Kristal Abazaj do të vazhdojë të jetë deri në fund të sezonit një futbollist i Luftëtarit. Por edhe pse ka nënshkruar parakontratë me Skënderbeun, transferimi i tij te korçarët në verë mund të jetë vetëm “në teori”.
Kjo nga fakti se këta të fundit po përpqien të shesin futbollistin pa e patur atë në dispozicion asnjë ditë, duke menduar që ta transferojnë drejt një kampionati më të fortë që në verë. Një lëvizje me motive ekonomike, por që konfirmon edhe një herë se Skënderbeu rrallëherë punon pa plan të qartë në merkato.
Ditën e djeshme në mediat italiane u hap lajmi se klubi i Kievos po monitoron ecurinë e Abazajt dhe se ka shfaqur interes për të. Por nga përtej Adriatikut bëhet e qartë se nuk është vetëm klubi veronez ai që ka mësuar për cilësitë e lojtarit të Luftëtarit.
Informacione të plota për të u janë dërguar edhe klubeve të Beneventos dhe Kaljarit, të cilëve u është ofruar futbollisti në fjalë, por deri tani Kievo duket më i interesuari nga të tre, edhe pse sigurisht bëhet fjalë vetëm për hapat e parë të një akordi të mundshëm.