“UEFA është e informuar për atë që po ndodh me zgjedhjet e datës 7 shkurt”. Kështu është shprehur ndër të tjera drejtori i Komunikimit Pedro Pinto, gjatë një interviste me Top-Channel.
Është një qëndrim formal dhe që ngjan si apel për zbatimin rigoroz të rregullave dhe statutit të Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila është pjesë e UEFA-s.
Kjo është një shenjë e mirë për të gjithë procesin zgjedhor, i cili duhet thënë se po synohet të menaxhohet nën një kontroll absurd të problemeve thelbësore që kanë dalë tanim në sipërfaqe.
Sjellja e ekipit drejtues të FSHF-së me shoqatat rajonale dhe jo vetëm si dhe me faktin publik të një kallëzimi penal nga një prej anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme, provon se në procesin zgjedhor po investohen interesa të cilat ecurinë ligjore të tij e kanë pikë të fundit.
Për fat të keq këtë qasje po e asiston edhe një pjesë e mediave, edhe ato kryesore si Top-Channel që u bë pjesë e fushatës duke u pajtuar si agjent mediatik me intervistën e Pintos.
Dje u bë publik lajmi, i papërgënjeshtruar ende, se ekipi i xhirimit të TCH ishte në Zvicër bashkë me presidentin aktual të FSHF-së, Armand Duka dhe presidentin e ekipit të Skënderbeut, Ardian Takaj.
Çka lë një shije jo të mirë pasi dihet se kur nuk ka raportim të paanshëm, atëherë ka interferim dhe rreshtim me një pale.
Duhet thënë se intervista me Pinton nuk ka qëlluar në shenjë, qoftë në formë, qoftë në përmbajtje.
Çdo medieje do t’I interesonte që për një çështje që ka kaq interes të merrte zërin e një zyrtari kryesor, ndërkohë që në këtë rast UEFA është distancuar me takt, duke nxjerrë për të folur zëdhënësin e vet. I cili siç është edhe në praktikën e sotme, mundet fare mirë të flasë edhe përmes e-mailit.
Një vlerësim patjetër që meritojnë edhe pyetjet e bëra. Aty këmbëgulet për interferencën politike në fushatë, meqenëse siç dihet, kjo është një problem për të cilin FIFA dhe UEFA kanë dispozita ta qarta statutore dhe qëndrime kategorike.
Nuk është e vështirë të shikohet në këtë këmbëngulje një tematizim i shqetësimeve të njëanshme të një kandidati, z. Duka, që ka folur përherë për faktin se Fino vjen nga politika dhe kësisoj kemi të bëjmë me një anomali.
Është detyra e një medieje që të raportojë edhe se kur flitet për interferencë politike në kuptimin që ajo merr në statutin e dy organziatave kryesore të futbollit, flitet për ndërhyrje në vendimmarrje, apo për ndërhyrje në ndryshimin e ekipit drejtues.
Ky nuk është rasti, pasi FSHF-ja aktualisht është në proces zgjedhor dhe siç është bërë tashmë e njohur publikisht, problem kryesor i këtij procesi janë jo ndërhyrjet politike, por PROCEDURAT.
Bashkim Fino dha dorëheqjen nga funksionet politio-partiake, ndërkohë që edhe vendimi i Drejtorisë së Tatimeve për të kontrolluar klubet sportive, u shty pas zgjedhjeve për të mos ndikuar procesin.
Të dyja janë akte që çlirojnë çdo paragjykim dhe duhet nënvizuar një gjë: për vendimin e dytë, pra për kontrollin e DPT-së janë dhënë dy versione: z. Duka deklaroi se ai i ka kërkuar ministrit të linjës që ta shtyjë kontrollin, ndërkohë që vetë ministri ka deklaruar se e mori këtë vendim me këmbënguljen e kryeministrit.
Çka na jep të kuptojmë se kontakti me politikën në këtë rast ka qenë presidenti aktual i FSHF-së.
Nga kjo pikëpamje, shqetësimi për interferencën politike është artificial dhe i pashpjeguar në përkufizimin që ka ai në dokumentet e FIFA-s dhe UEFA.
Në këtë lojë spekullimi po ndihmon për fat të keq edhe media në fjalë, mesa duket e zhgënjyer nga intervista që ka realizuar, kur në një nga përgjigjet e Pintos, thuhet qartë:
“Sa i përket procesit të zgjedhjeve UEFA do të sjellë në Shqipëri një grup të fortë delegatësh që do të ndjekin procedurat dhe të sigurojnë mbarëvajtjen e procesit. Do të na duhet të sigurojmë kryesisht që delegatët të mos ndjejnë asnjë presion gjatë procesit të votimit dhe që vota të mbetet sekrete.
Ne do të monitorojmë situatën nga shumë afër që çdo gjë që parashikon rregullorja të ndiqet dhe më pas do të kemi një raport nga delagatët tanë. Vetëm pas këtij procesi UEFA do të vlerësojë situatën”.
Ky paragraf e kërkon logjikisht pyetjen e radhës për mosregjistrimin e shoqatave në gjykatë, që vënë në diskutim legalitetin e Asamblesë së FSHF-së.
Dhe e kërkon sepse flagranca e shkeljes është e tillë, saqë nuk mund të neglizhohet, vetëm në rast se intervista ndjek jo arsyetimin gazetaresk, por një axhendë paraprake.
Në lojë pra janë procedurat dhe rregullat dhe aspak interferenca e kërkuar politike si alibi për të mbuluar disa shkelje, të cilat po kërkohen të korrigjohen rrugës, por pikërisht për këtë arsye konfirmojnë problem themelore në funksionimin e FSHF-së.
Zgjedhjet janë procedurë dhe zbërthimi i shkeljeve është një nga detyrat dhe interesat kryesorë të një medije.
Sidomos në rastin e Top-Channel, drejtori i ri i Informacionit të të cilit, është ai gazetar që në zgjedhjet lokale të vitit 2011, raportoi gabime në informimin që KQZ-ja i bënte opinionit.
Shkalla e këtij ndryshimi na bën të kuptojmë edhe se me çfarë metri profesional do të raportohen edhe proceset zgjedhore politike.
Do të ishte po ashtu kurioze të kërkohej mendimi i z. Pinto për vlerësimet që ai jep për administratën e FSHF-së, ndërkohë që e mira e punës e do që për të tilla gjëra, edhe kur ato janë objektive, të mbahet heshtja. A është në dijeni p.sh z. Pinto, apo drejtues të UEFA-s, apo edhe delegatët e saj që presupozohet se kanë ardhur në Shqipëri për përdorimin që po i bëhet kësaj interviste?
Një qëndrim zyrtar i UEFA-s do të ishte ndihmues në këtë drejtim, sepse dihet se fjalët e një interviste janë krejt tjetër nga ato të një deklarate zyrtare.(Respublica)
Kam një pyetje të thjeshtë po ju qelb anijet e Tema a nuk po përdoreni si lëpirës të rëndomtë të prapanice se Dëmit, Finos apo Erion Brace. The Mjaft we late nam sa dhe gazeta po na neveritshme.
Nje pyetje per ty Desantino:
-A je shqiptar apo je injorant pa shkolle qe as shqip nuk di te shkruash?
Pa e lexuar fare xhaxhi DUka ka tall …..me dashamiresit e sportit shqiptar
Bashkim..Drejtou urgjent, shefit te uefes..per keto prapaskena qe ben Duka me zevendesin e UEFS
Se e hengre..Tregoju atyre pelivanlleqet qe ka bere Duka ne vite..E menjehere lajmero prokurorine
Prokuroria duhet te nderhyje para 7 Shkurtit.Z.Duka ka luajtur si i ka dashte Suma.I pangopur me gjithe Sorollopin e tij.Pergjegjes per Trukimet e ndeshjeve,Pergjegjes per renien e masivitetit ne Futbollin shqiptar,Pergjegjes per boshatisjen e stadiumeve. Bej menjane se nuk i duhesh ma Futbollit shqiptar.
Bole Cenell —– T.v. shijak dije.
TOP Channel me politikën e re editoriale shumë shpejt do të humbasë emrin e mire të krijuar nga TANI dhe për rrjedhojë do të humbasë edhe audiencë. Unë po ndjek me keqardhje këtë rrëshkitje të TOP-it që ka rënë në menaxhimin e papërgjegjshëm të inatçies.
Duka eshte nje monster,eshte turpi e njolle e peshtire e dinjitetit te shqipetareve,
Top Channel prej disa muajsh ka dale hapur ne mbrojtje te se keqes Shqiptare, ciftit PD+LSI, por me fort ndaj LSI, dhe kjo e ka d.m.th., pasi Vjollca e Top_it dihej qe kishte disa “afrime” me Monika Kryemadhin, ndersa prej muajit Shtator eshte shoqja me e afert e Monikes. Nuk eshte aspak cudi qe Iliri e Monika kane filluar te hedhin dhe para per Top Channel_in, sic nuk eshte aspak cudi qe komunikimet dhe takimet e Mones me Vjollcen jane te faktuara, si me Foto e Video dhe me Celular. Fundi i Top Channel_it do vije pikerisht nga fundi i Mafias, ku me se shumti kjo Mafie eshte pikerisht tek cifti PD+LSI, qe dy institucionet SPAK dhe BKH do merren dhe me bizneset Mediatike te lidhura me Mafian PD+LSI.