Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i ka dhënë përgjigjigje kërkesës së opozitës për ndryshimin e Kushtetuës dhe ligjit për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm me 3/5 e votave në Kuvend si dhe lidhur me ngritjen e KLGJ & KLP.
Në lidhje me amendamenti e PD-LSI Manja tha se politika është shprehur me votë për reformën në drejtësi dhe ndryshimet janë miratuar në 21 dhe 22 korrik, kur palët shprehen vullnetin e tyre.
“Jemi në fazën e zbatimit të Reformës në Drejtësi. Politika është shprehur me votë për këtë reformë. Ne do të ecim përpara tashmë. Ndryshimet u miratuan në 21-22 korrik. Palët politike, të gjitha, e shprehën atëherë vullnetin”- tha Manja.
Pse nuk i është bindur Kuvendi Gjykatës Kushtetuese prej 8 muajsh?
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u botua në fletoren zyrtare vetëm në 26 dhjetor 2017, pavarësisht se vendimi u mor në prill 2017. Pasi botohet në fletoren zyrtare, atëherë Këshilli i Legjislacionit në Kuvend i merr në shqyrtim ato. Për vendimin e botuar në maj, Kuvendi në atë kohë ishte shpërndarë. Duhen 84 vota. Opozita të vijë e të japë mbështetjen për t’i adresuar dhe për t’i votuar menjëherë.
Pse Lista e ONM dhe lista e sekretarit të përgjithshëm për vlerësimin e KLP0 nuk përputhen?
Nesër Komisioni i Ligjeve hap procedurat për KLP dhe KLGJ.
A do të negociohet me opozitën për 84 vota?
Do tentojmë sigurisht. Edhe opozita e ka detyrim zbatimin e vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ftoj opoziten të ulet në komision për zbatimin e Reformës në Drejtësi.
Amendamenti kushtetues i PD?
Nuk do të ketë asnjë kompromis mbi Kushtetutën e miratuar me 140 vota. Nesër jemi në ditë normale pune në Komisionin e Ligjeve. Opozita nuk mund të na bllokojë politikisht. Ka mekanizma zhbllokues për komisionin ad hoc. (TemA)