FOTOT: I biri fle rrugëve, ndërsa babai është këngëtar i njohur dhe ka miliona euro pasuri

16 Janar 2018, 19:23Lifestyle TEMA
FOTOT: I biri fle rrugëve, ndërsa babai është

Kjo është një histori e denjë për film.

Personazh i saj është këngëtari i njohur, Sir Tom Jones.

Vetëm pak kohë më parë, ai shiti shtëpinë e tij për 6.5 milionë stërlina.

Këngëtari nga Uellsi tha se nuk ndjehej mirë në atë shtëpi, pas vdekjes së të shoqes.

Linda Jones ndërroi jetë nga kanceri në mushkëri.

Por ndërsa Tom Jones ka miliona euro pasuri, djali i tij 29-vjeçar është i pastrehë.

Ai fle në një strehë për personat e varfër në Nju Xhersi dhe thotë se është me fat, nëse gjen ndonjë batanije për t’u mbuluar natën.

29-vjeçari, që kërkon të bëhet këngëtar dhe njihet me emrin e artit Jon Jones, lindi pas një marrëdhënie të shkurtër të Tom Jones, me një modele, të quajtur Katherine Berkery.

Tom Jones, që ishte 47 vjeç dhe i martuar, ndërsa Katherine ishte 24 vjeç, e ftoi atë në hotelin Ritz-Carlton në Nju Jork dhe kaluan bashkë tre ditë.

Por, tre muaj më vonë, Katherinë e mori atë në telefon, për t’i thënë se ishte shtatzënë.

Jones nuk iu përgjigj vetë, por i nxorri një asistent, që i tha se “ky është shoubizi e dashur, bëj atë që duhet të bësh”.

Që prej asaj kohe, Jones nuk u interesua për të birin, gjë që konfirmohet edhe nga 29-vjeçari, që thotë se ai nuk e ka marrë kurrë në telefon.

Pavarësisht kësaj, 29-vjeçari shpreson se një ditë babai, tashmë 77-vjeçar, mund të pranojë ta takojë.

Jon Jones thotë se nuk do ta takojë babain, për shkak të parave.

“Doja thjesht të flisnim normalisht për jetën. Dua ta shoh përpara se të jetë vonë.

Nuk dua as që të më ndihmojë për karrierën. Thjesht dua ta shoh pasi jetë është shumë e shkurtër për të lënë gjërat e rëndësishme që të të kalojnë përpara syve”, thotë 29-vjeçari, që i ka shkruar edhe një letër ta atit, por nuk ka marrë një përgjigje.

Tom Jones ka deklaruar kohë më parë, se në kulmin e famës së tij, ka bërë seks me më shumë se 250 femra në vit.(TemA)

10 komente në “FOTOT: I biri fle rrugëve, ndërsa babai është këngëtar i njohur dhe ka miliona euro pasuri”

  1. loni says:

    Keshtu eshte kur e kruan me gjethe fiku.

    1. shvejku says:

      Gezohuni shqiptare te dashur se ky eshte “NJERIU I RI KAPITALIST”!
      Boll u lodhem me “NJERIUN E RI SOCIALIST”,qe punonte tere diten,shkonte ne aksionet e hekurudhave,hapjen e brezareve dhe mbjelljen e pemeve frutore etj!
      Ndersa sot “NJERIU I RI KAPITALIST” ben vetem qejf!
      Ku i gjen paret,do thoni ju?
      Shume kollaj:
      -Meshkujt behen tutore prostitutash ose vrases me pagese,ose shesin droge,ndersa femrat e kane shume me te lehte se kane “PJESHKEN” qe e shesin me miliona!
      Prandaj e urrej Enverin se nuk na linte te benim qejf,por donte pune!
      Pse nuk eshte pune edhe qejfi?
      Pa le na kane dale edhe pederastet qe bejne pare me sumen,duke u bere karshillek femrave!
      Doemos,konkurenca e lire nxit fitimin!
      Jepi rini,jepi se bota eshte e jotja!
      Ne fakt vetem sumen dhe pjeshken ka rinia se te tjerat nuk vlejne asnje grosh!
      Sa per mendjen e ka gomari me te zgjuar!
      Kur e kuptuan edhe kengetarwet se nuk ka shume vlere zeri i tyre,filluan te nxjerrin gjoksin,shalet dhe paret yxhym mamlyk!
      Shikoni edhe Portokalline,e kuptuan se nuk ka me se kush te shkruaje materiale per te qeshur,ja valuan me seks sa mbyllim tv nga femijet!
      Ky eshte humor-pornografik!
      Pa le Al Pazar qe jo vetem humor nuk ka,por amani o njerez ku i kane gjetur tere ata shemtira qe i quajne aktore?

  2. PA EMER says:

    keto shkrime , nuk e di se sa vlere kane ne edukimin e njerezimit te mjere , qe me siguri nje dite do te zgjohet per ti dhene fund injorances ..

