Presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë për “Albanian Daily News”, ku ka folur për aktualitetin politik.
Ndër të tjera ai është pyetur dhe për dy zhvillime që kanë të bëjnë me të, dhënien e nënshtetësisë shqiptare kryepeshkopit Anastas dhe letrën e dërguar presidentit amerikan Donald Trump, pas votës së Shqipërisë në OKB, kundër Amerikës.
Në lidhje me dhënien e nënshtetësisë shqiptare Janullatosit, Meta u shpreh:
“Në prag të Krishtlindjeve, me gëzim, unë njoftova vendimin tim për t’i dhënë Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopit Anastasios, me kërkesën e tij, nënshtetësinë shqiptare si një shenjë vlerësimi të kontributit të tij të jashtëzakonshëm për rindërtimin kanonik dhe shpirtëror të Kishës Ortodokse Autoqefale Të Shqipërisë. Fortlumturia e Tij është një personalitet tepër i veçantë, i cili ka lënë gjurmët e tij të shquara në rindërtimin e kishave, kultivimin dhe ruajtjen e traditave qindravjeçare të besimit ortodoks në Shqipëri.
Shkolla, spitale, qendra për të moshuarit, rrugë dhe shtëpi kulture të reja në zonat rurale dhe urbane, që iu kanë ardhur në ndihmë jo vetëm besimtarëve ortodoksë por gjithë qytetarëve në nevojë. Ai është një njeri që udhëhiqet vërtet nga: besimi, dashuria, paqja, shpresa, mësimet e veprat hyjnore të Zotit. Dua, gjithashtu, të vë në dukje angazhimin e pastër të Fortlumturisë së Tij për të shkolluar dhe ndihmuar brezin e ri të klerit shqiptar, duke ruajtur kësisoj trashëgiminë ortodokse shqiptare dhe identitetin e saj të dallueshëm, i çliruar nga influencat e huaja, të padobishme dhe të rrezikshme ndaj bashkësisë ortodokse shqiptare dhe mbarë popullit shqiptar.
Unë nuk jam i vetëm që e konsideroj Fortlumturinë e Tij, Anastasios, si një njeri të madh të besimit, i përkushtuar për t’i shërbyer bashkësisë ortodokse shqiptare dhe vendit tim.
Jam prekur nga numri i madh i mesazheve që kam marrë prej personaliteteve dhe intelektualëve të shquar shqiptarë, duke përfshirë bashkësinë ortodokse, të cilët e kanë mirëpritur ngrohtësisht këtë dekret presidencial.
Reagimi i tyre masiv ma ka përforcuar besimin tim se ky vendim ishte mbështetur jo vetëm mbi baza ligjore, por më tepër mbi një detyrim moral ndaj Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë, bashkësisë ortodokse shqiptare, duke i shërbyer në të njëjtën kohë bashkëekzistencës dhe harmonisë së shkëlqyer të bashkësive fetare, ndaj të cilave ka kontribuar shumë Fortlumturia e Tij.”
Ndërsa për letrën që i dërgoi Donald Trump, Meta tha:
“Shqipëria është një vend modest në shkallë botërore.
Ne duhet të balancojmë mirë peshën tonë specifike në raport me partnerët dhe aleatët tanë, dhe aq më tepër kur është fjala për partnerët strategjikë.
Dy asetet tona më të mëdha në marrëdhëniet e jashtme janë modestia dhe besueshmëria.
Askush nuk duhet ta komprometojë këtë.
Besoj fort se ne të gjithë duhet të ruajmë me maturi dhe zgjuarësi besueshmërinë tonë ndaj aleatëve tanë strategjikë në më të mirën e interesave të shtetit dhe interesave tona kombëtarë.
Unë gjithnjë kam qenë për atë se për çështje të rëndësishme të politikës së jashtme, duhet të kërkojmë konsensusin më të madh të mundshëm jo vetëm brenda vendit, duke menduar se çështjet e faktorit shqiptar në rajon, duke përfshirë Kosovën, kërkojnë një përgjegjësi më të madhe për të ruajtur besueshmërinë ndërkombëtare dhe një partneritet afatgjatë.
Si President i Republikës, unë duhet dhe do të jem transparent ndaj partnerëve tanë dhe opinionit publik mbi çdo vendim të rëndësishëm diplomatik, veçanërisht mbi çështje që lidhen me sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në këtë kuptim, është detyra dhe përgjegjësia ime të siguroj se nuk ka asnjë hije në marrëdhëniet tona me partnerin tonë më të rëndësishëm strategjik, Shtetet e Bashkuara, me të cilin jemi gjithashtu të lidhur me një marrëveshje të partneritetit strategjik për çështje të sigurisë.
Për hir të këtyre marrëdhënieve të interesit jetik për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët në rajon, mua më duhej të isha transparent në mesazhin tim të përgjigjes drejtuar Presidentit Trump, duke e siguruar atë për bashkëpunimin e palëkundshëm. Për më tepër, kjo ishte një votë e lidhur me një vendim sovran të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili nuk ishte ligjërisht detyrues për të gjithë vendet e tjera. Unë mbetem optimist se marrëdhëniet shqiptaro-amerikane janë të mbështetura fort mbi këtë partneritet strategjik solid, në të mirë të interesave të të dy vendeve.”
(TemA)
Po ket tna kishe than qe ne fillim o presidenti yne, se na le ne merak …..po ty aman te dum me shume se Janulla.
Nje BRAVO te madhe Ilir Metes, qe me gjestin e tije vleresoj Anastas Janullatosin, njeriun me te shquar (ne jete).
BRAVO qe mori persiper gjithe kundershtit dhe reagimet armiqesore te Turk-Arnauteve dhe lobit Islamo-Otoman qe vepron vrullshem ne Shqiperi.
Mbeshtetje maksimale Metes.
O hajdut mor qen bir qeni..nuk mund ta besoj që një shqiptar ka këtë perceptim mbi figurën e janullatos..unë jam shumë i qartë se ty të ka detyruar asfalia greke të thuash ato mendime. ..janullato more kodosh floriri nuk ka nevojë për asnjë koment që është antishqiptar..mjerë ti për ato që thua sepse ne jemi shumë të qartë se kush është ky person që nuk mund ta kuptojë që feja e shqiptarit është shqiptaria nuk mund ta pranojë që ortodoksët shqiptar janë të kombësisë shqiptare se ai mendon që janë të kombësisë greke..ky person dhe klerikët që e pasojnë e thonë hapur që Kosova është sërbi..ku është kontributi i këtij personi në të mirën e kombit shqiptar? sa për ato kisha rrugë apo shkolla që ai ka ngritur lind pyetja? ku i gjeti lekët janullato? mos është biznesmen apo sponsorizuan ata që sponsorizuan nga 300 evro për të konvertuar shqiptarët në grekë. .ti hajdut meta do të japësh llogari përpara këtij populli por atëherë nuk do të jesh më president por një i pandehur i përçmuar…
?????
Këto thuaja Zonjës Vasili!??
1- Kontribut te jashtezakonshem ka pasur Janullatos per helenizimin e Shqiperise dhe mbeshtetja jote, Ilir, me nje dekret absurd, kuptohet eshte predispozicioni yt qe vjen nga interesa te tjera qe ne i dime, per dhenien e nenshtetesise, detyrimisht qe do te justifikohet me forma dhe menyra te ndryshme. ILir, ti duhet ti therrasesh mendjes, ti dhe gruaja jote , neqoftese e ke me grua, se shqiptaret e ndershem nuk te falin, jo ata qe te dergojne mesazhe per Janullatosin, nuk do te tolerojne me se e keni mbushur kupen e ka kohe qe ka filluar e derdhet. Krijuat nje parti familjare, e konsoliduat me parate e fukarenjeve, por e ardhmja e saj do te jete si e ardhmja juaj. Asgje nuk harrohet. E kam theksuar dhe here tjeter qe parlamenti shqiptar nuk duhet te lejoje veprime personale te presidentit per dhenien e nenshtetesise, por ate me nje ligj te veçante duhet te jete e drejte e nje institucioni qe pergatit dokumentat me kerkese te te interesuarit dhe institucioni ja paraqit parlamentit me nje liste te personave, pastaj miratohet dhe jo nje njeri ben si do me shqiptarizmin.Keshtu e ka gjithe bota demokratike per te shmangur veprimet absurde apo te interesit te nje personi si eshte ne kete rast ky lloj presidenti.
Une Turqizim te Shqiperis po shikoj dhe as edhe nje her Helenizim.
Ti o KOPIL i Sulltan Novruzit, ku e shikon Helenizimin e Shqiprise, pa na e argumento.
Meta po mundohet te hedhe spirancen ne ndonje port te huaj , se ne Shqiperi se kap dot fundin. E ka te forte nuhatjen dhe e di mire se cka zgrapur, i dhimbset bytha, ku i dihet…..vetingu…
O jo presidenti im qe i shkruajte Donaldid e morem vesh po aman na trego a tu pergjigj e ca te tha ??????
Ajo l’etra tregoi fytyren tende si nje mashtrues. Sipas nje hajduti me cizme dhe nje mafjozi Amerika do ta pranonte qe te dilje kunder parlamentit dhe kunder qeverise tende? Personaliteti jot eshte bere si pula pa pupla.
Dy asetet me te jystyfikueshme per nje shtet te vogel eshte;
interesi dhe pozicioni i tij gjeopolitik,demokracia, dhe niveli i saj ne skajet e te pa mundures,
zhytni koke lopen ne hime dhe shderohuni ne der,
pastaj beni dhelpren kur bini ne cark.
Lekura jote eshte aq e lire sa;
njehere po ta veshesh do ta ndjesh veten lakuriq,
mbulonani te pakten me turpin tuaj sepse kemi ftohte, mberdhijme.