Ledian Memushaj pranë akordit me skuadrën e Barit

17 Janar 2018, 14:27Sport TEMA

Ledian Memushaj është gati t’i bashkohet Barit dhe i ka dhënë një përgjigje pozitive klubit pjesë e të cilit është edhe Migjen Basha. Këtë e raporton eksperti i merkatos në Itali, Alfredo Pedulla.

Sipas tij, bisedimet e fundit mes palëve janë mbyllur me një shtrëngim duarsh, ndërsa edhe Benevento nuk është parimisht kundër.

Sipas informacioneve të para, Bari do të paguajë rreth gjysëm milioni euro në arkat e Peskarës, që zotëron kartonin, për mesfushorin e përfaqësueses shqiptare, i cili pritet të nënshkruajë një kotnratë deri në vitin 2020 ne puljezët.

Megjithatë, Benevento ka vendosur që situata të mbetet e “ngrirë” deri pas fundjavës. Klubi luan një ndeshje shumë të rëndësishme në Serinë A ndaj Bolonjës dhe në rast fitoreje, do të ringjalleshin shpresat për një mbijetesë të mundshme. Kjo është e vetmja gjë që mund të pengojë transferimin e Memushajt në radhët e Barit. Nëse Benevento nuk merr tri pikët, klubi do të jetë më i orientuar drejt të rinjve dhe largimi i Memushajt do të hapte një vend më shumë në skuadër për lojtarët e të ardhmes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje