Monedha metalike 10 lekë do rishtypet, njihuni me ndryshimet

11 Janar 2018, 16:15Ekonomia TEMA

Monedha metalike shqiptare me kurs ligjor, me prerje 10 lekë, do të rishtypet.

Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë, miratoi në mbledhjen e së mërkurës vendimin për rishtypjen e kësaj monedhe, bazuar në strukturën e monedhës metalike që është aktualisht në qarkullim.

Sipas Bankës Qendrore ky vendim vjen në zbatim të strategjisë afatmesme institucionale të Bankës së Shqipërisë, që parashikon rishtypjen e monedhës metalike me kurs ligjor 10 lekë bazuar në ecurinë e saj ndër vite, kërkesën për këtë monedhë etj.

Kjo është hera e dytë që BSH vendos për rishtypjen e kësaj monedhe .

Monedha metalike, me vlerë nominale 10 Lekë, u rishtyp në vitin 2013, me të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë, me monedhën metalike me vlerë nominale 10 Lekë, emetim i vitit 2009, hedhur në qarkullim më 26 mars 2010. Ndryshimi nga emetimi i fundit qëndron tek viti i emetimit në trupin e monedhës, i cili në monedhën e re do të jetë “2013”.(ATSH)

1 komente në “Monedha metalike 10 lekë do rishtypet, njihuni me ndryshimet”

  1. Don says:

    Prodhimi i 2013 nuk ishte i te njejtes material…. Mjafton te kontrolloni me nje magnet! Prodhimi origjinal nuk thithet nga magneti, ndersa prodhimi i 2013 eshte me perberje hekuri (material i lire) dhe terhiqet nga magneti. Arsyeja eshte e lehte, ne 2013 duheshin leke per fushate dhe Guvernatori ka prodhuar monedha 10 lek e 20 leke me material te dobet por ka marre nga buxheti i shtetit leke per material me te kushtueshem. Diferenca ka kaluar ne llogari te atyre qe e kane programuar (Guvernatori ose PD-ja)!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje