Horror në një familje, prindërit mbanin në izolim 13 fëmijët e tyre

16 Janar 2018, 09:13Lifestyle TEMA

Një skenë që duket sikur është pjesë e filmave horror.

Policia e Kalifornisë ka gjetur të mbyllur në një dhomë 13 fëmijët e një çifti.

Ata mbaheshin të burgosur në banesë, të lidhur në krevatet e tyre, të paushqyer dhe pa ujë.

Situata në kufijtë e të pabesueshmes është zbuluar pasi një prej vajzave të keqtrajtuara ka arritur të arratiset dhe të denoncojë në polici atë që ndodhte pas dyerve të mbyllura të shtëpisë së saj.

Policia arrestoi menjëherë dy prindërit.

Shtatë prej fëmijëve të mbajtur në izolim janë të moshës 29-18 vjeç, ndërsa gjashtë të tjerë janë minorenë, më i vogli 2 vjeç.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje