Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë në eventin përmbyllës të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Meta në fjalën e tij tha se “festat e çdo gjë e jona ka në ballë figurën e tij”.
Kreu i shtetit gjithashtu bëri thirrje që ky vit i përkujtimit të tij të jetë një vit drejtë integrimit tonë si komb përmes një bashkëpunimi të sinqertë mes forcave politike.
Ndërsa kërkoi konsensus nga të gjitha forcat politike ne vend që të realizohet hapja e negociatave në qershor.
“Gëzimet, festat e çdo gjë e jona ka në ballë figurën e tij. Kujtesa e përjetshme e kombit tonë për kryeheroit tonë. Shkollat, akademitë, rrugët, dekoratat e çmimet janë përjetësim i Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Qëndresa e Skënderbeut solli mbijetesën tonë si komb. Ju arbëreshët e Skënderbeut, vëllezërit tanë arbëreshë që jeton në Kalabri e Sicili e deri në Argjentinë meritonin një nderim të veçantë. Ju e mbajtët të gjallë jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit.
Ky vit i përkujtimit le të jetë një vit drejt integrimit tonë si vend, si komb, aty ku na e caktoi vendin heroi ynë në Europë, ylli polar i kombit tonë. Kjo do jetë e mundur përmes një bashkëpunimi të sinqertë mes forcave politike për ta kthyer 2018 në një vend të sigurtë për të ardhmen europiane të vendit,” tha Meta.
Në ceremoninë e organizuar nga Presidenca ku ishin të pranishëm arbëreshët, Meta njoftoi se do të ketë disa aktivitete në Itali këtë vit.
Ndersa ju z,Meta e keni orientimin nga Rusia.
Ne fakt ky syrin e ka nga Turqia (cne ky me Rusine). Mjere Shqiperia ne dore te kujt ka mbetur.
A mund ta sqaroje zoti president se pse nuk ka vene ne foltoren e tij stemen e Republikes se Shqiperise,por nje sajese antikushtetuese?
Eshte i njejti veprim sic bente edhe Sali Berisha me gjytyrymin Nishani qe ne foltoren e tyre vinin stemen me shqiponjen serbe e ruse dhe askush nuk u shqetesua!
Zoti president!
Kete forme ke gjetur per ta perdhosur stemen e Republikes?
Apo jeni per projektin antishqiptar te Akademise serbe asaj te Shqiperise se Madhe,qe kurre nuk ka per t’u krijuar?
Iku nje antishqiptar nga presidenca dhe erdhi ky tjetri,qe ka vene edhe gruan te ulurije si e cmendur neper sheshe e kuvend!
U ka ardhur mortja si duket!