime dhe vijë e dhënë nga ana e UDB-së.
KRYETARI I DEGES SE VEÇANTE
Kon. dat. M.Z. (HAKI KET
po kosovaret turq njihen per pabesi dhe spiuna nuk eshte cudi per kete Kastratin sepse shqipetaret e shqiperise i njohin mire turqit-islamike te kosoves njeri shume i perfolur ne kohen e luftes me italine Xhafer Deva spiuni nga gjakova qe spiunonte italine fashiste nje kriminel i pabese.
NUK KA ASNJE POPULL NE BOTE, QE TRADHETON KOMBIN E TIJ , PERVEC SHQIPETAREVE . NE KOSOVE GJYSMA JANE AGJENT TE SERBISE.
Budallallek i madh ky “zbulimi” i Kaloçit.
Tregtare apo gazetare dihet qe perdoren si kanale komunikimi. Ne sjelljen e ketij nuk ka asgje te fshehte madje ai eshte shprehur qarte.
Per me teper sinjalin e dha i pari Enveri me fjalimin qe citohet. Komentet e “tregtarit” jane shprehje e linjes zyrtare te Jugosllavise bashkepunimi me te cilen u konkretizuar psh me lidhjet mes 2 universiteteve te Prishtines dhe ate te Tiranes. Kete duhet te studioje historiani jo na nxjerrin nje cope leter dhe na e shesin sikur zbuluan Henen.
Por nga keta kosovaret e “mire” pame me dhjetera ne fillim te viteve ’90. Njeri me shkerdhate se tjetri.
Dhe nuk eshte cudi qe 99% e spiuneve dhe tradhetareve jane beqira e hasane.
Oboooboooo…
Kur nje tregtar nga yu behen agent,cka me thane ne per nje shkrimtar nga albanistani..
se pari shyqri kastrati asgje nuk e dokumenton qe i takon etnis se paster shqiptare,kur ka turq,qerkez te georgis ish ushtar otoman,bektashi-dervish,ish solda otoman nga azerbeigjani e bektashi te turqis,magjup musliman me emra te njejt me shqiptar,dhe ish shqiptar te shortuar ne turq.pra espihuna nga azia turke se kurren e kurres shqiptari nuk tradhton shqiptarin e punoje per interesa serbe e turke.prova konkrete qe sot turqit e shqiptaret e shortuar ne turq qe tradhtojn shqiperin,kosoven e maqedonin.turku jet qdoher vetem nje turk antishqiptar.
Ky Dashnor Kaloci qenka nje koqe gomari e vertete…
Mero,po ti perse merresh me koqet…???…
Mos ju duket aspak e cudicme kjo gje qe thuhet per Shyqyri Kastratin dhe per plot te tjere qe vinin ne ate kohe ne Shqiperi. Kete Dashnor Kalocin si e mer e kam degjuar,nuk e njoh por me sa me kujtohet ky person mund te kete qene i persekutuar(ndoshta gabohem) dhe persona te tille gjithmone nxjerrin sekretet e asaj kohe dhe duan ti paraqesin si zbulimin e madh te tyre. Ne c’do shtet ka rregulla dhe normal qe persona te ardhur nga jashte sidomos ne ate periudhe qe kalonte Shqiperia do kishte edhe kontroll,survejim apo verifikim per persona te vecante aq me teper qe vinin nga ish Jugosllavia. Nuk shoh asgje te keqe ne kete drejtim.Eshte krejt normale. Nese ti survejon apo verifikon dike nese kryen veprimtari te paligjshme apo jo nuk do te thote asgje. Sot te gjithe survejohemi apo pergjohemi nepermjet telefonave celuar apo fix per rutine apo per ata qe merren me veprimtari te tjera eshte detyrim per te zbuluar rrjetin apo qellimet e tyre,etj etj. Problemi ketu mua me duket ky Dashnor Kaloci qe bashke me ca te tjere shfytezojne materjalet sekrete te asaj kohe dhe nxjerrin pa asnje te drejte gjera qe s’ka pse te behen publike. Te dy peronat e permendur me lart. I njoh personalisht .
Pse ka qene vigjilenca aq e larte,dhe pergatitja psikologjike e punonjesve te sigurimit te shtetit socialist,pa pati aq jete te gjate pushteti popullor nen udheheqjen e Enver Hoxhes.Punonjesit e sigurimit te shtetit,, me nje talent dhe intuit te zhvilluar,krijoi nje siguri jete dhe prone ne shqiperi,qe mund te krahasohet me organizatat me te fameshme te zbulimit boteror.Pavarsisht se sot,Berisha e lakenjet e tjere i quajne spiuna,, se ashtu ja do puna,por ata qendruan besnikerisht ne sherbim te atdheut,popullit dhe pushtetit te asaj kohe te art..Vertete populli ne ate kohe jetonte pa frike.Sot ne kohen e Sali Berishes,te vijne agjentet,hajdutet e tij, te hyjn e ne shtepi, te grabisin dhe ne fund te vrasin.
Po ka grek gjergj kastrioti?Kosovaret nuk kane arsye te pyesin grekafonet e sigurimit per te ardhur ne Shqiperi.Po sigurimit shqiptar ju bene kosovaret xhebrail emini qe nga koha e vellazerise me miladinin,dushanin rankovicin.Nuk la kosovar pa futur n burg enver hoxha.Po dije mire ti grek i sigurimit se Kosova qe cliroi kete cope shqipri londineze do te cliroje edhe CAMERINE.Xhaferr Deva ishte nje burre prej Mitrovice qe te fuste plumbin ne goje kelyshve te Serbise dhe grekafoneve te greqise.Nuk e i kishte zanat spiunllekun se i vreiste vete me doren e vet,si spastroi Tiranen nga morrat e kuq.
voglusha,mos harroni se isa boletini trmi nga mitrovica,shkoj deri ne londer,vjen e rome per pavarsimin e shqiperis.po ky isa boletini beri garden e par shqiptare per mbrojtjen e pavarsis se shqipris nga pjellat turke,qe djegshin flamurin shqiptar naten.kujdes,se pa kosoven ,shqiperine e perbijn greku e serbi.
iii
Po Mul Noka cfare eshte?
Cfare zaberhane idiota jeni o komentues “pionier te Enverit”.Paska thene shoku Haki Keta qe Shyqyriu eshte agjent i UDB dhe keta shajne kosovaret.
Por ju o letyra komuniste jeni 100 vite mbrapa nga kosovaret per atdhedashuri dhe patriotizem.
Per komunistet dhe kolopucet spurthjak te chatit te TemeS nuk ka patur Shqiperi ,por vetem Enveri.
O dallkauker ,kosovaret lane Londren ,Bostonin ,Zyrihun e Munihyn per te luftuar per Kosoven ,ndersa ju i veni zjarrin Shqiperise per 5 lek sic ja vute ne 97 dhe na krijuat Federaten e Jugut e sic ishit gati tja vinit ne 21Janarin e famshen.
Nipat dhe mbesat e Dushan Mugoshes dhe Miladin Popovicit shajne kosovaret ????.Ej bela me keta injorante komuniste……gjeja me antishqiptare qe eshte shfaqur ndonjehere ne historine e kombit shqiptar.
Nje quiz komunist…..komunisti Mehmet vrau veten apo e vrau komunisti Enver ????
Fituesi merr medaljen “Miladin dhe Dushan”