    1. Arjani says:

      Ky shkrim eshte i nevojshem per te kuptuar degjenerimin e perendimit dhe rruga e gabuar ku po shkojne shqiptaret.

  3. joni says:

    Keq ardhje per kete 29 vjecar,qe pret qe ti vin parat nga qelli,i ka zen vendin nje 29 vjecari tjeter,ketu ne U S A ne vendin e bekuar,ketu ka vend dhe pun per te gjith,ketu ka meksikan ,pa i paragjykuar se jan puntor te denje rrojne me djersen e ballit dhe nuk shkojne te flen neper qendrat e strehimit,po ky do te jet nje drogaxhi qe nuk e ka shokun.

  4. Elton says:

    O Joni qenke nje palle kari , jo gjithmone 2 dhe 2 bejne kater , njerzit kane edhe probleme mendore , psikologjike , fizike dhe sociale , ai nuk po thote kam kerkuar pune dhe nuk kam gjetur thjesht eshte ne kerkim te enderres se vet , ndoshta sdo ja dali kurre por ai e provon . Sa e sa kengetare kemi degjuar qe thone ne te kaluaren kam qene i pastrehe , sa te duash apo meqe tani jane te sukseshem ok por nqs barbon je i deshtuar . Paske shku kor ne Amerike o Jono me mire te rrije ketej nga katunet e Shijakut .

    1. joni says:

      Ty o pall karuc quhesh ,ose thjesht injorant po faje eshte i Temes qe lejon keto idjot si ju te komentojne,po nejse injoranca juaj eshte ske ci bon

  5. vang says:

    ky djale nuk eshte i vogel,eshte burre ,dhe akoma pret ta ndihmoje i jati qe se ka njohur.Po ai cfare ben? As te huajt nuk flene rrugeve ne Angli po qe se punojne dhe ndertojne jeten e tyre .

  6. Öö says:

    Asnji s’mundet te dij sakte se cfar i ka ndare bta te dy babe e bir ,
    dhe kush eshte maredhenja midis tyre etj etj ,
    pra s’mundet te spekullohet me dhenjen e fajit njerin apo tjetrit .
    Sipas mentalitetit tone shqiptare ,dhe mendimin tim personal ,
    do thoja se, cfardo qe te ishte arsyeja qe i mban larg te dy babe e bir ,
    Babai duhet ta mbeshtese femijen e vet ,kur ka nji status te tille eshte Miljoner ,
    etj .
    Natyrishte qe shoqeria e mentaliteti i asaj Bote Anglese eshte komplet tjeter nga kjo jona e siedhe dime ,ne Perendim exziston nji mentalitet i tille kudo jo vetem nen Angli .Qe nqs femija largohet nga shtepia (natyrishte qe me nji konto me nji shume jo te vogel €) qe te endesh rrugeve ,por me aq sa ti ,te jesh ne gjendje te beshe nji jete te pamvarur large shtepise tende studjoshe e gjesh edhe pune .
    Pra eshte pak e veshtire te gjesh nji Formule qe ti shkonte ne kte teme te dyve dhe mentalitetit tone ,qe si thame me lart babai duhet ta ndihmoje se eshte Miljoner .
    Eshte nji teme komplexe qe sipas kendvehstrimit tone si mesdhetare mundet te arrijme ne konkluzione te ndryshme .
    Perse ?
    Thjeshte sepse , nqs ti si femije i ke ber rushe e kumblla paret qe te ka dhuruar prindri
    kur ti vendose te shkeputesh nga familja dhe ne nuk ke studjuar ,s’ke punuar ,
    por ke bere nji jete hipish ,rrugeve ,
    ne perendim ,eshte ai mentalitet ,qe nuk ke te drejte ti kerkosh ,madje pretndoshe ,qe te Shtepija ,prindi te financoj ty jeten .
    Dhe kjo nuk penalizon aspak edhe prondin ne ate opinion sepse eshte dicka e vetedijshme per te gjithe .
    Djali ,eshte ne nji moshe qe mundet ti dali zote jetes se vet dhe punoje ,per te mbijetuar sepse pune ne Angli si anglez ose kudo ne Perendime ka plot .Problemi eshte n’se do ose jo te punoshe ,se cili eshte botekuptimi personal mbi jeten .
    Pra thjeshte ne boten Perendimore gjerat jane te ndara dhe mjat te qarta ,per te gjithe .
    Nuk eshte i vetmi femij i nji Miljoneri ky djali Tom Jones qe ka kte fate .

  7. agroni says:

    Ky Kengetar i shquar paska punu me akord.250 femra ne vit(eshte nje satire,sepse Kengetari ne fjale,si shum Kengetare te njohur,ishte qefli,Njeri i qejfeve,dhe ndoshta eshte i sopuzuari si djal i Tij djali i Tij,dhe po te behet testi,del djali i tijj),pra ndoshhta duhet te paguaj,ne qofte se keshtu thot,ligji,ne Uells!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje