Shkëlqen Abazaj, Luftëtari barazon ndaj Nasaf

17 Janar 2018, 16:38Sport TEMA

Luftëtari zhvilloi sot miqësoren e tretë në Turqi, ku përballë kishte nënkampionët e Uzbekistanit, FC Nasaf.

Sfida u mbyll në barazim 1-1.

Pas dy humbjesh radhazi, gjirokastritët kanë regjistruar barazimin e parë në testet e zhvilluar në Antalia.

Trajneri Hasani Lika kishte hedhur në fushën e lojës formacionin më të mirë të mundshëm, të cilin po e planifikon për gjysmën e dytë të kampionatit.

Golin për bluzinjtë e shënoi i përhershmi Kristal Abazaj.

FORMACIONI: Ruci, Toledo , Jakovljevic , Beqiri, Jackson , Ramadani , Aleksi , Rroca , Abazaj , Bregu dhe Shkurtaj .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje