Takaj mbyll merkaton e Skënderbeut

17 Janar 2018, 10:12Sport TEMA

Klubi i Skënderbeut nuk ka ndër plan të afrojë futbollistë të tjerë në merkaton e janarit, nëse nuk realizohet asnjë transferim në dalje. Konfirmimin e ka dhënë adminsitratori i klubit, Gerhard Takaj.

Ky i fundit, në një intervistë për “Sport Ekspres” ka bërë të qartë se klubi nuk ka ndër mend që të vazhdojë me afrime për sa kohë që nuk ka asnjë lëvizje në dalje te grupi ekzistues.

“Besoj se do ta mbyllim me kaq merkaton dimërore, por nëse do të ketë ndonjë shitje, do të afrojmë edhe ndonjë lojtar tjetër. Varet nga lojtari dhe reparti që është. E rëndësishme është që grupin e kemi të kompletuar”, theksoi ai.

Ndërkohë, Takaj sqaroi edhe situatën e Afrim Takut, i cili nuk është pjesë e grupit në fazën përgatitore për shkak të udhëtimit drejt SHBA-së. “Na ka njoftuar se ka vështirësi me dokumentet amerikane, pra është treguar korrekt. Vështirësi do të ketë kur të kthehet për të kapur formën dhe vendin e titullarit”, theksoi Takaj, duke lënë të kuptohet se me rifillimin e sezonit klubi nuk e llogarit mesfushorin për javët e para.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje