Shqipëria renditet në vendin e 25-të për benzinën më të shtrenjtë në botë, sipas portalit globalpetrolprices.com.
Çmimi për një litër benzinë është 1.61 dollarë, me gati të njëjtën vlerë si Anglia dhe Gjermania, ku një litër kushton përkatësisht, 1.63 dhe 1.67 dollarë.
Në vend të parë, sipas publikimit të fundit, është Hong Kongu, ku një litër kushton mbi 2 dollarë, raporton Monitor.
Çmim të shtrenjtë benzine, sikurse tregohet nga lista, ka Italia dhe Greqia, ku benzina është përkatësisht 1.87 dollarë për litër.
Për sa u përket vendeve të rajonit, nga të dhënat e paraqitura në hartë, çmimi i benzinës në Serbi është 1.45 dollarë, poshtë mesatares së Europës.
Çmim të ulët ka edhe Maqedonia, ku një litërm sipas të dhënave të Global Petrol Price është 1.3 euro. Po ashtu edhe Bosnjë dhe Hercegovina me 1.21 dollarë, duke u listuar kështu në vendet europiane me çmimin më të ulët.
Çmimi është më i ulët edhe krahasuar me Malin e Zi, ku e njëjta sasi kushton 1.56 dollarë.
Ndër vendet me çmimin më të ulët janë vendet prodhuese të karburanteve.
Në Venezuelë aktualisht një litër benzinë kushton 0.01 dollarë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njëjtat sasi kushton 0.73 dollarë, më pak se gjysma e vlerës në Shqipëri.
Taksat e larta janë arsyeja kryesore e çmimeve të larta në Shqipëri, shkruan Monitor. Kur blejnë një litër karburant, konsumatorët paguajnë rreth 100 lekë, apo më shumë se 60% e çmimit si taksa (akciza 37 lekë për litër, taksa e qarkullimit 27 lekë për litër, taksa e karbonit 3 lekë për litër dhe TVSH rreth 25-30 lekë për litër).
Aktualisht një litër naftë tregtohet në tregun vendas me 165-177 lekë, në varësi të pikave të karburantit, ndërsa benzina është 1 lekë më e shtrenjtë.
Te na rroje Qeveria !
Duke patur parasysh nivelin e te ardhurave ne Shqiperi dhe ne vendet europine, i bie qe nje gjermani-francezi apo anglezi do ti kushtonte benzina aq sa do ti kushtonte shqiptarit sikur benzina te shitej ne Shqiperi me 20 leke te rinj (nga 167 leke qe eshte ne treg) ose 200 te vjeter
A e kuptoni se ku eshte Shqiperia ?!
Te na rroje Qeveria !