Shqiptarët, rekord në Europë për orët e gjata të punës. Por ne marrim 10 mijë dollarë në vit, ndërsa në BE 70 mijë

17 Janar 2018, 10:14Ekonomia TEMA

Orët të gjata pune? Shqiptarët me sa duket thyejnë rekord në Europë për qëndrimin më të gjatë në vendin e punës. Sipas të dhënave të INSTAT publikuar në Tregun e Punës 2016, shqiptarët punonin mesatarisht 42.9 orë në javë. Nga përllogaritjet e “Monitor”, një shqiptar punoi mesatarisht 2231 orë në vit, më gjatë se vendet e zhvilluara të Europës.

Sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga OECD, meksikanët punojnë më gjatë në vit, me një mesatare vjetore prej 2255 orësh, rreth 467 orë më shumë se mesatarja e të punësuarve me pagë në Amerikë. Sipas raportit të OECD, ata paguhen më pak se një e pesta e fqinjëve amerikanë.
Në vend të tretë dhe të katër, renditet Greqia me 2035 orë në një vit dhe Turqia me mesatarisht 1832 orë.

Më pas, renditen amerikanët, të cilët punojnë mesatarisht 1783 orë, apo 448 orë më pak se një i punësuar me pagë në Shqipëri.

Nga të dhënat e mbledhura nga vendet anëtare, OECD ka përllogaritur një mesatare vjetore prej 1764 orësh. Në krahasim me mesataren të punësuarit me pagë në Shqipëri punojnë rreth 467 orë më shumë.

Vendet me numrin e orëve mesatare më të ulët se mesatarja e OECD janë ato të Europës Perëndimore, si Holanda me 1435 orë pune në vit, Franca me 1472 orë në vit, Zvicra me 1589 orë.

Edhe në krahasim me rajonin, ne punojmë më gjatë. Në Maqedoni, sipas të dhënave zyrtare, orët e punës vjetore janë më pak se 1900.

Të dhënat e INSTAT treguan se në vitin 2016 punonjësit shqiptarë kanë zgjatur kohën që rrinë në punë (nga 42.4 orë në 42.9 orë), ndryshe nga europianët të cilët kanë ulur numrin e orëve të punës.

Orët e zgjatura të punës jo gjithmonë përkthehen me produktivitet në punë. Sikurse vihet re në grafikun më poshtë, ato janë tipar i ekonomike jo shumë të zhvilluara.

Qeveritë e vendeve në zhvillim po bëjnë përpjekje, mbështetur edhe me përmirësime të kuadrit ligjor për të reduktuar orët mesatare të punëve. Punëtorët në Greqi, shpeshherë janë etiketuar si të mbipaguar, dembelë dhe të prirë për të dalë në pension më herët pas goditjes nga kriza financiare, por që këto akuza janë të pabaza.

Arsyet pse punojmë më gjatë, por nuk paguhemi shumë

Ka disa arsye pse shqiptarët punojnë me orë të gjata pune. Sindikatat në Shqipëri janë shumë të dobëta dhe respektimi i ligjit po ashtu. Kjo bën që punonjësit të rrinë në punë edhe pas përfundimit të orarit zyrtar, edhe pse nuk paguhen për orët jashtë orarit. Në fundjava, sidomos të shtunave, është e zakonshme që privatët të punojnë. Në pjesën më të madhe të shteteve të Europës është e zakonshme që të dielën pothuajse të gjitha dyqanet dhe njësitë e shërbimit janë të mbyllura (përveç restoranteve e bareve), ndërsa në qytetet shqiptare e diela ngjan një ditë e zakonshme, pasi përveç njerëzve që qarkullojnë më pak, dyqanet janë të gjitha të hapura deri në darkë.

Por, ndrërsa rrinë me orë të gjata në punë, shqiptarët janë ndër më pak të paguarit në Europë (paga minimale është më e ulëta) dhe më pak produktivët. Një raport i mëparshëm i Bankës Botërore gjeti se në treguesin e produktivitetit të dukshëm të punës, të matur përmes Vlerës Bruto të Shtuar (VBSH) për punonjës (prodhimit për punonjës), Shqipëria renditet e fundit në rajon.

Për vendin tonë, ky tregues është pak më shumë se 10 mijë dollarë në vitin 2015 (e matur me dollarë konstantë 2010), nga gati 15 mijë dollarë që është mesatarja e gjithë Ballkanit Perëndimor, sipas një grafiku të publikuar nga Banka Botërore në raportin e fundit “Ballkani Perëndimor: Rigjallërimi i motorit të rritjes dhe prosperitetit” . Produktivitetin më të lartë e ka Kosova, me gati 18 mijë dollarë, e ndjekur nga Mali i Zi, Bosnja, Serbia, Maqedonia dhe vetëm në fund vjen Shqipëria. Një sfidë për rajonin, thotë raporti, është që produktiviteti mesatar i punës është më pak se gjysma e niveleve të 7 vendeve të tjera të vogla në tranzicion, që janë tashmë në BE (Bullgaria, Kroacia, Estonia, Letonia, Lituania, Republika Sllovake dhe Sllovenia).

Për këto vende, sipas grafikut, VBSH është mbi 30 mijë dollarë. Të dhëna të tjera të Eurostat, të konstatuara nga “Monitor”, tregojnë se në vendet e Bashkimit Europian, shifrat e prodhimit për punonjës janë shumë më të larta, duke arritur në mbi 100 mijë dollarë për sektorë të veçantë (si energjia, gazi, teknologjia e informacionit) dhe me një mesatare të Bashkimit Europian prej rreth 70 mijë dollarë.(Monitor)

8 komente në “Shqiptarët, rekord në Europë për orët e gjata të punës. Por ne marrim 10 mijë dollarë në vit, ndërsa në BE 70 mijë”

  1. Fatos says:

    Ku e gjetet mesataren mor trapa? Vetem ne Mbreterine e bashkuar ata qe marrin me shume se aq jane vetem 5% e popullsise, qe do te thote shumica nuk fiton aq. Eshte normale qe psh nese fitimi i pergjishem eshte 100, dhe 5% e te punesuarve marrin 50% te 100 (pra 50), mesatarja per cdo person nga ata 100 do te jete e larte. Por ne fakt duhet marre mesatarja relative dhe jo absolute. Ju dhjefsha numraxhinjte, rob qe marrin rrogen kot (e kane hallall te ulet dhe me orar te gjate, duke pare sa produktive jane).

    1. Grigor says:

      Ajo komentuesja Bora me poshte, e kapi idiotizmin e gazetarit. Por nuk eshte vetem titulli.
      Ky gomari na thote qe the gjitha dyqanet ne perendim Jane mbyllur te djelen. Ky trapi ose nuk do te perktheje ose nuk ka dale asnjehere jashte Shqiperise.
      Unë them te mblidhemi te gjithë siç jemi, dhe ta dergojme nje here deri ne Bari apo ne Janine, qe te shohë.
      Vetem se kam frike se do lere nam dhe do mbese ne histori me këngë “Janines ç’i pane syte”.

  2. Nuk e di nga i merrni këto i formacione ju gazetarë te paditur e te pa informuar.Unë merr në muaj 1550 ero plus muajin e 13 dhe punoj në një nga uzinat ma te mira te Francës dhe qe paguan ma mirë se shumë uzina te tjera.Me te gjitha primet e shtesat në vit marr neto 22-23 000 ero.Ndersa kuadrot marrin ma shumë por kurr 70 mijë ero.Duke hequr shpenzimet mujore dhe një pushim 7 ditesh në vere në fund te muajit mund te teprojnë 100 ero.Ju lutem mos disinformoni njerzit me këto rrena te pabesueshme.

  3. Alban says:

    €70000 leshte e bubit kacurrel.
    Ku ne GREQI ?SPANJE?ITALI?
    Nuk po i marrim dot £30000 ne Londer 6 dite pune ne jave.

  4. Un says:

    Ne çeshte te europes marin 70000 € ne vite ????

  5. Bora says:

    Titull budalla! Nuk flitet për të ardhurat mesatare vjetore të punonjësit. Flitet për produktivitetin, dmth çfarë vlere bruto të shtuar prodhon punonjësi në një vit.
    Titulli i ndryshon kuptimin çështjes së analizuar, prandaj edhe janë ngatërruar komentuesit.

  6. Elbasanlliu says:

    Gazetaret LESHI TE TEMES..ja fusin pordhes kot…

  7. beni says:

    Po un shuhem e punoj 11ore ne dit e marrë 200 euro ne muaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje