Ish-futbollisti gjendet i vdekur pranë banesës në Sarandë, dyshimet e para të policisë

15 Janar 2018, 08:52Politika TEMA

Një person është gjetur i pajetë dhe me dëmtime në kokë e pjesë të trupit në Sarandë.

Viktima është Leonard Qesari, 61 vjeç.

Ai ka qenë ish-futbollist i Butrinit (1970 – 1985) dhe aktualisht punonte në Bashkinë e Sarandës.

Trupi i pajetë është gjendur në trotuar në lagjen numër 4 të qytetit, poshtë pallatit ku jetonte, rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Policia e Sarandës ndërkohë ka dhënë detajet e para.

Sipas policisë, dyshohet se 61-vjeçari ka rënë nga shkallët e katit të gjashtë dhe ka gjetur vdekjen.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 15.01.2018, rreth orës 05:25, në lagjen ”Nr.4”, mbi trotuar është gjetur i pajetë dhe me dëmtime në kokë e pjesë të trupit, shtetasi Leonard Qesari., 61 vjeç, banues në lagjen Nr.4, Sarandë.

Nga verifikimi paraprak dhe këqyrja që u është bërë kamerave ka rezultuar se shtetasi ka rënë nga shkallët e katit të gjashtë në hyrjen e pallatit ku banon dhe pasi ka rënë është munduar të ngrihet e të ecë ku më pas ka ndërruar jetë mbi trotuar.

Nga veprimet e para hetimore të kryera dyshohet se shtetasi ka qënë nën efektin e pijeve alkoolike. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

1 komente në “Ish-futbollisti gjendet i vdekur pranë banesës në Sarandë, dyshimet e para të policisë”

  1. Nikiu says:

    Po dhe foto qe i gjetet, me kane vere ja gjetet… Ironia ne kulm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje