Kabllogramet, ish- ambasadori Uidhers: Kur shihni shqiptarë në kafene, mos mendoni se është humbje kohe. Eshtë institucion...

15 Janar 2018, 09:04Politika TEMA

Në disa kabllograme të dërguara mes shkurtit dhe marsit 2008 të zbuluara nga Wikileaks, Ambasada Amerikane i ka kushtuar vëmendje mënyrës së jetesës në Shqipëri.

“Institucioni që punon më mirë në Shqipëri është i vetmi vend publik që mund të gjesh: Kafeneja.

Shqiptarët i diskutojnë problemet e tyre në kafene, përfshirë këtu politikanë që diskutojë iniciativa publike, zyrtarë që diskutojnë politika të ndryshme dhe studentë që diskutojnë provimet ose modën” – i shkruante Departamentit të Shtetit ish-ambasadori i atyre viteve, Xhon Uidhers.

Diplomati shton në të njëjtin kabllogram se se mes shqiptarëve “dinamika e marrëdhënieve personale është shumë e fortë”.

“Që gjatë periudhës komuniste, ku ti ishe gjithmonë në kërkim të një miku që të të gjente pak më shumë mish apo qumësht, dinamika e marrëdhënieve personale është shumë e fortë dhe kërkon shumë kohë e energji.

Ato ndikojnë në vendimet e njerëzve. Në këtë mënyrë kafenetë janë institucioni ku mund të ankohesh, të zgjidhësh problemet apo të argëtohesh në Shqipëri.

Pra, kur të shihni shqiptarë të ulur në një kafene, mos mendoni se është humbje kohe. Është një institucion social multifunksional për një vend në tranzicion”- shkruante Uidhërs.

19 komente në “Kabllogramet, ish- ambasadori Uidhers: Kur shihni shqiptarë në kafene, mos mendoni se është humbje kohe. Eshtë institucion…”

  1. undefined says:

    Sakte . Prandaj Ishte armik me Saliun.

    1. yujku says:

      Po c’lidhje ka me Saliun kjo gje… Eshte nje konsiderat qe perfshin mentalitetin e Shqipetarve ne pergjithsi…dhe jo doemos duvet lidhur me politiken…

      1. kulmaku says:

        Nje reporter i Financial Time ne 1997 mbasi vizitojde Shqiperin dhe pa turma masive njerzish kudo ulur neper kafenera , shkruante: Sot ne Shqiperi ka dy lloj profesionesh baze qe jane Kafeberes dhe e dyta Kafepires. Pra sic duket amerikanet e paskan studiuar me mire kete tipar themelor te shqiptarve.

        1. yujku says:

          …e kane studiar mire, dhe me sa duket e paskan zili ket gje. Ne Shqiptaret jemi qenie sociale, njohim mire natyren njerzore dhe menyren se si te zgjidhim problemet…e ku ka me mire se “kafeneja” per ta bere ket gje ?

    2. Dulla says:

      Shume e vertete kjo puna e mikut vjen nga komunizmi vertet por tani miku do dhe ti kesh xhepat plot,ndryshe duhet ta pish kafen i vetmuar.

  2. yujku says:

    Burre i zgjuar ky…..

  3. kafexhiu says:

    Mire e ke ti “plako” keshti qe nuk kane ç’na duhen ministri e drejtori, bashki e zyra kur fare mire mund ti zgjidhim “hallet” tona ne kafene !!!!!! Bile bile…. biles une propozoj qe ta kthejme Shqiperine ne nje kafene ne “mega -kafene” sepse dhe i zgjidhim problemet me thjeshte dhe evitojme ec e jaket neper zyrat e shtetit duke shpenzuar kohe dhe energji !!!!!

  4. H says:

    Sa të prapambetur jemi, por nuk e dimë.

  5. pensionisti says:

    S’ka perse t’na vij keq ! Eshte shume e vertete. Do te operohesh ? Mere doktorin ,shko ne kafe,bej pazarin e mbaroi kjo pune. Jo me kot ka dal edhe shprehja : ” Me mire nje mik ,se nje ciflik” Kjo ka qene edhe ne kohen e sistemit komunist. Sot eshte me e theksuar. POr sot duhet te kesh mik kryetarin e partise,deputetin, biznesmenin,por mbi te gjitha parane. Po,po ne kete sitem paraj e con ujin perpiet,thoshin edhe ne ate sistem,por ai e coi me te vertet ujin perpiet ne maje te malit. Sot nuk vete dot se parate humbasin rruges. Madje fillojne te humbasin pa dale nga banka.

    1. lola says:

      mik per tu operuar ne kohen e komunizmit?!!!.Duket qe je i vogel ne moshe.Miku kishte ndikim por jo kaq sa e egzagjeron zotrote.

  6. Goni says:

    Eshte nji element i kultures specifik shqiptar! Withers e ka lexuar perfekt! Jo negativisht por qe duhet konsideruar! Nje koleg kishte mare nji aparat kafeje x ne zyre qe te mos dilte neper kafe … kur nji njeri i veti erdhi per tu konsultuar me te. Ja beri kafen mikut e degjoi dhe i dha arsyetimin e vet! Kur u ngrit te ikte “hallexhiu” tha a do shkojm te pim nji kafe? I zyres tha pse nuk ishte kafe kjo qe pime ! Jam me Withers por fjala kafe ne shqip ka disa perkthme: lyerja e qerres, para nen dore…….

  7. nexhat says:

    Mos kujtoni se keta jane meleke, edhe keto kur shohin budallenje I mbushin xhepat pa mund. Se te kishin qene te drejte shiperija do ishte ndryshe. Ky e paska pa perse nuk ndermori ndonje gje ne emer te SHBAse. Si mike ta ndihmonte Shiperine qe te pastrohesh nga mbeturinat e komunizmit po perkundrazi I ndihmonte ata se ata I mbusheshin xhepin. E shikoni asnje ambasadore qe largohet nga shiperija largohet edhe nga administrate Amerikane. Edhe zotni LU duheshte per hire te publikut tu pergjigjeje akuzave te Adriatike LLalles.

  8. popull debil says:

    Thënie lapidar!

  9. Zini says:

    Popull muti popull kot ,ME KETE POPULL TALL BYTHEN KUSHDO POPULL INJORANT POPULL MASHTRUES POPULL HAJDUTE NJE POPULL PA KULTURE DHE EDUKATE

    1. ben says:

      Zini-kur thua “popull muti” e ke fjalen per vete dhe familjen tende apo ke perfshire gjithe fisin tend?

  10. Mentari says:

    Po po ashtu eshte tamam Institucion Alkoli.Ah……… more idiot nuk mbrohen shqiptaret e mihanes me ate propaganden e tende qe eshte per te ardhur keq.Ne Amerike thon; shko e dergoi bythet ne pune dhe jo ne mihane( Klube) faleminderit per mesimet qe po I jep shqiptarve dembela.

  11. Daja says:

    ………Dhe pastaj ne zyre vetem per te firmosur ose formalizuar ate qe eshte biseduar, e vendosur ne kafene……kend veshtrim i zgjuar ky i Withers !

  12. sapa says:

    Qofte i perjetshem kujtimi i albanologut Robert Elsie qe e njihte popullin e kafeneve!

  13. kafexhiu says:

    “Cafe culture and the notion of debate and discussion in cafes is very much part of Viennese life now and was then,” explains Charles Emmerson, author of 1913: In Search of the World Before the Great War and a senior research fellow at the foreign policy think-tank Chatham House.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje