Pasi pati njoftuar dy vjet më parë “oferta të besueshme” si dhe vitin e kaluar “hapjen e një kompanie ajrore shqiptare”, Kryeministri Edi Rama deklaroi sërish të mërkurën se ka marrë një “ofertë” për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës si dhe premtoi se “kantieri hapet në qershor”.
Nga Gjergj Erebara
Për të disatën herë gjatë viteve të fundit, kryeministri Edi Rama njoftoi në faqen e tij në Facebook se qeveria që ai drejton ka marrë një ofertë për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, një premtim i përsëritur elektoral i tij.
“Kemi kërkesën zyrtare për investimin e madh strategjik të aeroportit të ri kombëtar të Vlorës,”shkroi Rama pa dhënë detaje. “Deri në qershor, hapja e kantierit”, shtoi ai.
Pak më vonë, Ministria e Infrastrukturës dhe Ekonomisë deklaroi se oferta është dhënë nga një konsorcium me tre kompani, Cengiz Construction, Kalyon Construction dhe Kolin Construction dhe se kjo ofertë do t’i nënshtrohet vlerësimit nga kjo ministri si dhe nga Ministria e Financave para se të merret një vendim.
Rama ka deklaruar disa herë më parë plane për aeroporte por pa sqaruar se si kanë ecur këto plane. Në dhjetor 2015, ai pati folur për kërkesa të besueshme për aeroportin e Kukësit, atë të Vlorës dhe atë të Sarandës.
” Unë ju siguroj se vitin e ardhshëm ne do të kemi liri në territorin e Shqipërisë, për ndërtim aeroportesh të rinj, përtej rrezes 80 kilometra perimetër nga Rinasi. Ky është objektivi ynë dhe ne këtë do ta realizojmë patjetër. Sot që flasim, për 3 projekte nga ato që fola, kemi tre kërkesa konkrete shumë të besueshme, për aeroportin e Kukësit, aeroportin e Sarandës dhe aeroportin e Vlorës,” tha Rama në 30 dhjetor 2015.
Shqipëria ka aktualisht vetëm një aeroport civil, i cili u privatizua nga qeveria socialiste në vitin 2004 me një kontratë 20 vjeçare. Kontrata e koncesionit përfshiu edhe një klauzolë shumë të debatuar të ekskluzivitetit. Kompania që menaxhon koncesionin, Tirana International Airport, realizoi gati 1.9 miliardë lekë fitime, me një normë fitimi prej 35% mbi të ardhurat. Qeveria aktuale ra dakord në prill 2016 që të zgjasë afatin e koncesionit me minimalisht dy vjet të tjera për këtë kompani në shkëmbim të së drejtës për të hapur aeroportin ekzistues të Kukësit si dhe me 0.5 vite të tjera për çdo vit operimi të mundshëm të një aeroporti të ri në Vlorë.
Ndërsa po mbushen dy vjet nga dita kur Shqipëria fitoi të drejtën të vë në punë aeroportin e Kukësit duke zgjatur kontratën koncesionare të Rinasit, situata nuk ka ndryshuar. Kukësi vijon të mbetet aeroport i mbyllur dhe Rinasi vijon të mbetet monopol.
Zgjatja e afatit të kontratës së Rinasit pritet t’i kushtojë shqiptarëve dhjetëramilionë euro shtesë. Kontrata fillestare duhej të skadonte më 2024 ndërsa kontrata e re do të vijojë së paku deri në vitin 2026.
ダッチワイフ 愛情人形の新時代についてどう思いますか?
Benjeni aeroportin ne sheshin e Flamurit. Ta ngrejne flamurin vlonjatet me aeroplan.
Tirana e ka ne Rinas..normal per nje aeroport. Ne vlonjatet e duam ne qender.
aik ti ore legen qe na tregon sheshin e flamurit, se jeni bere me keq se nje analfabet, ne cdo vend te botes aeroportet ngrihen ne periferi si tirana ne rinas edhe vlora ne akerni(ish fusha e aviacionit ushtarak)shyqyre qe kenipc te thoni dicka anonime se ne jete jeni trunguj
Ik er trap. Aeroporti ne Akerni. Jo bejeni dhe transport kamionesh.
Aty nje miniaeroport eshte mjaftueshem. Fusha e Aviacionit eshte pothuaj ne Vlore
Apo aq e ke trurin.
Ca kutpimi ka Aeroporti ne Vlore kur nuk ka rruge nacionale te mbuloje gjithe Jugun.
Per ca duhet aeroplani? Te zbarkojjne fshataret e Italise apo te nisin drogen me aeroplan ne Itali? Teveqel muti. Shet dhe pordhe.
mirel, edhe nje here ; rruga nacionale eshte Akerni-Levan- Tepelene ose Kakavi ose Permet, ndersa nga bregu ne Sarande. Tani ti mbase do rruge nacinale neper det! Po si duket qenke nje cope idioti qe nuk ka me se te te matesh, ndoshta me kut.
Boll se na e peshtiret me kto firmat Turke qe sjan gje tjeter vecse zgjatim i neootomanizmit dhe vijne bashke me emrat e tyre bulldum cengel etj… Nuk i duam dhe shqiptaret ne vazhdimesi kan shprehur pakenaqesine e tyre ndaj shovinizmit kulturor oriental. Boll me!
Le qe jan edhe cilesi shume e dobet ne rradhe te pare!
Ah edvin korrupsioni edhe ti duhet te shkosh per skrap si saliu lulushi iliri fatmiri e shume te tjere. Tek njerezit normale te ketij vendi jeni bere aq te neveritshem saqe te gjithe deshirojne tju fusin ne parlament dhe tju hedhin nje bombe per tju zhdukur te gjitheve plehra te korruptuar
Mjaft me firmat turke o edvin palloshi nuk krahasohen me perendimin ato me duhet se investojn me teper ke xhepi i jot mdryshe nuk ka kuptim
Aeroport strategjik dhe partner strategjik Turkyie.
Bashkë na lidh çengeli, kazani, zullum dollapi dhe dollap kallkani. Bashkë do zaptojmë dynjanë me Albanian Air..???
F…k Turkey
Lerini more aeropordhet apo ,shqetesimi yne eshte se kur do t’i hiqen dekoratat Enver Hoxhes?
Po dita e Clirimit a do te jete 7 prilli apo 36 gushti?
Po per Masakren e Tivarit do denohet njeri?
Po rezolute per denimin e krimeve te Komunizmit kur do behet?
Ja keto jane halle!
NUK E KUPTONI SE AEROPORTI BEHET SE DO TURQIA TA PUSHTOJ VLOREN NGA ANA STRATEGJIKE ….AJO NE FILLIM MORI KLUBIN E FUTBOLLIT ,PASTAJ BAZEN E PASHALIMANIT,NDERTOI NJE PORT TE UZINA E SODES QE KA BLLOKUAR BREGUN E DETIT DO NDERTOI DHE NJE STADIUM ATY AFER DHE SI PERFUNDIM DO EDHE AEROPORTIN….???????????????
Nuk jan idetë e Rames,por te se shoqes?
Kot nuk e martuan socialistët me nje myslimane?